Shtator

1 Shtator

Unë do të jem ati i tij dhe ai do të jetë biri im. 2 Shëmuelit 7:14

Veçoria shumë e veçantë dhe mbresëlënëse e premtimit të Perëndisë bërë Davidit ishte fakti që Perëndia do të ishte Ati i pasardhësit së Davidit dhe se për këtë arsye, do të ishte biri i Perëndisë, ashtu si dhe i Davidit. Ai do të ndërtonte një shtëpi në emër të Perëndisë, dhe froni e mbretëria e tij do të vendoseshin përgjithmonë.

2 Shtator

Ai ka lidhur me mua besën e përjetshme, duke urdhëruar çdo gjë; se ky është gjithë shpëtimi im, gjithë dëshira ime, a nuk do t’i rrisë Ai? 2 Shëmuelit 23:5

Davidi ishte shumë mirë në dijeni të nderit që i qe bërë në besëlidhjen e bërë prej Perëndisë. Ai kuptoi që përmbushja faktike do të donte shumë kohë më tej, … të paktën pas jetës së tij … megjithatë ai bëri përgatitje për përmbushjen e pjesshme përme Sholomit, birit të tij. Sigurisht, Davidi do të ngrihet nga të vdekurit kur të kthehet Jezusi nga qielli, kur të vendoset Mbretëria e Perëndisë.

3 Shtator

Unë jam rrënja dhe pasardhësi i Davidit; jam ylli i shndritshëm i mëngjesit.

Apokalipsi 22:16

Jezu Krishti e përmbush premtimin e Perëndisë në lidhje me pasardhësin e Davidit. Perëndia ishte Ati i tij. Ai ishte biri i vetëm i lindur i Perëndisë. Ai do të ulet në fron si trashëgimtar i Davidit. Mbretëria e tij do të jetë një mbretëri e përhershme. Ai e deklaron veten që është “rrënja dhe pasardhësi i Davidit.”

Megjithëse Sholomi ishte biri i Davidit dhe ndërtoi një shtëpi në emër të Perëndisë, froni i tij nuk u vendos përgjithmonë. Ai mëkatoi kundër Perëndisë përmes idhulltarisë dhe vitet e mëvonshme të sundimit të tij kishin shenjën e shtypjes dhe zemërimit.

4 Shtator

Kur Sholomo u plak … gratë e tij e shtynin të adhuronte perëndi të tjera; dhe nuk ia mbajti besën me gjithë zemër Zotit, ashtu siç kishte bërë i ati i tij Davidi.

1 Mbretërve 11:4

Sholomo, biri i Davidit me Batshevën, erdhi pas tij në fronin e Izraelit. Atij iu dha mençuri, nder dhe fuqi e madhe prej Perëndisë sepse ai kërkoi ndihmë për të sunduar Izraelin me mençuri, dhe nuk kërkoi pasuri dhe zotërime të botës. Ai ndërtoi shtëpinë e Perëndisë në Jeruzalem dhe sundoi në paqe e begati. Perëndia foli me të në dy raste. Megjithë mençurinë e tij, numri i madh i grave të tij e çoi shtrembër në idhulltari … për të cilën Perëndia tha se Ai do ta ndante mbretërinë në ditët e birit të tij. Nuk ka ndonjë të mirë nëse ecet mirë në fillim, por nuk arrihet të mbahet dot ritmi.

5 Shtator

Mbreti (Rëhavami) u dha një përgjigje të ashpër; e braktisën këshillën që i kishin dhënë pleqve.

1 Mbretërve 12:13

Mbretëria u nda në sundimin e Rëhavamit, birit të Sholomit, për shkak të arrogancës së tij dhe gjithashtu edhe për shkak të ligësisë së Sholomit. Juda dhe Benjamini mbetën besnikë, ndërsa dhjetë fiset e tjerë ndoqën Jaravamin, birin e Nevatit, i cili vinte nga fisi i Mënasheut. Për t’u siguruar që Izraeli nuk do të kthehej në shtëpinë e Davidit, Jëravami bëri dy ujq floriri dhe njërin e vendosi në Betel, ndërsa tjetrin në Dan. Ai e çoi Izraelin në mëkat, duke urdhëruar priftërinj nga shtresa më e ulët e njerëzve. Juda, nën mbretin Rëhavam, nuk iu bind Perëndisë, kështu Perëndia lejoi Shishakun, mbretin e Egjiptit, që të pushtonte Jeruzalemin, duke plaçkitur qytetin dhe shtëpinë e Perëndisë nga floriri.

