Tetor

1 Tetor

Jona mbeti në barkun e peshkut për tri ditë e tri net. Jona 1:17

Jona, biri i Amitait, ishte profet i lindur në Gatefer. Koha e profecisë së tij nuk është e sigurt, megjithëse mendohet të jetë përpara mbretërimit të Jaravamit të II të Izraelit, meqenëse paratha pushtimet e tij tipike. Ai drejtohej nga Perëndia për të profetizuar kundër Ninavesë dhe u detyrua nga Perëndia të shkonte atje, pasi të kishte ikur në Tarshish. Qëndrimi i Jonas në barkun e peshkut për tri ditë dhe tri netë ishte tipike për varrimin e Krishtit në varr. Profeti u zhgënjye që Perëndia e fali Ninavenë sepse u penduan kur dëgjuan fjalët e tij.

2 Tetor

Në ditët e fundit do të ndodhë që mali ku qëndron shtëpia e Zotit të vendoset në majën më të lartë të maleve,…shumë kombe do t’i afrohen turma-turma dhe popujt do të thonë, Të ngjitemi në malin e Zotit,…sepse mësimi i Zotit do të dalë nga Jeruzalemi dhe Zoti do t’i flasë nga Cioni popullit të tij. Mihaja 4:1-2

Mihaja, profeti, ishte nga Moresheti në Judë, pranë kufiritë të filistinëve. Ai u profetizoi dhjetë fiseve ashtu si dhe Judëse dhe ishte një bashkëkohës i ri i Jeshajës dhe Hosheas. Ai profetizoi në mbretërimet e Jotamit, Ahazit dhe Hizkijës, mbretër të Judës. Ai paratha ardhjen e Krishtit në Bet-lehem; zhdukjen e profecisë; vendosjen e sundimit botëror nga Jeruzalemi dhe mundjen e ushtrive asire të mëpasshme.

3 Tetor

Lajmëtari shpejton nëpër male duke sjellë lajmin e fitores dhe duke thirrur paqen!
Nahumi 1:15

Profeti Nahum ishte nga Elkoshi dhe ndoshta vinte prej një fshati në Asiri apo në Galile. Për të nuk dihet asgjë përveç shkrimeve të tij. Ai deklaroi gjykimin kundër Ninaves në ditët e pushtetit të saj. Emri i tij do të thotë ‘një qetësues.’ Ai ngazëllohet nga fuqia e madhe e Zotit Perëndi të Izraelit…që është më e epërme se e kujtdo tjetër në gjithë botën.

Edhe Jezusi i shkeli malet e Izraelit, duke predikuar lajmin e mirë të perëndisë dhe duke shpallur paqen.

4 Tetor

Kur Perëndia vë këmbën në tokë, ajo tundet; kur i shikon ushtritë e popujve tmerrohen.

Havakuk 3:6

Për profetin Havakuk nuk dihet asgjë tjetër përveç asaj që ekziston në vetë librin. Mendohet se mision i tij ishte gjatë mbretërimit të Mbretit Joshija të Judës. Profecia e tij ka një zbatim tipik në pushtimin babilonas të tokës së Izraelit dhe pushtimin jo-tipik nga ushtria veriore në ditët e mëpasme, kur Krishti të vijë nga Temani dhe Mali Paran, duke shkundur pushtuesit me inatin e tij. Havakuku parashikoi përhapjen e dijes dhe paqes që do të vijnë pas nënshtrimit të agresorit nga veriu.

5 Tetor

Vendosmëria ime është të mobilizoj kombet, të mbledh mbretëritë, për të derdhur mbi ta zemërimin tim, madje edhe inatin tim të egër. Cefanja 3:8

Profeti Cefanja ishte me mision në kohën e Joshijës, mbretit të Judës. Ai paralajmëroi kombin për pasojat e idhulltarisë së tij. Ai gjithashtu paratha arritjen e ditës së madhe të zemërimit të Perëndisë të Gjithpushtetshëm, kundër kombeve të përziera që do të mblidhen kundër popullit të Tij të grumbulluar, Izraelit. Ai profetizoi që për të gjitha kombet do të ketë një gjuhë.

