Gusht
1 Gusht
Na bëj një perëndi për të na udhëhequr, sepse Mosheut, ai që na nxori nga Egjipti, nuk e dimë se ç’i ka ndodhur. Dalja 32:1
Ndërkohë që Mosheut po i jepeshin udhëzime në Malin Sinai prej Zotit Perëndi, në lidhje me ligjin dhe me arkën e besëlidhjes, Aharonit po i bënin presion mosbesuesit dhe rebelët që ndodheshin mes komunitetit izraelit. Pasi Mosheu kishte munguar për më shumë se pesë javë, Aharoni bëri një dem të artë për t’i plotësuar kërkesat dhe ata e adhuruan. Perëndia u inatos dhe Mosheu e e griu idhullin në pluhur. Shumë prej rebelëve u vdiqën dhe të tjerëve iu lëshua mortaja prej Perëndisë. Mortajat dhe mrekullitë që bëheshin më parë në Egjipt ose ishin harruar ose merreshin si të qena.
2 Gusht
Ata u treguan izraelitëve gjëra të tmerrshme për vendin ku kishin qenë për zbulim.
Regjistrimet 13:32
Kur izraelitët arritën kufirin e tokës së Kënani, Mosheu dërgoi dymbëdhjetë burra që të zbulonin tokën. Kur u kthyen pas pesë javësh e gjysmë ata sollën fakte frytshmërie të madhe dhe ranë dakort që ishte një “tokë qumështi e mjalti.” Dhjetë prej dymbëdhjetë zbuluesve ishin aq të frikësuar nga pozita e fortë e kënanasve sa i detyruan ata nuk që besonin vërtet që rebeloheshin dhe të refuzonin hyrjen në Tokën e Premtuar. Me inat të madh, perëndia e dënoi të tërë bashkësinë që të endej në shkretëtirë për dyzetë vjet… nga një vit për çdo ditë që kishin kërkuar tokën. Nuk kishte shans të dytë; Perëndia kërkonte bindje.
3 Gusht
Toka u ça dhe i përpiu me të gjithë shtëpitë e tyre, po kështu dhe të gjithë njerëzit që i përskisnit Korahut, bashkë me pronën e tyre. Regjistrimet 16:32
Korahu, Datani dhe Avirami si dhe dyqind e pesëdhjetë princa të Izraelit u rebeluan kundër udhëheqjes së Mosheut. Perëndia do t’i kishte shkatërruar, sëbashku me të gjithë njerëzit e tyre, por Mosheu u lut në emër të tyre dhe udhëheqësve të rebelëve iu kërkua të paraqiteshin përpara Zotit me temjanica në duar. Kur e bënë këtë, Perëndia tregoi pakënaqësinë e Tij të madhe duke bërë që toka të hapej dhe t’i përpinte të gjithë kundërshtarët, familjet e tyre dhe pronat e tyre.
Juda i referohet këtyre ‘engjëjve’ apo udhëheqësve “që nuk mbajtën vendbanimin e parë” … dhe “u dënuan si Korahu.”
4 Gusht
Urdhëroje shkëmbin t’ju japë ujë dhe uji do të dalë.
Regjistrimet 20:8
Në ditët e para të udhëtimit të tyre në shkretëtirë, fëmijët e Izraelit arritën në Refidim dhe e shanë Mosheun dhe e tunduan Perëndinë duke thënë “A është Zoti me ne, apo jo?” Në vetëpërmbajtjen e Perëndisë, Mosheu u lejua të qëndronte mbi shkëmb, ta godiste dhe ky nxori ujë (Dalja 17). Në një rast të mëvonshëm në Kadesh (regjistrimet 20) Mosheu u urdhërua t’i fliste shkëmbit. Por ai i foli izraelitëve të grumbulluar duke u thënë, “Dëgjoni tani ju rebelë; a duhet që NE t’ju nxjerrim ujë prej këtij shkëmbi? Dhe e goditi shkëmbin dy herë.” Perëndia e nxori ujin, por ishte i inatosur me Mosheun, i cili e kishte tejkaluar misionin e tij … si dënim nuk u lejua ta sillte Izraelin në tokën e premtuar.