6 Shtator

Avija u bë mbret i Judës në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të Jaravamit, birit të Nevatit. 1 Mbretërit 15:1

Avija, biri i Rëhavamit dhe një amoraseje, mbretëroi vetëm për tri vjet. Ai ishte i lig si i ati dhe luftoi kundër Jëravamit gjatë gjithë ditëvetë sundimit të tij. Biri i tij Asa e pasoi në fron. Asa mbretëroi për dyzetenjë vjet dhe ishte një mbret i mirë. Jëravami, mbreti i Izraelit, vdiq pasi sundoi për njëzetedy vjet. Ai u pasua nga Nadavi, biri i tij, i cili mbretëroi vetëm për dy vjet. Ai u rrëzua nga Basha i shtëpisë së Jisakarit, i cili mbretëroi për njëzetekatër vjet.

7 Shtator

Në vitin e njëzetegjashtë të mbretërimit të Asës, Ela, i biri i Bashës, u bë mbret mbi dhjetë fiset e) Izraelin. Mbretëroi dy vjet në Tirca. 1 Mbretërit 16:8

Ela u vra nga Zimriu, shërbëtori i tij, i cili nga ana e tij, u rrëzua nga Omriu, kapiteni i ushtrisë. Omriu mbretëroi për dymbëdhjetë vjet dhe pastaj u pasua nga Ahavi, biri i tij. Mbretërit e Izraelit u bënë gjithnjë e më të liq në sytë e Perëndisë, profeti Elija shërbeu gjatë mbretërimit të Ahavit. Perëndia ndaloi të binte shi në vend, por i dha ushqim Elijas, i cili u fsheh nga Ahavi dhe Mbretëresha Izobalë. Elija, në emër të Perëndisë, solli më në fund shiun për të provuar që profetët e Baalit ishin të pafuqishëm.

8 Shtator

Asa u varros pranë të paraardhësve të tij, … dhe Jehoshafati, biri i tij, trashëgoi fronin.

1 Mbretërve 15:24

Jehoshafati ishte një mbret i mirë i Judës, ashtu si Asa ati i tij. Megjithatë ai u qortua nga Perëndia sepse ndihmoi mbretin e lig Ahav, i cili u vra në betejën në Ramot Gilead. Ahazja, biri i Ahavit, ishte gjithashtu i lig në sytë e Perëndisë; ai mbretëroi vetëm për dy vjet. Jehoshafati, mbreti i Judës, mbretëroi për njëzetepesë vjet dhe pastaj vendin e tij e zuri Jehorami, i biri. Jehorami u martua me vajzën e Ahavit dhe mëkatoi kundër Perëndisë, duke ndjekur shembullin idhulltar të mbretërve të dhjetë fiseve të Izraelit.

9 Shtator

Në vitin e dymbëdhjetë të mbretërimit të Jehoramit, mbretit të Izraelit, fronin e trashëgoi Ahazja, biri i mbretit Jehoram të Judës.

2 Mbretërve 8:25

Jehorami ishte vëllai i Ahazjes, mbretit të Izraelit. Ata ishin bijtë e Ahavit. Ahazja, mbreti i Judës, mbretëroi për një vit në Jeruzalem. Ai ishte i lig dhe dhëndër i shtëpisë së Ahavit. Ai shkoi në luftë kundër Hazaelit, mbretit të Sirisë, me Jehoramin. Jehorami ishte i plagosur. Elisha, profeti, dërgoi dhe mirosi Jehuin, mbretin në vend të Jehoramit. Ai vrau Jehoramin mbret i Izraelit, Ahazjen, mbretin e Judës, Izobalën, gruan e Ahavit, gjithë djemtë e Ahavit, vëllezërit e Azarjes dhe të gjithë priftërinjtë e Baalit. Jehui mbretëroi mbi Izraelin për njëzetekatër vjet.