Njerëzit nuk i marrin parasysh zërat e profetëve…të gjithë bënë paraljamërime që nuk u morën parasysh atëhere dhe që tani janë relativisht të panjohur.

6 Tetor

Ti do të vish me ushtritë kundër popullit tim të Izraelit si një re e madhe mbi tokë; kjo do të ndodhë në një të ardhme të largët…

Jehezkeli 38:16

Jehezkeli, biri i Buzit, është një prej profetëve më të mëdhenj çifutë. Kur filloi misionin e tij ishte prift, një rob që jetonte në lumin Kebar në Mesopotami. Atij i referohej si një njeri shenje dhe profetizoi në mbretërinë e Mbretit Cidkija gjatë ditëve të robërisë.

Më të shquarat mes vizioneve të tij janë ato mbi Gogun, si dhe konfederata e kombeve të ‘ditëve të mëvonshme’ që sulmojnë Izraelin (kapitulli 38-39). Ai gjithashtu parathotë ndërtimin e tempullit të madh që do të ngrihet në Jeruzalem kur të kthehet Mesia për të sunduar botën në paqe (kapitujt 40,47).

7 Tetor

Në kohën e këtyre mbretërve, Perëndia e qiellit do të ngrejë një mbretëri që nuk do të shkatërrohet kurrë. Danieli 2:44

Danieli, një princ i fisit të Judës, u mor rob me tri shokë gjatë mbretërimit të mbretit Jehojakim nga ushtria pushtuese e Nebukadnecarit. Ndërkohë që po mësonte në pallat në Babilonata vendosën të hanin ushqim të thjeshtë por të ushqyeshëm, në vend të lukseve në tryezën e monarkut. Aftësia e Danielit, përmes Perëndisë, për të interpretuar ëndrrat e ngriti derisa u bë sundimtar i vendit. Princërit e hodhën në kafazin e luanit në kohën e mbretërimit të Mbretit Darius, por ai mbijetoi nga prova e rëndë me ndihmën e Perëndisë. Profecia e tij mbi ‘kohën e fundit’ nuk është përmbushur ende.

8 Tetor

Dita e Zotit është pranë për të gjithë popujt; siç keni bërë, ashtu do të bëhet edhe me ju.

Ovadja 1:15

Profeti Ovadja jetoi në kohën kur Nebukadecari mori Jeruzalemin. Fjalët e tij ua drejtoi edomitëve. Ai paratregoi ndëshkimin e tyre për ndihmën që i dhanë pushtuesve babilonas për të ndalur ata çifutë që po shpëtonin nga duart e armikut. Përveç profecisë, për Ovadjan nuk dihet asgjë tjetër.

Çifutët janë populli i veçantë i vetë Perëndisë. Asnjë person apo komb nuk mund t’i shtypë ata pa ngjallur zemërimin e Perëndisë së Gjithpushtetshëm.

9 Tetor

Pas pak, do të shkund qiejt, edhe botën, edhe detin, edhe tokën. Hagai 2:6

Hagai ishte profet i rivendosjes. Çifutët u kthyen në atdheun e tyre pasi shtatëdhjetë vjet robëri në Babiloni morën fund me shpalljen e Kirit, mbreti i Persisë. Jirmija kishtee parathënë ‘çuarjen tutje’ (25:11) si ndëshkim për mosbindjen e popujve ndaj ligjit të Perëndisë. Profeti Hagai i nxit çifutët nën udhëheqjen e Zerubavelit dhe Joshua kryepriftit. Me ndihmën e Ezrës dhe të Nehemjës tempulli dhe muri i qytetit u rindërtuan pavarësisht nga kundërshtimi i madh i banorëve vendas.

10 Tetor

Unë do t’i mbledh të gjitha kombet për luftë kundër Jeruzalemit. Ata do ta pushtojnë qytetin,…pastaj vetë Zoti do të luftojë kundër atyre kombeve, si luftoi luftoi dikur në ditën e betejës. Zeharja 14:2-3

Zeharja, biri i Berehjës, ishte një tjetër profet i rivendosjes dhe bashkëkohës i Hagait. Ai ndihmoi nxitjen e dëbuarve të kthyer për rindërtimin e Jeruzalemit. Profecitë e tij tregonin për të begatinë e ardhshme të Izraelit, ardhjen e Mesias, tempullin e ri që do të ndërtohet dhe shkatërrimin total të atyre kombeve që sulmojnë Jeruzalemin në ditët e mëpasshme.

