Nëntor

1 Nëntor

Besimi lidhet me dëgjimin, dhe dëgjimi lidhet me fjalën e Perëndisë.

Romakëve 10:17

Njeriu nuk mund të ketë besim në një person apo në një perëndi që nuk e njeh. Duhet të lexojmë Biblën tërësisht dhe të pranojnë fjalën e Perëndisë me përkulje përpara se të besojmë që Ai ekziston dhe që Ai do të bëjë të gjitha gjërat që ka premtuar. Duke lexuar mbi punërat e mrekullueshme dhe profecitë e përmbushura të Perëndisë, jemi në gjendje të pranojmë që të gjitha premtimet që Ai ka bërë, në fund, do të përmbushen përmes Jezu Krishtit.

2 Nëntor

Mos e urre ndëshkimin e Zotit, as mos të të lëshojë zemra kur ai të godet; sepse atë që Zoti e do, Ai e ndëshkon. Hebrenjve 12:5-6

Telashet, në një formë apo një tjetër, i provojnë të gjithë ata që përpiqen të jetojnë në përputhje me shembullin e Jezusit. Pali citon Ijovin dhe Sholomin për të na ndihmuar të kuptojmë që është shenjë e dashurisë së Perëndisë. Përdoret për të korrigjuar ecjen tonë dhe për të zhvilluar karakterin tonë. Ndëshkimi është gjithmonë i vështirë të durohet, por kur mbaron, “jep frutin paqësor të drejtësisë atyre që e provuan atë.” (12:11).

3 Nëntor

Vuajtja shton durimin; durimi shton përvojën; përvoja shton shpresën dhe shpresa na jep sigurinë. Romakëve 5:3-5

Mendjet tona stërviten shumë nga telashet. Ato na japin përvojën e nevojshme për të shijuar dashurinë e perëndisë përmes Jezu Krishtit. Vuajtja aktivizon besimin tonë dhe përmes lutjeve forcon marrëdhënien tonë me Atin. Lutja, në përputhje me vullnetin e Perëndisë, merr përgjigje; por rrallë ashtu siç pritet, ose në kohën e parashikuar. Përvoja e vuajtjeve zhvillon durimin tonë dhe e bën shpresën tonë të jetojë.

4 Nëntor

Shpëtimi vjen nga shpresa; por shpresojmë për atë që nuk shihet ndaj presim me durim.

Romakëve 8:24

Shpresa, ashtu si dashuria dhe besimi, është një atribut i domosdoshëm për ata që kërkojnë mbretërinë e Perëndisë. Shpresa jonë përqendrohet përmes Jezusit mbi premtimet që iu bënë etërve të Izraelit nga Krijuesi i qiellit dhe tokës. Ne shohim këtë botë të mrekullueshme, e cila u formua për t’i dhënë kënaqësi Perëndisë, që tani është plot sqimë, blasfemi, korruptim dhe robërim. E dimë që në kohën e caktuar nga Perëndia ajo do të pastrohet nga e keqja dhe do mbushet me paqe, hare, dashuri dhe lavdi. Kjo pritje e sigurt për të ardhmen është dallimi midis atyre që e besojnë Biblën dhe atyre që nuk e besojnë.

5 Nëntor

Vetëm me mëshirë ju vjen shpëtimi përmes besimit;…është dhuratë e Perëndisë.

Efesianëve 2:8

Që ne të jemi të pranueshëm për Atin tonë në Qiell, veprat tona duhet të demonstrojnë besimin tonë në shpresën e lavdishme të Izraelit; në begati dhe fatkeqësi; në gëzim dhe hidhërim. Shumë cilësi do të duhet të zhvillohen prej atyre që përpiqen të kenë mbretërinë; por shpëtimi nuk mund të fitohet si një e drejtë. Ai do t’u jepet atyre, veprat e të cilëve miratohen nga mëshira apo pëlqimi i Perëndisë.

6 Nëntor

Më parë duhet të jesh i thjeshtë, pastaj të kesh nder.