10 Shtator

kur Atalia, nëna e Ahazjës (mbreti i Izraelit), mori vesh se i biri kishte vdekur, dha urdhër që të vriteshin të gjithë pasardhësit mbretërorë.

2 Mbretër 11:1

Një nga djemtë, i quajtur Joash, u shpëtua prej së motrës dhe u rrit në tempullin e tempullit me priftin Jehojada, për gjashtë vjet. Kur ishte shtatë vjeç u kurorëzua mbret dhe Atalia u vra. Ai mbretëroi për dyzet vjet. Ai ishte një mbret shumë i mirë gjatë kohës që prifti Jehojada ishte gjallë, por mëkatoi më pas. Ai u vra nga shërbëtorët dhe në vend të tij mbretëroi i biri Amacja. Ndërkohë, Jehohazi, mbreti i Jehuit, mbretëroi për shtatëmbëdhjetë vjet në Izrael dhe i biri Joashi mbretëroi pas tij për gjashtëmbëdhjetë vjet.

11 Shtator

Joashi (mbret i Izraelit) u varros me paraardhësit; në fronin e tij u ul Jëravami.

2 Mbretërve 13:13

Profeti Elisha vdiq në Izrael, kur mbretëronte Amacja në Jude. Amacja ishte një mbret i drejtë dhe sundoi për njëzetenëntë vjet. Më pas ai u largua nga Perëndia dhe shërbëtorët e tij komplotuan kundër tij dhe e vranë. Azarja, biri i tij, ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç në atë kohë dhe u kurorëzua në vend të Amacjes dhe mbretëroi në Jeruzalem. Jëravami, biri i Joashit, ishte i lig si i ati dhe mbretëroi në Shomron. Për dyzetenjë vjet dhe pas tij, mbretëroi biri i tij Zeharja.

12 Shtator

Vitin e tridhjetenëntë të mbretërimit të Uzijës, mbretit të Judës, Shallumi, biri i Javeshit, u bë mbret dhe mbretëroi për një muaj në Shomron.

2 Mbretërve 15:13

Mënahemi, biri i Gadit, rrëzoi dhe vrau Shallumin dhe mbretëroi për dhjetë vjet në Shomron. Kur vdiq, Pekahu, biri i tij, mbretëroi për dy vjet në Izrael. Pekahu, kapiteni i tij, komplotoi kundër tij, e vrau dhe mbretëroi për njëzetë vjet. Azarja (ose Uzija) gjatë kësaj kohe sundoi në Jeruzalem mbi Judën. Në ditët e Pekahut, dhe të Hoshea, (i cili e vrau dhe i mori fronin,) asirët sulmuan Izraelin dhe pushtuan qytetet.

13 Shtator

Vitin e shtatëmbëdhjetë të Pekahut, birit të Remaljës, Ahazi, biri i Jotamit, filloi mbretërimin në Judë. 2 Mbretërve 16:1

Jotami, biri i Uzijës, filloi të mbretëronte në vitin e dytë të Pekahut, birit të Remaljës. Ai mbretëroi për gjashtëmbëdhjetë vjet dhe ishte një mbret i drejtë. Në mbretërimin e Jotamit dhe Ahazit, sirianët dhe izraelitët e sulmuan vazhdimisht Judën. Ahazi ishte një mbret idhulltar si dhe mbretërit e Izraelit. Ai e pagoi mbretin e Asirisë që të sulmonte Sirinë dhe të vriste Recinin, mbretin. Pas tij mbretëroi Hizkija, biri i Ahazit.

14 Shtator

Vitin e dymbëdhjetë të mbretërimit të Ahazit, mbretit të Judës, filloi mbretërimi i Hosheas, birit të Elait, në Shomron mbi Izraelin për nëntë vjet.