5 Gusht
Perëndia i tha Bilamit, nuk do të shkosh me ta; nuk duhet ta mallkosh këtë popull, sepse janë të bekuar. Regjistrimet 22:12
Balaku, mbreti moav, mori në punë Bilamin, një profet midjanas, i cili besonte në Perëndinë e Izraelit, që të mallkonte fëmijët e Izraelit gjatë udhëtimit të këtyre drejt Kënanit. Bilami nuk iu bind Perëndisë, i cili ia ndaloi të shoqëronte princët e moavit, por e bekoi Izraelin në emër të Perëndisë, tri herë. Megjithëse ai nuk mund ta mallkonte Izraelin, ai i donte shpërblimet e parashikimeve, ndaj ia mësoi Balakut se si t’i përdorte gratë moavase për të joshur Izraelin të adhuronte Baalin … duke i larguar kështu prej Perëndisë së tyre.
6 Gusht
Kështu Mosheu, shërbëtori i Perëndisë, vdiq në vendin e Moavit, siç e kishte parathënë Zoti. Besëlidhja e Ripërtërirë 34:5
Mosheut nuk iu lejua të hynte në tokën e premtuar sepse ai ‘u rebelua kundër urdhërimit të Perëndisë’ në ujrat e Merivës në Kadesh. Ai u ngjit në malin Nevo në majë të Pisgahut, ku vdiq dhe Zoti e varrosi aty. Ai ishte njëqind e njëzetë vjeç. Joshua, biri i Nunit, një princ i fisit të Efraimit, i cili i kishte shërbyer Mosheut besnikërisht gjatë gjithë jetës së vet, u caktua nga Perëndia që të udhëhiqte izraelitët drejt Kënanit
7 Gusht
Siç bëra me Mosheun, do të të mbështes dhe ty; unë do të të lë, nuk do të të braktis, ji i fortë dhe me kurajo. Joshua 1:5-6
Joshua ishte i aftë për ta udhëhequr Izraelin përmes Jordanit dhe deri në tokën e premtuar. Emri i tij është ekuivalenti i hebraishtes së vjetër për Jezusin … do të thotë ‘Perëndia do të shpëtojë.’ Ai ishte një lloj Krishti. Kur kishte qenë i ri, ai kishte udhëhequr ushtrinë e Izraelit kundër armiqve të tyre në shkretëtirë. Ai kishte shoqëruar Mosheun kur ky kishte hipur në Sinai për të marrë ligjin. Ai ishte një prej dy zbuluesve që sollën raportin e mirë mbi Tokën e Premtuar dhe, me Kalevin, ishin të vetmit të rritur që kishin parë gjykimet në Egjipt dhe Daljen.
8 Gusht
Priftërinjtë që mbanin arkën e besëlidhjes së Zotit, qëndruan në tokë të thatë në mes të Jordanit derisa të gjithë arritën shëndoshë e mirë në tokë të thatë.
Joshua 3:17
Joshua i zbatoi udhëzimet e Zotit me kujdes, kur Zoti ndaloi rrjedhën e Lumit Jordan për të lejuar izraelitët të kalonin shëndoshë e mirë në anën tjetër, për në tokën e premtuar. Priftërinjtë që bartnin arkën, qëndruan në mes të një lumi dikur të përmbytur ndërsa të gjithë kapërcyen shëndoshë. Një njeri nga çdo fis i Izraelit barti një gur nga mesi i Jordanit dhe u vendosën në Gilgal për t’i kujtuar mrekullinë brezave të ardhshëm. Incidenti e siguroi popullin që Perëndia ishte me Joshuan siç kishte qenë me Mosheun në Detin e Kuq … dhe shkaktoi terror në zemrat e popujve të Kënanit.