Nuk na lihet kurrfarë dyshimi në lidhje me vendin ku do të zhvillohet konflikti, se kush do të jetë pushtuesi dhe cili do të jetë rezultati.

11 Tetor

Po vjen dita kur zemërimi im do të digjet si zjarri; të gjithë mendjemëdhenjtë dhe ata që bëjnë keq, do të marrin flakë si kashta… Malahi 4:1

Malahi ishte i fundit i profetëve. Tempulli ishte ndërtuar dhe çifutët e kishin humbur zjarrin e entuziazmit të tyre të parë, pas kthimit nga robëria. Ai profetizoi mbi kthimin e Elijas dhe kthimin e Zotit Jezus në ditën e madhe të Zotit, në të cilën të liqtë do të shuhen. Mihaja kishte profetizuar (3:6) mbi zhdukjen e profecisë dhe Amosi (8:11) mbi urinë pas dëgjimit të fjalëve të Zotit. Pas Malahit, mbi profetët ishte errësira për katërqind vjet, deri në lindjen e Jezu Krishtit.

12 Tetor

Tani do të kthej përsëri të robëruarit e Jakovit dhe do të kem mëshirë mbi të gjithë shtëpinë e Izraelit. Jehezkeli 39:25

Mbretëritë e Izraelit dhe Judës janë përmbysur nga Perëndia dhe popujt e tyre janë shpërndarë nëpër kombe, por ata do të ribashkohen. Perëndia ka deklaruar se Ai do t’i mbledhë përsëri dhe do t’i rivendosë si një komb në tokën e tyre. Kombi u rivendos vetëm pjesërisht pas robërisë në Babiloni dhe mës pas u shpërnda përsëri nga romakët. Një tjetër rimbledhje e pjesshme ka ndodhur që nga Lufta e Dytë Botërore. Në kapitullin e tij të tridhjetetetë, Jehezkeli tregon se si Izraeli së shpejti do të sulmohet nga një konfederatë kombesh, dhe pas ndërhyrjes nga Zoti Jezusi, do të vendoset përgjithmonë në paqe.

13 Tetor

Po vjen koha, tha Zoti, kur do ta realizoj atë gjë të mirë që u kam premtuar njerëzve të Izraelit dhe të Judës. Prej pasardhësve të Davidit do të thërres një njeri, i cili do të ushtrojë gjykim dhe drejtësi në vend. Atëherë populli i Judës do të jetë i sigurt dhe Jeruzalemi do të jetojë në paqe.

Jirmija 33:14-16

Mbretëria e Izraelit do të rivendoset – këtë e ka deklaruar Perëndia. Do të jetë qendra e mbretërisë së ardhshme të Perëndisë mbi tokë. Jirmija tregon se si Perëndia do të ndalë shtypjen e Izraelit dhe do të lejojë dymbëdhjetë fiset të kthehen për t’i shërbyer Atij në Jeruzalem. Qyteti do të ushtojë përsëri nga zërat e haresë dhe të gëzimit, zëri i dhëndrit dhe nuses dhe lavdi Zotit të të Shumtëve.

14 Tetor

Në atë kohë Jeruzalemi do të jetë froni im; të gjitha kombet do të afrohen, në emër të Zotit, në Jeruzalem nuk do të bëjnë më atë që u shtie në mendje zemra e tyre e ligë.

Jirmija 3:17

Jeruzalemi, qyteti i lashtë i Davidit, do të jetë kryeqyteti i mbretërisë së ardhshme të Perëndisë mbi tokë. Do të ringrihet dhe do të zbukurohet si metropoli i botës.

Përsëri, Jirmija flet për judenjtë dhe izraelitët që ecin bashkë dhe që sillen prej tokës në veri të vendit që trashëguan, në tokën e Izraelit dhe në kryeqytetin e tij, Jeruzalem.

15 Tetor

Ata do të të quajnë, qyteti i Zotit, Cioni i Perëndisë së shenjtë të Izraelit.