2 Mbretërve 17:1

Mbreti i Asirisë pushtoi Izraelin dhe e futi Hoshenë në burg. Dhjetë fiset e Izraelit u kapën robër dhe u dëbuan duke u shpërndarë nëpër popujt e tjerë. Ata e kishin refuzuar pa pushim Zotin Perëndinë e tyre dhe parapëlqenin të adhuronin idhujt. Perëndia kishte mbajtur me durim anën e tyre dhe i kishte paraljmëruar përmes profetëve të Tij, por në fund Ai i dëboi tutje syve të tij. Mbreti i Asirisë e ripopulloi tokën me banorë të përzier nga popuj të tjerë që kishte pushtuar. Ata u njohën si Samaritanë dhe përbuzeshin prej çifutëve.

15 Shtator

Në vitin e tretë të mbretërimit të Hosheas, birit të Eljas, mbret i Izraelit, … Hizkija, biri i Ahazit, u bë mbret i Judës. 2 Mbretërve 18:1

Hizkija u kurorëzua mbret kur ishte njëzetepesë vjeç dhe i shërbeu Perëndisë me besnikëri. Ai mbretëroi për njëzetenëntë vjet dhe e pastroi tokën nga idhujt. Asirët sulmuan Judën gjatë mbretërimit të tij, por kombi u shpëtua mrekullisht kur rrethanat dukeshin të pashpresa, sepse Hizkija i besoi Perënsië. Jetës së tij iu shtuan pesëmbëdhjetë vjet të tjerë për shkak të lutjes së tij serioze ndaj Perëndisë. Mënasheu, biri i tij, u ngjit në fron kur ishte dymbëdhjetë vjeç dhe mbretëroi për dyzetepesë vjet. Ligësia e tij e dëshpëruar solli zemërimin e Perëndisë mbi Judë; por Mënasheu u pendua dhe bëri riparime në vitet e mëpasme. Amoni, biri i tij, ishte i lig dhe mbretëroi për dy vjet në Jeruzalem.

16 Shtator

Joshija ishte tetë vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për tridhjetenjë vjet në Jeruzalem.

2 Mbretërve 22:1

Pavarësisht nga mosha e re, Joshija, biri i Amonit, bëri ç’ishte e drejtë në sytë e Zotit. Babai i tij ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç kur u lind ai. Joshija organizoi riparimin e tempullit dhe e pastroi tokën nga idhulltaria. Ai u vra nga egjiptianët kur këta kaluan në tokën e tij për të luftuar kundër Asirisë. Biri i tij, Jehoahazi, mbretëroi vetëm për tre muaj. Ai ishte i lig dhe faraoni e rrëzoi dhe e zëvendësoi me të vëllanë Eljakimin, birin e Joshijës, për të mbretëruar në Judë. Emri i tij u ndërrua në Jehojakim. Edhe ai ishte i lig dhe mbretëroi për njëmbëdhjetë vjet.

17 Shtator

Jehojakimi u varros me paraardhësit e tij; dhe Jehoiahini mbretëroi në vendin e tij.

2 Mbretërve 24:6

Jehoiahini ishte tetëmbëdhjetë vjeç kur filloi të mbretëronte. Ai ishte i lig dhe u kap rob pas tre muajsh në fron. Jeruzalemi, me tempullin e vet të magjishëm, u shkatërrua dhe çdo gjë që mund të bartej u çua në Babiloni. Cidkija, vëllai i mbretit, u bë mbret dhe sundoi për njëmbëdhjetë vjet. Ai u rebelua kundër Babilonisë dhe si ndëshkim u verbua dhe u çua rob. Ai ishte mbreti i fundit i Judës që sundoi në Jeruzalem dhe ishte i lig në sytë e perëndisë.

18 Shtator

Ti, kriminel besëthyes, sundimtar i Izraelit, ka ardhur dita të japësh llogari,…hiqe çallmën dhe kurorën;… Do ta përmbys, do ta përmbys, do ta përmbys; derisa të mos jetë më, derisa të vijë ai që e kam zgjedhur; dhe atij do t’ia jap. Jehezkeli 21:25-27

Këto fjalë iu thanë Cidkijës, mbretit të fundit të vdekshëm të Izraelit, por profecia i referohej pasardhësit të tij, Jezu Krishtit, prindërit tokësorë të të cilit ishin të dy pasardhës të mbretit David.