9 Gusht
Zoti jua ka dhënë juve këtë tokë, dhe … banorët e tij dridhen prej jush, dhe … të gjithë banorët e tokës janë të paralizuar nga frika. Joshua 2:9
Rahava, një prostitutë, shtëpia e së cilës ishte ndërtuar brenda murit të Jerihosë, u dha strehë zbuluesve izraelitë. Ajo gënjeu për t’u shpëtuar jetën dhe i fshehu në çatinë e shtëpisë. Si shpërblim, kërkoi që kur të sulmohej qyteti, familja e saj të shpëtonte. Përmes trimërisë së saj, ajo tregoi besim të madh në fitoren e Izraelit.
10 Gusht
Hyni në shtëpinë e prostitutës dhe nxirreni gruan, bashkë me të gjithë ç’ka, ashtu siç i jeni betuar. Joshua 6:22
Rahava premtoi ta varte litarin me të cilin kishin ikur zbuluesit, jashtë dritares së saj, për t’i vënë një shenjë shtëpisë së saj kur të rrethohej qyteti. Megjithëse qyteti u përmbys kur thirrën izraelitët, shtëpia dhe familja e Rahavës u shpëtuan. Ajo u bë e famshme në Izrael dhe ishte një stërgjyshe e Davidit dhe një linje të familjes së Jezu Krishtit.
11 Gusht
Ruhuni që të mos merrni me vete asgjë nga ato që janë mallkuar, se mallkimi do bjerë mbi ju, …dhe mbi kampin e izraelitëve duke u shkatërruar.
Joshua 6:18
Udhëzimet e Perëndisë ishin të qarta … çdo gjë në Jeriho duhej shkatërruar, përveç Rahavës dhe familjes së saj si dhe argjëndi, ari, bronxi dhe hekuri që i përkisnin Zotit. Disiplina, respekti dhe bindja ishin të domosdoshme. Ahani nuk u bind dhe fshehu ar dhe veshje në tendën e tij. Izraelitët nuk kishin mundësi ta merrnin qytetin e vogël të Ajit derisa çështja të zgjidhej dhe fajtori të dënohej me vdekje.
12 Gusht
Nëse qyteti i këtyre njerëzve, të cilin Zoti juaj Perëndi do t’jua japë për trashëgim, nuk duhet të lini asnjeri gjallë;…ata do t’ju shtyjnë të imitoni të gjitha gjërat e pështira që bëjnë ata.
Besëlidhja e Ripërtërirë 20:15-18
Ligësia e të shtatë popujve të Kënanit ishte kaq e neveritshme në sytë e Perëndisë saqë duheshin shkatërruar plotësisht nëse do t’u përcillnin zakonet e tyre perverse izraelitëve kur këta t’i zëvendësonin në atë vend. Kafshët ashtu si dhe njerëzit ishin të ndotur në sytë e Perëndisë. Prandaj, ai urdhëroi shkatërrimin e plotë si në rastin e Sodomit dhe në kohën e Noes. Izraelitët nuk e zbatuan plotësisht urdhërimin dhe mbijetuesit dolën si “gjemba në ijet e tyre.”
13 Gusht
Ndajeni me short tokën për t’u trashëguar nga familjet tuaja. Regjistrimet 33:54
Pas marrjes së tokës së Kënanit, Joshua i përmbushi udhëzimet që Perëndia i kishte dhënë Mosheut duke e ndarë tokën midis dymbëdhjetë fiseve të Izraelit. Të mëdhenjve iu dha më shumë tokë, dhe të vegjëlve më pak. Levitët nuk kishin trashëgimi mes vëllezërve të tyre sepse shërbimi ndaj Perëndisë ishte fati i tyre … dhe ata do të jetonin nga një e dhjeta për ta prej çdo personi që jetonte në tokë. Secili prej bijve të Jozefit kishte nga një porcion, duke e bërë kështu përsëri dymbëdhjetë numrin e fiseve.
