Pse Jemi Këtu?
Qëllimi i shprehjes së reflektimeve mbi vargjet e zgjedhura për secilën ditë të vitit është t’ju nxisë të mendoni thellësisht mbi të vërtetat e mrekullueshme të zbuluara në Bibël; për të pyetur se pse jemi këtu!
Është e qartë që mund të kontrolloni citimet dhe kontekstin. Mund të mos jeni dakort me shpjegimet, duke menduar se janë naive apo provokuese; por një gjë e tillë nuk duhet t’ju pengojë t’i shqyrtoni ato ndërkohë që formuloni opinionet tuaja, të cilat, sigurisht, duhet të jenë të justifikuara prej shkrimeve të shenjta.
Një citim i vetëm mund të jetë i dyshueshëm derisa të jetë gjetur një tjetër që të konfirmojë se ç’mësime jep, por Bibla është e mbushur me përsëritje. Pikërisht në këtë mënyrë theksohet e vërteta që është brenda. Mësimet më të rëndësishme përsëriten nga fillimi deri në fund të shkrimeve të shenjta, si në Dhiatën e Re ashtu dhe në atë të Vjetrën. Për fat të keq, idetë dhe traditat e njeriut e kanë errësuar të vërtetën e thjeshtë.
Brenda këtyre faqeve nuk pretendohet origjinalitet për ndonjë gjë, por ekziston një përgjegjësi e parezistueshme për t’ia përcjellë çelësin sa më shumë vetëve që janë të interesuar për ta marrë atë. Mesazhi Kristian është që individët të zbulojnë vetë, dhe jo që masa e njerëzve të ndjekë verbërisht. Është jashtëzakonisht e lehtë të kuptohet, por nevojitet përpjekje për të përftuar çfarëdo gjëje me vlerë.
“Lutuni dhe do t’ju jepet; Kërkoni dhe do të gjeni; Trokisni dhe do t’jua hapin dyert” Mateu 7:7
Ky libër të përkushtohet Ty
Janar
Shkurt
Mars
Prill
Maj
Qershor
Korrik
Gusht
Shtator
Tetor
Nëntor
Dhjetor