Në Samari kishin sunduar nëntëmbëdhjetë mbretër të dhjetë fiseve të Izraelit, të gjithë pa përjashtim idhulltarë dhe të liq. Mbi Judë kishin sunduar njëzetetre mbretër. Vetëm Davidi, Jehoshafati, Jotami, Hizkija dhe Joshija i shërbyen besnikërisht Perëndisë gjatë gjithë mbretërimeve të tyre. Sholomi, Asa, Joashi, Amazja dhe Uzija filluan mirë por ranë nga krenaria dhe të mirat. Mënashehu u kthye nga korruptimi blasfemues e i dhunshëm dhe nga idhulltaria, tek Perëndia dhe u reformua në vitet e mëpasme.

19 Shtator

Kiri, mbret i Persisë, njoftoi se Zoti Perëndi i qiellit …më ka ngarkuar t’i ndërtoj Atij një shtëpi në Jeruzalem, në Jude. Ezra 1:2

Jirmija kishte parathënë (25:12) se pas shtatëdhjetë vjetësh robëri, do të vinte rivendosja e Izraelit dhe ndëshkimi i Babilonisë. Jeshaja kishte profetizuar (44:28) që një njeri i quajtur Kir do të bënte që Jeruzalemi dhe tempulli të rindërtoheshin. Në librin e Ezrës njoftohemi se si ndodhën këto gjëra, në kohë vuajtjesh dhe rreziku për ata që ktheheshin në Izrael. Ezra ishte shkrues dhe prift si dhe një burrë shumë i mençur dhe i drejtë; ai ishte një prej atyre që qenë përgjegjës për rindërtimin dhe riorganizimin që duheshin bërë.

20 Shtator

Do t’i kthej që andej ata që do të dëboj deri në skajin më të largët të botës; do t’i kthej në vendin që i kam zgjedhur për të vënë aty emrin tim. Nehemja 1:9

Nehemja ishte kupëmbajtës i mbretit Artakserks të Persisë. Ai rrezikoi jetën për të folur për çifutët, të cilët qenë kthyer në Jeruzalem dhe ishin në rrezik të madh nga popujt e përzier që pushtonin tokën. Përdorimi praktik i besimit të tij të madh e ndihmoi të kishte sukses pavarësisht nga kundërshtimet e udhëheqësve të çifutëve si dhe popullsisë vendase. Ai u bë guvernator dhe i shërbeu besnikërisht Perëndisë.

21 Shtator

Elija nga Tishbe,… i tha Ahavit, në emër të Zotit Perëndi të Izraelit, të cilit i shërbej, në vitet e ardhshme nuk do të ketë as vesë as shi këto vite, por vetëm kur të them unë.

1 Mbretërit 17:1

Elija është një prej karaktereve më të mëdhenj të famshëm të Biblës. Ai ishte profet i mbretërisë së dhjetë fiseve në Samari dhe kishte fuqi të madhe shpirtërore. Ishte mësuar të tregonte gjithëpushtetshmërinë e Perëndisë si dëshmi ndaj ligësisë dhe idhulltarisë së Izraelit. Ai vrau priftërinjtë e Baalit; ktheu në jetë birin e një vejushe; bëri ushqim gjatë thatësirës; vrau ushtarët e mbretit me zjarr nga qielli. Pavarësisht nga ndihma që i dha mbretit të Izraelit kundër ushtrive siriane… Izraeli vazhdoi të mos i bindej ligjit të Perëndisë dhe t’i shërbente idhujve. Malahi profetizon (4:5) që kthimi i Elijas në tokë do t’i paraprijë arritjes së Jezu Krishtit. Kjo u përmbush pjesërisht nga Gjon Pagëzori.