Jehezkeli (48) na tregon se si do të ndahet përsëri toka mes atyre që do të shihet se e meritojnë kur të kthehet Krishti.
14 Gusht
Vendosni që sot se cilit do t’i shërbeni…por unë dhe familja ime do t’i shërbejmë Zotit.
Joshua 24:15
Këto janë fjalët e Joshuas për izraelitët përpara se të vdiste. Ai i paralajmëroi izraelitët për pasojat e tmerrshme që vinin nga shërbimi për idhujt në tokën e Kënanit që Perëndia ua kishte dhënë atyre. Ai bëri një besëlidhje në Shehem dhe ngriti një shkëmb të madh si dëshmitar, për t’u kujtuar atyre sipërmarrjen për t’i shërbyer vetëm Zotit. Ata thanë “Zotit Perëndisë sonë do t’i shërbejmë dhe vetëm zërit të Tij do t’i bindemi.” Çdo brez që pasoi bëri zgjedhjen e vet dhe ose u bekuan ose u ndëshkuan sipas vendimit.
15 Gusht
Njerëzit i shërbyen Zotit gjatë gjithë kohës që jetoi Joshua, dhe sa kohë jetuan kryetarët pas Joshuas, të cilët kishin parë të gjitha punët e mëdha të Zotit, ato që Ai kish bërë për Izraelin. Gjyqtarët 2:7
Kur kishin vdekur të gjithë kryetarët, brezi pasardhës nuk iu bind Ligjit dhe i shërbeu Bilamit dhe Astartesë duke provokuar inatin e Zotit Perëndi. Ata iu përkulën perëndive të popujve të cilëve toka u kishte përkitur më parë. Perëndia i dorëzoi izraelitët në duart e armiqve të tyre si ndëshkim. Ai la disa popuj të Kënanit në atë tokë për të provuar nëse izraelitët do t’i shërbenin e bindeshin atij apo jo.
16 Gusht
Megjithatë Zoti vuri në krye gjyqtarë, të cilët i liruan ata nga kthehtrat e fisesve grabitqare fqinje. Gjyqtarët 2:16
Provokimi dhe mosbindja e izraelitëve e bëri Perëndinë t’ia hiqte mbrojtjen e Tij popullit të Tij. Popujt përreth i shtypën derisa iu kthyen Perëndisë, i cili kishte mëshirën për t’u dërguar shpëtimin. Otnieli, i biri i Kenazit, e shpëtoi Izraelin nga mbreti Kushan-rishataim i Mesopotamisë, i cili i kishte shtypur për tetë vjet. Otnieli e gjykoi Izraelin për dyzetë vjet.
Kur arrinin begatinë, izraelitët e harronin Zotin e tyre; kur ishin në vështirësi Ai u kthehej shpejt në mend.
17 Gusht
Zoti e forcoi mbretin Eglon të moavit kundër Izraelit, sepse këta kishin mëkatuar kundër Zotit. Gjyqtarët 3:12
Në këtë rast, izraelitët i shërbyen Moavit dhe Amalekut për tetëmbëdhjetë vjet dhe i thirrën Perëndisë për ndihmë. Ehudi u dërgua për t’i shpëtuar. Ai ishte një benjaminas mëngjarash që i çoi një dhuratë Mbretit Eglon, një burrë shumë i shëndoshë. Ehudi fshehu një shpatë nën rroba, me të cilën e vrau mbretin moavas. Pasi vranë afro dhjetë mijë moavas, izraelitët patën paqe për tetëdhjetë vjet. Gjyqtari Ehud u pasua nga Shamgari i cili frau tetëqind filistinë; ai gjithashtu çliroi izraelitët.
Mësimet u mbajtën mend prej atyre që vuajtën dhe u harruan prej atyre që pasuan.