Jeshaja 60:14

Në kapitullin e gjashtëmbëdhjetë, Jeshaja ekzaltohet nga lavditë që shikon në të ardhmen e Izraelit dhe Jeruzalemit. Kombi apo mbretëria që nuk do t’i shërbejë Jezu Krishtit në lavdinë e tij, do të shuhet … por të gjitha kombet do të sjellin dhurata ari, argjëndi dhe të tjera gjëra me vlerë.

16 Tetor

Foshnjat nuk do të jetojnë më për pak ditë; asnjë i rritur nuk do mbarojë në lulen e jetës dhe ata që vdesin njëqindvjeçarë, do quhen të rinj; por nëse vdesin para kësaj kohe, do të thotë se i kam mallkuar. Jeshaja 65:20-22

Gjatë njëmijë vjetëve të mbretërimit të Krishtit, kombet, përfshi dhe Izraelin, do të jenë kryesisht të vdekshëm. Vetëm Jezusi dhe bashkë-sunduesit e tij, të shenjtët, do të jenë të pavdekshëm. Vdekja do të ekzistojë ende, por jeta njerëzore do të zgjatet shumë. Njerëzimi do të jetë i çliruar prej shumë paaftësive nga të cilat vuan tani.

17 Tetor

Pastaj vjen fundi, kur ai do t’ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë, Atit; kur të ketë vendosur sundimin, autoritetin dhe pushtetin; sepse ai duhet të mbretërojë derisa t’i nënshtrojë të gjithë armiqtë e tij.

1 Korintasve 15:24-25

Pali shpjegon radhën e ringjalljes. Krishti ishte i pari; ai u ngrit sepse iu bind ligjit në mënyrë të përsosur dhe vdekja nuk mund ta mbante. Kur të kthehet Jezusi, siç parathuhet në ditët e mëpasshme, të gjithë ata që i janë bindur gjatë jetës së tyre do të ringjallen dhe do t’u mësojnë kombeve drejtësinë gjatë mijëvjeçarit. Në fund të mijëvjeçarit, do të ndodhë ringjallja e fundit dhe pastaj froni do t’i dorëzohet Perëndisë.

E gjithë bota atëherë do të popullohet me qenie të pavdekshme, që do të kënaqen me bollëkun e paqes.

18 Tetor

Nuk do të ketë më mallkim; por froni i Perëndisë dhe i Qingjit do të jetë në të; (Jeruzalemi i ri) dhe shërbëtorët e tij do t’i shërbejnë atij;…Zoti Perëndi do të jetë drita e tyre dhe ata do të mbretërojnë përgjithmonë.

Apokalipsi 22:3-5

Më në fund, pema e jetës do të jetë në dispozicion të secilit. Të gjitha kombet do të shërohen; do të ketë mirëkuptim, të përkryer, bindje dhe dashur si dhe paqe të pafund në shërbimin e Perëndisë dhe në praninë e Tij. Në Jeruzalem, në tempull, lavdia e Perëndisë do të japë dritën. Atje nuk do të ketë nevojë për dritë artificiale; madje edhe drita e diellit do të jetë e tepërt.

19 Tetor

Ashtu siç është i mbushur deti me sasi ujërash, ashtu do të jetë e mbushur toka me njohjen e madhështisë së Zotit. Havakuk 2:14

Nëpër të gjithë shkrimet e shenjta, profetët shihnin përpara në ditën kur Perëndia do të ishte gjithçka në gjithçka. Ata ishin në anën e Izraelit; jepnin mësime; kërcënonin; deklaruan ndëshkime dhe privime. Objektiva e përpjekjeve të tyre ishte të sillnin një pjesë sa më të madhe të popullsisë së botës që të qe e mundur në një pozicion ku mund të pranoheshin para Perëndisë. Kur Zoti Jezus t’i dorëzojë mbretërinë Perëndisë, ligji do të jetë shkruar në zemrën e secilit, dhe emri i Tij do të jetë në mënyrë simbolike mbi ballin e secilit.

20 Tetor

Do të të jap ty (Krisht)…pjesët më të largëta të botës që t’i zotërosh.