22 Shtator

Elija u ngjit në qiell me një furtunë të fuqishme dhe Elisha e pa, dhe i thirri, “Ati im, ati im! Ti vleje sa gjithë karrot e Izraelit dhe kalorësit e tij.”

2 Mbretërve 2:11-12

Elisha, shërbëtori dhe pasardhësi i Elijas, ishte një tjetër njeri shenjë për dhjetë fiset. Ai kreu shumë vepra mrekullish për të provuar misionin e tij. Ai ishte xheloz për rolin e tij si shërbëtor i Perëndisë dhe bëri që një grup të rinjsh që e tallnin të vriteshin nga arushat. Ai kthente jetë, për t’i shpëtuar dhe shkatërronte të keqen. Ai e shpëtoi Izraelin shumë herë nga sirianët, por pavarësisht nga veprat e tij të mëdha, Izraeli nuk u kthye dot tek Zoti i tyre Perëndi.

23 Shtator

Kudo që të shkosh, do të vij dhe unë; dhe kudo që të vendosesh, do të vendsem edhe unë me ty; populli yt do të jetë populli im, dhe Perëndia yt do të jetë Perëndia im.

Ruta 1:16

Ruta ishte një moavite dhe jetoi në ditët e gjyqtarëve. Ajo u kthye me vjehrrën e saj, Noomian, në Izrael pasi u kishin vdekur burrat. Boazi, një i afërm i pasur i Noomisë, u josh nga përulja e mirësia e Rutës dhe u martua me të. Boazi dhe Ruta ishin stër-stërgjyshërit e Davidit, mbretit të Izraelit.

Veprimet e duhura, durimi dhe besimi gjatë vuajtjeve çuan në lumturi të përkohshme dhe në lumturinë e së ardhmes.

24 Shtator

Kush e di? Ndoshta u zgjodhe për mbretërinë pikërisht për këtë kohë.

Estera 4:14

Estera ishte çifute në robëri që jetonte në Persi. Ajo ishte e bukur dhe u bë gruaja e Kserksit, mbretit. Hamani, një prej princëve, ku përpoq t’i shfaroste gjithë çifutët në perandorei por u mund nga Mordehai, kushëriri i Esterës, me ndihmën e kësaj. në fund, Mordehai u bë sundimtari i dytë në mbretëri dhe u bë i madh mes çifutëve.

Ndihma e Perëndisë nuk është kurrë larg prej atyre që i besojnë Atij.

25 Shtator

Do të më bësh fajtor, që t’i japësh të drejtë vetes?… Atëhere unë nuk do ngurroj të të lavdëroj se dora jote korri fitore.

Ijovi 40:8 dhe 14

Ijovi ishte një njeri i drejtë që i trembej Perëndisë dhe që ndoshta ka jetuar përpara kohës së Mosheut. Besimi i tij u vu në provë për një periudhë të gjatë kohe kur fëmijët e tij u vranë, iu morën të gjitha ç’kishte dhe i ranë sëmundjet, çibanët e plagët. Miqtë e tij e kritikuan dhe e dënuan, por Ijovi mbeti i drejtë dhe u lavdërua nga Perëndia, pastaj iu kthye, shëndeti, pasuria dhe fuqia.

Njeriu nuk ka asgjë që të mos i jetë dhënë nga Perëndia,… as prona, as aftësi, as vullnet, as jetë.

26 Shtator

Do të dalë një mbret i ri prej pasardhësve të Davidit dhe një degë do të dalë prej rrënjëve të tij; dhe shpirti i Zotit do t’i japë urtësi. Jeshaja 11:1 dhe 2

Mesazhet që përcolli Jeshaja ishin shumë të rëndësishme; jep pak hollësi për veten. Ai profetizoi gjatë mbretërimeve të Uzijës, Jotamit, Ahazit dhe Hizkijës për afro gjashtëdhjetë vjet në Jeruzalem. Ai mund të ketë pasur origjinë fisnike meqenëse pranohej menjëherë nëpër rrethet e oborrëve. Ishte biri i Amozit. Të shoqes i referohet si profeteshë dhe kishte dy djem. Secilit i qe dhënë një emër profetik. Ai kujtohet më shumë për profecitë e tij mbi Mesian dhe mbretërinë e ardhshme të Izraelit që do të vendoset mbi tokë.