18 Gusht
Pas vdekjes së Ehudit, izraelitët mëkatuan përsëri kundër Zotit dhe Zoti i dorëzoi tek Javini, mbreti i Kënanit. Gjyqtarët 4:1-2
Sisera ishte kapiten i ushtrisë së Javinit; ai kishte nëntëqind karro hekuri dhe i shtypi izraelitët për njëzetë vjet. Dëvora ishte Gjyqtarja e Izraelit në atë kohë dhe ajo dërgoi Barakun që të merrte njëmijë burra prej fisit të Naftaliut dhe Zevulunit dhe të ngjiteshin në malin Tavor. Varaku e mundi Siserën i cili u fsheh kampin e kenasit Hever. Gruaja e Heverit, Jaeli e vrau në gjumë dhe ia dorëzoi Barakut. Pas kësaj, toka ra në qetësi për dyzetë vjet.
Të gjitha këto raste dukeshin se ishin tërësisht të natyrshme, por aty ishte dora e Perëndisë, tek ngrinte një komb dhe ‘ulte’ një tjetër.
19 Gusht
Izraelitët mëkatuan në sytë e Zotit; dhe Zoti i dorëzoi tek midjanasit për shtatë vjet.
Gjyqtarët 6:1
Gidonit iu shfaqën shenja prej një engjëlli për ta bindur që ai ishte zgjedhur prej Zotit për të shpëtuar izraelitët nga vuajtjet në duart e midjanasve dhe amalekitëve.
Gidoni zgjodhi treqind burra për të luftuar kundër qindra mijë armiqve që ishin vendosur në kamp në luginë. Në përputhje me udhëzimet e Zotit, secili prej burrave të tij ishte i pajisur me një pishtar të fshehur në një shtambë balte dhe një bri sinjalizues. Ata u vendosën në bregun e lartë përreth ushtrisë së madhe dhe me të marrë një sinjal u ranë brirëve, thyen shtambat dhe ngritën pishtarët. Ushtria e madhe ia mbathi e ndjekur nga Gidoni që i mundi. Perëndia mund të shpëtojë, me shumë ose me pak.
20 Gusht
Inati i Zotit kundër izraelitëve qe i madh, dhe Ai i shiti në duart e filistinëve dhe në duart e amonasve… për tetëmbëdhjetë vjet. Gjyqtarët 10:7-8
Jiftahu u përdor nga Perëndia për të çliruar izraelitët nga shtypja e amonasve. Ai vrau të bijën e tij për shkak të një betimi të nxituar që kish bërë dhe gjykoi në Izrael ër gjashtë vjet. Para Jiftahut kishin qenë Tola dhe Jairi ndërsa pas tij ishin Ivcani, Eloni dhe Avdoni. Zoti kërkoi bindje të qartë, por izraelitët e treguan veten përsëri që nuk ishin në gjendje ta jepnin.
21 Gusht
Izraelitët mëkatuan përsëri në sytë e Zotit; dhe Zoti i dorëzoi ata në duart e filistinëve për dyzetë vjet. Gjyqtarët 13:1
Shimshoni u lind nga pasardhësit e Danit. Pasi një engjëll kishte udhëzuar prindërit e tij, ai u rrit si nazarit dhe flokët nuk iu prenë. Ai u martua me një grua filistine dhe gjeti shkakun për të luftuar kundër filistinëve, njerëzve të saj. Luftoi kundër tyre shumë herë. Një herë ai vrau një mijë burra me kockën e nofullës së një gomari. Pasi i kishte zbuluar burimin e forcës së tij të madhe Delilës, një prostitute, ai u mor me sytë mbyllur nga filistinët. Megjithatë, ai vrau më shumë se tremijë prej tyre kur iu kthye forca, duke shkatërruar mbretërinë e Dagonit. Ai gjykoi në Izrael për njëzetë vjet. Perëndia përdor njerëzit që ka më pak mundësi për të çuar përpara qëllimin e Tij për botën … nuk ka dy të njëjtë.