Psalmet 2:8

Gjatë mijëvjeçarit i gjithë pushteti do të jetë në duart e Jezu Krishtit. Ai do të trashëgojë të gjitha vendet dhe ato që nuk do t’i shërbejnë atij thjesht do të shkatërrohen. Psalmisti u lutet mbretërve të tokës të jenë të mençur dhe të udhëzuar, që të mund t’i shërbejnë Zotit me frikë dhe të gëzohen duke u dridhur, dhe jo të vuajnë fatin e Egjiptit gjatë Daljes. “Bekuar janë të gjithë ata që i besojnë Atij.”

21 Tetor

Ata që kanë besim te Zoti, do të trashëgojnë tokën; dhe do të kënaqen me bollëkun e paqes;…trashëgimia e tyre do të jetë përgjithmonë. Psalmet 37:11-18

Davidi e dinte që do të kishte trashëgimi të tillë nën sundimin e Perëndisë në tokë. Psalmi i tij i tridhjeteshtatë e priste këtë. Jezusi e citoi gjatë predikimit të tij në mal, duke thënë “Bekuar janë ata që besojnë sepse do të trashëgojnë tokën.” Ai këshillonte durim, edhe në prani të së keqes. Ai këshillonte ‘zhdukjen nga zemërimi,’ sepse, në fund të liqtë do të zhduken. Megjithëse mund të kërkohet me zell për një person të lig, as edhe një nuk do të gjendet në mbretërinë e Perëndisë.

22 Tetor

Mbretëritë e kësaj bote janë bërë mbretëritë e Zotit tonë, dhe Krishtit të tij; dhe ai do të mbretërojë përgjithmonë. Apokalipsi 11:15

Ekziston një ide e vjetër e gabuar, që kur vdekja të jetë zhdukur nga toka, atëhere toka do të shkatërrohet! Nuk është kështu! Toka do të durojë përgjithmonë, e mbushur me lavdinë e Perëndisë dhe me njerëzit e Tij të pavdekshëm dhe të gëzuar. Ky ishte vizioni i apostullit Gjon në Patmos kur ishte plak. Kjo është shpresa e vetme që kjo botë ka për paqen dhe së shpejti do të bëhet.

23 Tetor

Nuk ka shpëtim në ndonjë tjetër; sepse nuk ka emër tjetër nën qiell, mes njerëzve, nëpërmjet të cilit mund të shpëtojmë. Veprat 4:12

Sot është e pamundur të shpëtohet përveç se përmes punës së Krishtit. Nuk ka mjet tjetër shpëtimi. Mund të protestohet se ‘nuk është e ndershme,’ për të gjitha fetë e tjera të botës, por Perëndia është i vetmi gjykatës i ndershmërisë. Sa pak kristianë të deklaruar shqetësohen për të gjetur se si puna e Krishtit mund të japë shpëtim, le pastaj ata që nuk e njohin atë?

24 Tetor

Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati, përveçse përmes meje.

Gjoni 14:6

Çfarë tragjedie e tmerrshme për çifutët! Ungjijtë iu predikuan drejtpërdrejt atyre, por ata mbyllën veshët, sepse kishin vendosur se si do të vinte Mesia dhe çfarë do të bënte. Është e qartë që menduan se ai do të punonte me udhëheqësit e caktuar fetarë dhe do ta çlironte Izraelin nga robëria menjëherë. Do të jetë njësoj edhe kur të kthehet Jezusi. Reagimi i udhëheqësve të kristianizmit do të jetë i ngjashëm me atë të joçifutëve dhe farisejve. Megjithatë, këtë herë, Krishti do të vijë me fuqi të frikshme dhe pushtet absolut.

25 Tetor

Nëse nuk besoni që unë jam ai, do të vdisni në mëkatet tuaja. Gjoni 8:24

Çifutët nuk besonin që Jezusi ishte shpëtimtari i tyre. Udhëheqësit e tyre ishin hipokritë dhe ua ndalonin pasuesve të tyre që ta besonin. Jezusi nuk mund të pranonte shkëlqimin dhe traditat e tyre që ishin bërë nga njeriu, e nuk qenë urdhërime të Perëndisë. Pak njerëz me mend i besuan dhe vepruan atëherë; dhe kështu është edhe sot.