Fjalët e Urta 15:33

Pjetri dhe Jakobi, në letrat e tyre, mësojnë që ‘Perëndia i reziston krenarëve, por i jep mirësi të thjeshtëve.’ (5:5 dhe 4:6)

Në ungjillin e Lukës, Jezusi regjistrohet dy herë të ketë thënë, ‘Ai që poshtërohet, do të lavdërohet’ (14:11 dhe 18:14)

Edhe në atë të Mateut, që në mbretërinë e qiellit do të jenë të mëdhenj ata që përulen si fëmijë të vegjël (18:14)

Frika dhe respekti për Atin tregohen nga ato të fëmijëve të Tij që ecin përulësisht përpara Tij. Përulësia është manifestim i mençurisë së vërtetë.

7 Nëntor

Përpiquni për paqen me të gjithë njerëzit, dhe shenjtërinë, pa të cilin askush nuk do ta shohë Zotin. Hebrenjve 12:14

Ndërkohë që zhvillojmë cilësitë që Bibla i jep si të domosdoshme për të gjithë që e duan vërtet Perëndinë, do të ketë ndarje nga zakonet dhe aspiratat e të tjerëve.

Shenjtëri do të thotë ‘vënie mënjanë,’ ose ‘ndarje;’ por jo pavarësi agresive dhe dënuese.

Nuk jemi në gjendje të dënojmë, thjesht paralajmërojmë dhe japim mësim, “që Perëndia i paqes … të mund të na bëjë të përkryer, në çdo punë të mirë të bëjmë vullnetin e Tij.”

8 Nëntor

Ungjilli…është fuqia e Perëndisë që sjell shpëtimin.

Romakëve 1:16

Jo shumë njerëz të ditur mund ta kuptojnë thjeshtësinë e Ungjillit siç predikohet nga Jezu Krishti, biri i Perëndisë. Megjithatë, është thjeshtësia e madhe që tërheq ata që kanë një zemër të thjeshtë dhe të penduar dhe që dridhen nga fjalët e Perëndisë. Fuqia e Perëndisë është në dashurinë e portretizuar aty, e cila e mund tërësisht të keqen e njeriut dhe u hap të gjithë njerëzve, përmes Krishtit, rrugën e shpëtimit.

9 Nëntor

Jezusi erdhi në Galile dhe predikoi ungjillin e mbretërisë së Perëndisë.

Marku 1:14

Fjala ‘ungjill’ do të thotë ‘lajm i mirë’ ose ‘lajme të gëzuara.’ Lajmet e mira të shpallura nga Krishti dhe apostujt janë gjërat që lidhen me mbretërinë e Perëndisë dhe emrin e Jezu Krishtit. Jezusi nuk shkoi tek udhëheqësit e kombit çifut e as tek kryepriftërinjtë. Ai shkoi drejtpërdrejt tek njerëzit e thjeshtë të tokës, të cilët ‘e dëgjuan me gëzim.’

10 Nëntor

Jezusi shkoi në çdo qytet dhe fshat, duke predikuar dhe treguar lajmet e mira të mbretërisë së Perëndisë. Luka 8:1

Populli çifut e pranonte pa diskutim që joçifutët, farisejtë, priftërinjtë e avokatët ishin të epërm në çështje që lidheshin me ligjin dhe fenë e tyre. Njerëzit e thjeshtë qenë caktuar të ishin të paditur dhe fajtorë përpara Perëndisë. Izraeli ishte futur në tradita që ishin në kundërshtim me fjalën e Perëndisë. Predikimi i të riut nga Galileja ishte i ndryshëm. Ai fliste me bindje dhe fuqi dhe ofronte shpresë. Perëndia e konfirmoi miratimin e Tij të ungjillit të ri duke ofruar fuqinë për shenjat dhe mrekullitë e kryera nga Jezusi.

11 Nëntor

Ata e besuan Filipin që predikonte gjëra që lidheshin me mbretërinë e Perëndisë dhe emrin e Jezu Krishtit. Veprat 8:12

Kur ungjilli iu predikua samaritanëve, ata ishin nën ndikimin e dikujt, Simon magjistarit. Ai gjithashtu besonte dhe u pagëzua. Kur Simoni pa që Shpirti i Shenjtë iu akordua besimtarëve me anë të shtrirjes së dorës së apostujve, ai u ofroi para, që edhe ai ta kishte këtë pushtet. Ai pranoi vërejtjet e zemëruara të Pjetrit kur kuptoi që dhurata e Perëndisë nuk mund të blihej me para.