22 Gusht
Atëhere nuk kishte mbret në Izrael dhe çdo njeri bënte sipas kokës së vet.
Gjyqtarët 21:25
Periudha e gjyqtarëve zgjati për afro katërqind e pesëdhjetë vjet. Kapitujt e fundit ilustrojnë mungesën e disiplinës së njerëzve dhe tregojnë rezultatet e braktisjes. Ata kishin marrë tokën që u kishte përkitur popujve të Kënanit dhe po degjeneronin në nivelin e moralit të atyre njerëzve që Perëndia i kishte shkatërruar. Pavarësisht nga trazirat dhe shtypjet që iu vunë mbi kokë kur shmangeshin nga shërbimi i Perëndisë, ata u bënë gjithnjë e më shumë të liq.
23 Gusht
Deri ditën që vdiq, Shëmueli ishte gjykatës i izraelitëve. 1 Shëmuelit 7:15
Shëmueli, një kohatitas nga Betlehemi, u lind nga e ëma Hana, si shërbëtor i Eli, priftit. Që nga koha që i preu gjirin, i shërbeu Zotit në Shilo. Perëndia i foli atij dhe i paratha rënien e shtëpisë së Elit, i cili nuk arrinte të mbante bijtë e tij të pabindur. Kur filistinët pushtuan Izraelin, Hofniu, Pnhasi dhe Eliu vdiqën dhe arka e Perëndisë u mor. Shëmueli ishte një profet dhe gjykoi në Izrael gjatë gjithë jetës së tij të rritur, por për fat të keq, bijtë e tij nuk morën shembull nga ai.
Shumë shpesh në shkrimet e shenjta, njerëzit e mirë kanë pinjollë të liq.
24 Gusht
Tani jepna një mbret që të na gjykojë siç kanë kombet e tjera. 1 Shëmuelit 8:5
Izraeli dëshironte të ishte si vendet e tjerë. Ata donin të kishin një mbret që t’i udhëhiqte në beteja dhe t’i gjykonte. Shëmueli ishte i pakënaqur sepse e kishin refuzuar, por kur iu lut Perëndisë, iu tha t’i paralajmëronte se si një mbret do t’i përdorte si shërbëtorë, do t’u merrte tokën, fëmijë e tyre dhe shërbëtorët për t’i përdorur për vete. Ata nuk pranuan ta dëgjonin Shëmuelin; dhe Perëndia ra dakort që ata të kishin një mbret.
25 Gusht
Ata nuk të kanë refuzuar ty, por më kanë refuzuar mua; nuk duan që të jem mbret i tyre.
1 Shëmuelit 8:7
Perëndia i paratha Mosheut tek Besëlidhja e Ripërtërirë 17:14 që fëmijët e Izraelit do të kishin një mbret mbi vete ashtu si kombet e tjerë që jetonin përreth tyre. Duke mos pasur të menduarit shpirtëror, ata nuk e kuptuan që Perëndia ishte mbreti i vërtetë i Izraelit. Gidoni e pranoi faktin kur deshën ta bënin mbret … por në mënyrë tipike, ata donin dikë që të mund ta shihnin … që t’i udhëhiqte dhe t’i drejtonte dhe të kujdesej për ta … jo Perëndinë, të cilin duhet t’i besonin pa e parë.
26 Gusht
Shikojeni njeriun që ka zgjedhur Zoti; si ai nuk është askush në gjithë njerëzit.
1 Shëmuelit 10:24
Shaulit i dilte koka mbi njerëzit e tjerë mbi të cilët sundonte. Ai ishte një njeri trim, emocional, të cilit i mungonte mprehtësia shpirtërore dhe vetë-disiplina. Ai dështoi në shërbimin e tij për Perëndinë duke ofruar flijimin e vetes kur filistinët sulmuan Izraelin. Ai nuk i shkatërroi amalekasit dhe pronat e tyre ashtu siç kishte udhëzuar Zoti. Për më tej, ai u konsultua me shtrigën e Endorit, gjë e cila ishte rreptësisht e ndaluar. Ai gjithashtu u përpoq të vriste Davidin, të cilin e njohu si mbretin e zgjedhur të Zotit.