26 Tetor

Në atë kohë ju ishit të ndarë nga Krishti, duke qenë të huaj për bashkësinë e Izraelit, dhe të huaj nga besëlidhjet e premtimit, të pashpresë dhe pa Perëndi në botë.

Efesianëve 2:12

Jo veëtm çifutët ishin të ndarë nga Perëndia e tyre sepse nuk donin të pranonin Jezusin si të vetmen mënyrë për të shkuar tek Ai … por as joçifutët nuk kishin shpresë. As adhuruesit e idhujve prej druri e guri, ata ishin të dënuar nga Ligji i Mosheut dhe ishin të huaj për Avrahamin dhe premtimet e bëra përmes tij. Ata ishin vërtet pa Perëndi në botë, por duke pranuar Jezu Krishtin, mund të arrinin drejtpërdrejt tek Perëndia.

27 Tetor

Askush nuk mund t’i pëlqejë Perëndisë pa i besuar Atij; kush do t’i afrohet Perëndisë, duhet të jetë i bindur që Ai vepron dhe i shpërblen ata që e kërkojnë me zell.

Hebrenjve 11:6

Ato që e bëjnë shpëtimin të mundshëm janë besimi në premtimet e Perëndisë dhe në bashkimin me Krishtin në pagëzim. Sipas ligjit të Mosheut, çifutët vepronin për hir të zakonit dhe jo të besimit. Ata ‘nuk preknin, nuk shijonin dhe nuk merrnin’ pa kuptuar qëllimin e Perëndisë për bindjen e tyre. Nuk ekzistonte të kuptuarit shpirtëror.

28 Tetor

Ju jeni të gjithë fëmijët e Perëndisë përmes besimit në Krishtin Jezus.

Galatasve 3:26

Njeriut që zbatonte ligjin e Mosheut do t’i jepej jeta, por ata që nuk e zbatonin ishin të mallkuar, dhe askush, përveç Krishtit, nuk e zbatoi ndonjëherë Ligjin në mënyrë të përsosur! Pali tregon se ligji ishte në fakt një mësues për ta sjellë kombin në një gjendje mirëkuptimi shpirtëror në përgatitje për besimin tek Jezu Krishti. Duke u bërë një me Jezusin, njeriu bëhet bashkë-trashëgimtar i premtimeve që iu bënë Avrahamit.

29 Tetor

Kush beson dhe pagëzohet do të shpëtohet. Marku 16:16

Duhet të besojmë që Jezusi është biri i Perëndisë, se vdiq për ne, se përmes sakrificës së tij ne kemi shpresë për jetën e përjetshme, se Perëndia e ngriti nga varri dhe se ai do të kthehet përsëri për gjykimin. Pagëzimi është dëshmia fillestare e besimit tonë. Veprat tregojnë që besimi ynë është gjallë.

30 Tetor

Ju u bashkuat me Krishtin, kur u pagëzuat në emër të Krishtit;…nëse jeni të Krishtit, atëhere ju jeni … trashëgimtarë të premtimit.

Galatasve 3:27-29

“I vjetri,” ose mënyra jonë e mëparshme e jetës, është mohuar; ajo vdes dhe varroset në ujrat e pagëzimit. Ne bëhemi njerëz të rinj duke ‘veshur’ Krishtin dhe duke u ngritur në risinë e jetës. Paskësaj ne përpiqemi në çdo hollësi për të jetuar në përputhje me ligjin shpirtëror të Krishtit.

31 Tetor

Besimi është thelbi (apo mirëbesimi) e gjërave të shpresuara, siguria për atë që është e padukshme. Hebrenjve 11:1

Besimi është një akt i mendjes me anë të të cilit besojmë, ose kemi mirëbesim në, premtimet që ka bërë Perëndia. Besimi lind nga leximi i fjalës së Perëndisë dhe të kuptuarit e mësimeve të saj. Nuk është kurrë një gjë e thjeshtë si të thuash “Kam besim.” Është gjithmonë një çështje komplekse e provimit nga Perëndia për pjesën e mbetur të jetës sonë për të parë nëse besimi ynë është i vërtetë apo jo.


previous page table of contents next page