12 Nëntor

Feja pa vepra është e kotë. Feja u shpreh me anë të veprae…Njeriu justifikohet përmes veprave, jo vetëm përmes fesë. Jakobi 2:20-24

Besimi nuk është një çështje pohimi personal. Dijet e mëdha për shkrimin e shenjtë jo gjithmonë ecin dora-dorës me besimin. Veprat janë ato që tregojnë cilësinë e besimit të njeriut, sidomos pas një periudhe të gjatë prove. Të njëjtat komente kanë vlerë edhe për dashurinë, e cila mund të gjykohet vetëm përmes akteve joegoistë, kurrë përmes protestave gojore.

13 Nëntor

Pendohuni, dhe pagëzohuni secili prej jush në emër të Jezu Krishtit që t’ju falen mëkatet.

Veprat 2:38

Akti i parë i besimit dhe bindjes që kërkohet nga Perëndia është pagëzimi, për faljen e mëkateve. Megjithatë, ajo fjala jetësore, pendohuni, e cila duhet marrë parasysh e para. Pa kuptuar pendimin, pagëzimi nuk ka efekt. Mëkati është kundravajtja ndaj ligjit të Perëndisë, të cilin në mënyrë injorante e kemi shkelur që në lindje. Pendimi është hidhërimi për gabimet e kaluara dhe vendosmëria për t’i ndrequr në të ardhmen.

14 Nëntor

Pjetri urdhëroi që të pagëzoheshin në emër të Zotit. Veprat 10:48

Perëndia nuk u la apostujve të Tij kurrfarë dyshimi që do t’i përfshinte joçifutët në ofertën e Tij për shpëtimin. Korneliusi ishte një centurion romak të cilit iu shfaq një engjëll, duke e udhëzuar që të dërgonte për të pyetur Pjetrin se çfarë duhet të bënte. Engjëlli gjithashtu iu shfaq Pjetrit dhe i tha ta linte mënjanë paragjykimin e Ligjit të Mosheut dhe të shonte tek Korneliusi. Pjetri u bë dëshmitar i dhënies së Shpirtit të Shenjtë Korneliusit dhe miqve të tij, të cilët ishin të gjithë joçifutë. Vëreni rëndësinë me të cilën vlerësohej pagëzimi. Megjithëse ata kishin Shpirtin e Shenjtë, pagëzimi ishte gjithsesi i domosdoshëm, siç kishte qenë për Jezusin.

15 Nëntor

Ngrihu në këmbë, pagëzoju që të shplahen mëkatet.

Veprat 22:16

Kur Jezusi u shfaq me madhështi në rrugën për në Damask, Palit ia zuri pamjen shkëlqimi i dritës. Anania, një dishepull, i bëri vizitë në shtëpi tri ditë më pas dhe i tregoi për gjërat e mëdha që duhet të bënte në emër të Jezu Krishtit. E para dhe më e rëndësishmja, për pagëzimin këmbëngulej, që Pali të pranohej nga Perëndia. Në letrat e tij, Pali theksoi që pagëzimi është vetëm urdhërimi i parë i Krishtit, i domosdoshëm për shpëtimin. Ai u tha filipianëve që duhet të punonin për shpëtimin e tyre me frikë dhe duke u dridhur (2:12).

16 Nëntor

Kur u pagëzuam, u varrosëm bashkë me të (Jezusin); siç u ringjall ai nga të vdekurit me anë të madhështisë së Atit, edhe ne duhet të bëjmë një jetë të re. Romakëve 6:4

Pagëzimi është një zhytje e plotë në ujë, simbol i jetës sonë të vjetër me mëkatet që varrosen dhe i ngritjes sonë në një jetë të re. Ashtu siç vdiq Krishti, u varros dhe u ngrit përsëri, edhe ne, figurativisht përmes pagëzimit ndjekim shembullin e tij.