27 Gusht
Mos e lejo veten të ndikohesh nga madhështia dhe bukuria e tij; unë e kam refuzuar atë; sepse Zoti nuk shikon siç sheh njeriu; njeriu shikon pamjen e jashtme, ndërsa Zoti shikon zemrën.
1 shëmuelit 16:7
Pali i tha popullit të Antiokës që Perëndia kish gjetur që Davidin, birin e Jishait, ishte një njeri sipas zemrës së Tij; dikush që do të përmbushte gjithë vullnetin e Tij. Ndryshe nga Shauli, të cilin e zëvendësoi si mbret, ai i zbatoi urdhërimet e Zotit gjatë gjithë jetës, me përjashtim të çështjes së të shoqes të Urijës dhe numërimit të njerëzve. Davidi ishte trim; udhëheqës i lindur, i shkathët, besnik, muzikant, kompozitor, poet, profet, luftëtar, arkitekt dhe një administrator i madh.
28 Gusht
Unë banoj në një shtëpi prej dru cedri, kurse arka e besëlidhjes qëndron në një tendë.
2 Shëmuelit 7:2
Davidi e tregoi dashurinë e tij për Perëndinë përmes shqetësimit për mbarëvajtjen e arkës që ishte strehuar në një tendë. Shumë njerëz u përpoqën t’i shërbenin Perëndisë duke zbatuar Ligjin dhe duke ofruar flijime … por Davidi shkëlqeu në përkushtimin e tij ndaj Krijuesit të cilin e lavdëronte dhe me të cilin konsultohej në çdo kohë. Vëmendja e tij për arkën e bëri Perëndinë të vendoste një besëlidhje me të.
29 Gusht
Kam lidhur besë me të zgjedhurin tim; i jam përbetuar Davidit, shërbëtorit tim, dinastinë tuaj do ta ruaj përgjithmonë. Psalmet 89:3-4
Perëndia i tha Davidit që në vend që Davidi të ndërtonte një shtëpi për Zotin, Perëndia do t’i ndërtonte një shtëpi Davidit. Perëndia premtoi që froni i Davidit do të ngrihej përgjithmonë, megjithëse një gjë e tillë do të ndodhte pas vdekjes së Davidit, kur pasardhësi i tij të zinte fronin e tij.
30 Gusht
Kur të mbarojë afati yt dhe të vdesësh, dhe ti të flesh me etërit e tu, unë do të sjell pasardhësit e tu,…Ai do të më ndërtojë një shtëpi dhe unë do t’i jap qëndrueshmëri të përhershme sundimit të tij.
2 Shëmuelit 7:12-13
Profecia u përmbush në hije nga Sholomo, biri i Davidit, i cili tregonte paraprakisht Jezusin. Sholomo vërtet ndërtoi një shtëpi të mrekullueshme për Perëndinë me ato materiale dhe sipas atij modeli që kishte lënë Davidi: por çdo gjë, në fakt, tregonte përpara nga Jezusi, stërbiri i Davidit, mbreti i vërtetë dhe i përjetshëm i Izraelit.
31 Gusht
Do të caktoj një vend për popullin tim izraelit dhe do t’i vendos atje … bijtë e së keqes nuk do t’i shtypin dot më.
2 Shëmuelit 7:10
Perëndia iu referohet popullit të Izraelit në besën që lidhi me Davidin. Ai premtoi që izraelitët do të vendoseshin në një vend të vetin; se nuk do të zhvendosen më kurrë dhe që do të jenë të lirë nga persekutimi i armiqve të tyre.
Jezusi është caktuar të kthehet si mbret në Jeruzalem siç premtuan engjëjt kur ai u largua. Që aty do të sundojë Izraelin dhe botën në paqe.