27 Shtator

Prej pasardhësve të Davidit do të nxjerr një degë; ai do të ekzekutojë gjykim dhe drejtësi në këtë tokë. Jirmija 33:15

Jirmija ishte i biri i Hilkijës, prift në Anatot. Ai ishte profet hezitues dhe e ndjente mprehtësisht izolimin që i vinte. Profecia e tij filloi në mbretërimin e Joshijës dhe vazhdoi deri ‘çuarjen’ e fundit në Babiloni. Ashtu si Ijovi, ai malloi ditën e lindjes së tij. Misioni i tij zgjati dyzetenjë vjet. Padrejtësisht, ai u akuzua, u burgos në qilarë të thellë me llucë dhe u dërgua tek bagëtitë. Ai u mor me forcë nga rebelët çifutë në Egjipt dhe profecia e tij e fundit u bë atje në Tahpenhes.

Dega për të cilën fliste ai në profecinë e mësipërme sigurisht që është Jezu Krishti, Mesia.

28 Shtator

Për dy ditë Ai do na japë jetë të re; ditën e tretë do nga ngrejë lart, dhe ne do jetojmë në sytë e Tij. Hoshea 6:2

Hoshea ishte bashkëkohës i Jeshajës dhe profetizoi në mbretëritë e Uzijës, Jotamit, Ahazit dhe Hizkijës, mbretër të Judesë dhe të Jaravamit II, mbret i Izraelit. Përftytyrimet e tij i referoheshin më së shumti Izraelit. Ai ishte gjithashtu pjesërisht bashkëkohës i Mihajës dhe Amosit. Kishte tre fëmijë, secilin me emra profetikë. Emri i tij do të thotë ‘Shpëtim.’

Ai priste rivendosjen e izraelitëve si mbretëri nën sundimin e drejtë të shpëtimtarit të tyre.

29 Shtator

Dita e Zotit erdhi, është pranë; një ditë e errët si nata, një ditë e mbuluar me re të zeza të trasha. Joeli 2:1-2

Joeli, biri i Petuelit, profetizoi në ditët e hershme të Uzijës, mbretit të Judës. Për historinë e tij nuk dihet asgjë. Vizionet e tij lidheshin me pushtimin e Izraelit prej një agresori nga veriu. Ndoshta e kishin fjalën edhe për pushtimin nga babilonasit edhe për atë që parashikohet tjetërkund në shkrimet e shenjta, në ‘ditët e mëpasme.’ Ai profetizoi që Shpirti i Shenjtë do të ‘derdhej mbi gjithë mishin’ dhe kjo u citua nga Pjetri (Veprat 2). Vazhdojmë të presim përmbushjen e profecisë së tij të madhe në lidhje me mbledhjen e të gjithë popujve në Jeruzalem për ndëshkimin për shkak të trajtimit që i kanë bërë Izraelit.

‘Dita e Zotit’ është dita e kthimit të Krishtit.

30 Shtator

Do ta kthej fatin e popullit tim të Izraelit dhe ata do të rindërtojnë qytetet e shkatërruara dhe do të banojnë në to;…do t’i vendos në vendin e tyre dhe nuk do të nxirren më prej tokës që u kam dhënë, tha Zoti Perëndia yt. Amosi 9:14 dhe 15

Amosi ishte një profet i lindur në Tëkoa, afër Bet-lehemit. Deri përpara se të ‘thirrej’ ai ishte bari dhe mbledhës frutash të panjës. Ai i profetizoi dhjetë fiseve të Izraelit në Betel në ditët e Jaravamit II, mbretit të Izraelit dhe të Uzijës, mbretit të Judës. Ai u kundërshtua nga priftërinjtë e adhuruesve të viçave në Betel, por mbreti duket se e ka toleruar. Ai parathotë rivendosjen e mbretërisë së Davidit.

Profecia e mësipërme po përmbushet gjatë jetës sonë.


previous page table of contents next page