17 Nëntor

Kur u pagëzuat, u varrosët bashkë me të, dhe u ringjallët me të, sepse besuat në fuqinë e Perëndisë që e ringjalli nga të vdekurit.

Kolosianëve 2:12

Pali shpjegoi që ashtu si rrethprerja ishte shenjë për çifutët për heqjen e mëkateve të mishit, kështu është edhe pagëzimi për pasuesit e Krishtit. Jezusi ‘u gjallërua’ mëngjesin e ringjalljes; ne ‘gjallërohemi’ tek ngrihemi prej ujrave të pagëzimit. Jezusi e hoqi ligjin e Mosheut, të cilin ai e përmbushi në mënyrë të përsosur, duke e gozhduar në kryqin e tij, duke çliruar kështu çifutët që më parë ishin dënuar prej urdhërat e tij.

18 Nëntor

Ju jeni të gjithë fëmijë të Perëndisë përmes besimit tek Jezu Krishti. Të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin dhe jeni lidhur me Krishtin…jeni të gjithë një në Krishtin Jezus.

Galatasve 3:26-29

Pagëzimi na lidh me Krishtin si vëllezërit dhe motrat e tij dhe na pajton me Perëndinë si fëmijët e Tij. Nëse jemi fëmijë të Perëndisë dhe vëllezër e motra të Jezusit, birit të Tij, jemi bashkë-trashëgimtarë të premtimit të Avrahamit. Përmes mirësisë së Perëndisë, nëse gjykohemi të denjë nga Krishti kur të kthehe, do të na jepet një vend në Mbretërinë e premtuar që në themelimin e botës.

19 Nëntor

Ju do të jeni miqtë e mi, nëse do të bëni çfarë t’ju urdhëroj unë. Gjoni 15:14

Vetëm besimi dhe pagëzimi nuk do të na shpëtojnë. Bindja ndaj të gjitha urdhërimeve të Krishtit duhet të jetë qëllimi ynë i vazhdueshëm. Sipas Ligjit të Mosheut, një izraelit ishte fajtor kur kishte vjedhur, kishte kryer tradhëti bashkëshortore apo kishte vrarë. Në sytë e Perëndisë, një mëkat është po aq i keq sa një tjetër, me një përjashtim të rëndësishëm. Miqtë dhe vëllezërit e Krishtit udhëzohen qartë që një mendim i gabuar është po aq i keq sa një fjalë apo veprim i gabuar.

20 Nëntor

Jezusi tha: duaje Zotin Perëndinë tënd megjithë zemër, megjithë shpirt dhe me gjithë mend. Ky është urdhërimi i parë i madh dhe i dyti është si ai, Duaje të afërmin tënd sa veten. Mateu 22:37-39

Urdhrat e Krishtit gjenden në të gjithë ungjijtë dhe shkrimet e apostujve, por kryesisht në kapitujt e pestë, të gjashtë dhe të shtatë të ungjillit të Mateut, në ceremoninë në mal. Vetë Jezusi i përmblodhi urdhërimet e tij siç janë cituar më lart: së pari, detyra ndaj Perëndisë dhe së dyti, detyra ndaj njeriut.

21 Nëntor

Trajtojini njerëzit ashtu siç doni t’ju trajtojnë edhe ju; këtë kërkon ligji dhe profetët.

Mateu 7:12

Duhet ta duam njëri tjetrin, të ndjejmë për njerëzit në gëzimet e hidhërimet e tyre, të duam edhe armiqtë tanë, duke betuar ata që na mallkojnë, duke u bërë mirë atyre që na urrejnë dhe duke u lutur për ata që na përdorin keq neve. Duhet të jemi të gatshëm të bëjmë çdo vepër të mirë, t’u japim atyre që kërkojnë, të ndihmojmë ata që vuajnë, të jemi besnikë edhe ndaj mjeshtërve të këqinj, duke u lutur gjithnjë, dhe duke falënderuar për çdo gjë. Duhet të themi gjithmonë të vërtetën, të jemi të pafajshëm dhe të padëmshëm, të thjeshtë, trima, të sjellshëm dhe burrërorë. Duhet të ndjekim gjithë çfarë është e vërtetë, e ndershme, e pastër, e drejtë, e mirë dhe për të cilën kemi dëgjuar fjalë të mira.

22 Nëntor

Kështu të gjithë njerëzit do ta dinë që nëse e doni njëri tjetrin, jeni dishepujt e mi.

Gjoni 13:35

Kur Jezusi foli për ‘dashurinë’ nuk kishte shenja sentimentalizmi. Dashuria është dhënia e vetes. Jezusi dha jetën e tij për vëllezërit e tij dhe, në disa raste, e tregoi dashurinë duke thënë gjëra të vështira. Sepse ishte i përkryer, në këshillat e tij nuk do të kishte egoizëm e kotësi.

23 Nëntor

Por unë po ju them, Duajini armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni mirë atyre që ju urrejnë dhe lutuni për ata që ju përdorin turpshëm dhe ju përndjekin.

Mateu 5:44

Ligji i Krishtit është një disiplinë për çdo minutë të çdo dite. Sa e lehtë është të duash ata që të duan, por sa e vështirë t’u tregosh dashuri atyre që të urrejnë! Aq më keq kur të përndjekin keqas! Pali thotë, “mos u hakmerrni vetë” … “hakmarrja është e imja, unë do të shpaguaj, tha Zoti. Prandaj, nëse armiku yt ka uri, jepi të hajë…” (Romakëve 12:19). “Mos lejoni t’ju mundë e keqja,” thotë ai, “…mundeni të keqen me të mirë.”

24 Nëntor

Kujtoji t’i nënshtrohen pushtetit dhe autoriteteve, t’u binden gjykatësve, të jenë të gatshëm për çdo vepër të mirë, të mos flasin keq për asnjeri, të mos grinden por të jenë paqedashës dhe të sillen mirë me të gjithë njerëzit. Titit 3:1-2

Është e qartë që nëse një gjykatës apo person tjetër me autoritet do ta udhëzonte dikë të vepronte kundër ligjit të Krishtit, atëhere do të zbatoheshin fjalët e Pjetrit: “Nëse është e drejtë në sytë e Perëndisë” tha ai (Veprat 4:19) “t’ju dëgjojmë më tepër ju sesa Perëndinë; gjykoni.”

Ndryshe nga përshtypjet e para, të qenit i butë dhe i sjellshëm shpesh do më shumë kurajë sesa të qenit i dhunshëm dhe lavdërimi i forcës.

25 Nëntor

Falënderojeni në çdo rast Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht.

Efesianëve 5:20

Asgjë nuk duhet marrë ndonjëherë si e qenë. Secili ka detyrim të përkohshëm për atë të cilën ka pasur privilegjin të zotërojë; çdo gjë jepet falas nga Perëndia. Edhe nëse është ndonjë lloj aftësie, pozicioni apo dhuntie … prirja dhe pushteti për ta zhvilluar atë që na është dhënë, gjithashtu jepet nga Perëndia. Krenaria është fyerje për Perëndinë. Çfarëdo përqasjeje ndaj Atit duhet të jetë përmes Jezusit, pa sakrificën e të cilit nuk kemi kurrfarë pozicioni përpara Perëndisë.

26 Nëntor

Bëni çdo gjë pa fjalë dhe pa diskutim; që të jeni të pastër e pa të meta, fëmijë të Perëndisë, të paqortuar, në mes të njerëzve të prishur që janë në rrugë të gabuar, mes të cilëve do të ndrisni si dritat në botë. Filipianëve 2:14-15

Fjalët e Palit japin një ide se si konsiderohen njerëzit në përgjithësi nga Perëndia i Gjithpushtetshëm. Deklarata e tij u bë pas vdekjes së Krishtit; në atë kohë të padijes së tyre, Ai kishte ‘mbyllur syrin’, por tani Ai “i urdhëron të gjithë kudo të pendohen” (Veprat 17:30). Durimi dhe përmbajtja e Zotit janë vënë në provë plotësisht çdo ditë; Ai është një mbret i madh, një perëndi i fuqishëm dhe kërkon bindje absolute prej të gjitha krijesave të Tij.

27 Nëntor

Gëzohuni gjithmonë sepse jeni të lidhur me Zotin; dhe përsëri ju them, gëzohuni. Ta shohin të gjithë se sa të mirë jeni. Zoti do të vijë shpejt! Filipianëve 4:4-5

Shndërrimi në vëlla apo motër të Krishtit dhe në bir apo bijë të Perëndisë është shkaku madhor për t’u gëzuar! Perëndia pret që ne ta vlerësojmë nderin e madh që Ai i akordon atyre të cilëve u ka hapur mendjet për të marrë dhe kuptuar lajmin e mirë për mbretërinë e Tij të premtuar. Çfarëdo humb një njeri në këtë jetë duke pasuar shembullin e Krishtit, nuk mund të krahasohet kurrsesi me gëzimin që i pret ata në mbretëri.

28 Nëntor

Më i madhi ndër ju le të jetë shërbëtori juaj. Kush ngrihet lart do të poshtërohet, kush e vlerëson veten pak do të lartësohet.

Mateu 23:11-12

Ka gjëra që pasuesit e Krishti nuk duhet t’i bëjnë; si për shembull, të qenit autoritarë dhe arrogantë, kthimi i të keqes për të keqen, apo hakmarrja vetë. Nuk duhet t’i bëjnë paradë punërave të mira para njerëzve, ose figurativisht, t’i thonë dorës së majtë se çfarë po bën e djathta. Nuk duhet të lodhen për t’u pasuruar apo për të qenë sipas mënyrave të kësaj bote. Sharjet nuk duhet të marrin sharje, apo abuzimet abuzime, por, përkundrazi, bekim. Të ankuarit dhe të dënuarit janë të gabuara, dhe nuk duhet të çojnë në inat, zemërim, hidhërim apo të folur të keq. Borxhet duhen paguar shpejt. Nuk duhet të shajnë apo të flasin për dështimet e njerëzve, pa folur më parë me personin kundravajtësin. Nuk duhet të ketë papastërti mes atyre që përpiqen të ndjekin Krishtin: as alkol, makutëri, inat, grindje, rebelim, urrejtje, mburrje, zili apo të folura kot.

29 Nëntor

Shikoni që të mos e tregoni përshpirtshmërinë tuaj para njerëzve; përndryshe, nuk do të keni shpërblim nga Ati juaj që është në qiell.

Mateu 6:1

“Zemra e njeriut,” tha Pali, “është mashtruese mbi gjithçka dhe dëshpërueshëm e ligë.” Lutja është lidhja shpirtërore mes njeriut dhe Krijuesit të tij. Çfarëdo akti dashurie si për shembull dhënia të varfërit dhe atij në nevojë duhet gjithashtu të jetë një çështje private. Një sjellje e tillë pakëson krenarinë dhe kotësinë e dhënësit si dhe sikletin e marrësit. Po kështu, të folurit për ‘veprat e mira’ të vetes, automatikisht i zhvlerëson ato në sytë e Perëndisë. Njerëz të tillë e kanë shpërblimin e tyre në lavdërimet e njerëzve.

30 Nëntor

Nëse kemi ushqim dhe veshje, kjo duhet të na mjaftojë. Kush dëshiron të pasurohet me çdo kusht, bie në tundim, bie në dëshira të marra e të dëmshme, të cilat e plandosin në rrënim dhe humbje. Lakmia e parasë është rrënja e të gjitha të këqiave.

1 Timoteut 6:8-10

Çfarëdo që zotërojmë në këtë jetë, e bëjmë si shërbëtorë të zotit dhe padronit tonë, Jezu Krisht. Nëse pasurinë apo të mirat apo përgjegjësinë i mbajmë si shërbyes të Krishtit, kjo është e pranueshme përpara Perëndisë. Por kur paraja kërkohet si qëllim në vetvete, atëhere ngrihet në pozitat e një idhulli për t’u duhet adhuruar; dhe kjo është gracka dhe tundimi i pasurisë. Zotëruesi ka besim në pasurinë e tij dhe jo tek Perëndia, i cili ia dha në besim.


previous page table of contents next page