Qershor
1 Qershor
Në kohën e këtyre mbretërve, Perëndia i qiellit do të ngrejë një mbretëri që nuk do të shkatërrohet kurrë; …. ajo do t’i copëtojë të gjitha këto mbretëri dhe vetëm ajo do të mbetet përgjithmonë. Danieli 2:44

Mbretëria e Perëndisë është një mbretëri që Perëndia do ta ngrejë në tokë, e cila do t’i zëvendësojë të gjitha mbretëritë e tjera. Danieli shpjegoi se si dhjetë gishtërinjtë e imazhit të mbretit të Babilonisë përfaqësonin dhjetë shtetet që do të pasonin Perandorinë Romake; ato do të ishin pjesërisht të dobëta dhe pjesërisht të forta dhe kurrë nuk do të shkriheshin në një mbretëri të tërë. Në ditët e atyre shteteve, Krishti do të kthehej dhe do të ngrinte një mbretëri që do t’i mundte ato, do t’i zëvendësonte dhe do të rronte përgjithmonë.

2 Qershor

Do t’i përmbys fronet e mbretërive dhe do të shkatërroj forcën e mbretërive të popujve.

Hagai 2:22

Nuk mund të ketë kurrë paqe mbi tokë derisa Jezusi të jetë kthyer për ta sunduar me pushtet absolut si një diktator i drejtë. Asnjë sundues i vdekshëm nuk mund të jetë i mençur dhe mirëkuptues në përsosmëri në çdo situatë. Vendet dhe fetë e botës, me pak përjashtime, do ta kundërshtojnë Jezusin kur të kthehet … ashtu siç bënë çifutët kur ai u shfaq për herë të parë.

3 Qershor

Pastaj atij (birit të njeriut) iu dha pushtet, lavdi dhe një mbretëri, të cilës do t’i shërbenin të gjithë popujt, vendet dhe gjuhët. Danieli 7:13-14

Është interesante që ndërsa i afrohemi fundit të epokës, komunikimi mes njerëzve dhe vendeve bëhet më i lehtë. Udhëtimi është i shpejtë, dijet janë të këmbyeshme dhe gjuha nuk përbën më pengesë për kombet. Bota po përgatitet për të pritur mbretin e zgjedhur prej Perëndisë, i cili është i vetmi që mund të zgjidhë të gjitha problemet e saj dhe të përhapë paqen e përsosur.

4 Qershor

Zoti do të sundojë si mbret mbi të gjithë tokën; atë ditë do të ketë vetëm një Zot, dhe emri i tij do të jetë i vetmi. Zeharja 14:9

Jehezkeli na informon (kapitulli 38) që shumë vende do ta pushtojnë Izraelin pasi çifutët të jenë kthyer dhe të kenë përparuar. Zeharja përshkruan tmerrin e rrethimit të ardhshëm të Jeruzalemit dhe parashikon se si ky incident do të provokojë inatin e Perëndisë dhe do të çojë në kthimin e Krishtit dhe shkatërrimin e plotë të ushtrive pushtuese.

Në këtë kohë ngrihet mbretëria e Perëndisë dhe fillon sundimi i Krishtit mbi të gjithë tokën.

5 Qershor

Engjëlli i shtatë i ra trumbetës; në qiell kishte zëra të lartë që thanë, mbretëritë e kësaj bote janë bërë mbretëritë e Zotit tonë dhe Krishtit të tij; dhe ai do të mbretërojë përgjithmonë. Apokalipsi 11:15

Apostulli Gjon u shkroi kishave pas syrgjynosjes së tij në Patmos. Ja një njeri tjetër që nuk kishte asnjë dyshim mbi kthimin e Krishtit në tokë për të vendosur mbretërinë që u qe premtuar etërve. “Popujt u inatosën” tha ai, “Dhe inati Yt ka mbërritur, si dhe koha që të vdekurit të gjykohen,…kur të shkatërrosh ata që shkatërrojnë tokën.”

6 Qershor

Të gjithë këta i shkelin ligjet e Cezarit dhe pohojnë se mbreti është një tjetër, një Jezus.

Veprat 17:7

Nuk ka dyshim se cili do të jetë mbret në mbretërinë e Perëndisë! Do të jetë Jezu Krishti, stërnipi i Davidit të madh, dhe është e drejta e tij: E drejta e tij për hir të bindjes së tij të përsosur ndaj Perëndisë … e drejta e tij si fara e Avrahamit … e drejta e tij sepse ai është biri i parë i lindur i Perëndisë … ai është trashëgimtar i TË GJITHA gjërave.

7 Qershor

Zoti do të mbretërojë mbi ta në Malin e Cionit që nga ky moment, përgjithmonë.

Mihaja 4:7

Mihaja, profeti, si të gjithë ata përpara tij, fliste për ditët e fundit, kur tempulli i mrekullueshëm të ndërtohet mbi Malin Cion, në vendin ku qëndronte dikur tempulli origjinal. Të gjithë popujt do të vërshojnë drejt tij, për të marrë mësimet e Jezu Krishtit, Kryepriftit të Madh dhe mbretit të gjithë tokës. “Ai do të gjykojë shumë popuj dhe do t’i qortojë kombet e mëdha … ata nuk do të përgatiten më kurrë për luftë.”

8 Qershor
Unë vetë e kam caktuar mbretin mbi kodrën time të shenjtë në Cion.

Psalmet 2:6

Psalm-shkruesi pyet se pse popujt tërbohen më kot kundër Perëndisë dhe kundër Krishtit në përpjekje për të çliruar veten prej detyrimeve të tyre ndaj Kriejuesit. Perëndia do ta vendosë Krishtin në fron si mbret në Jeruzalem dhe do t’i përqeshë ata që e kundërshtojnë Atë. Të gjithë popujt dhe vendet në mbarë botën do t’i jepen Krishtit që ky t’i zotërojë. Kundërshtimi do të thyhet me një shufër hekuri dhe do të thyhet copash si një poçe. Bekuar qofshin ata që vendosin besimin e tyre tek Krishti tani, në ditët e përuljes së tij; ata do të bëhen pjesë e lavdisë së tij.

9 Qershor

Nëse vuajmë, do të sundojmë bashkë me të.

2 Timoteut 2:12

Jezu Krishti nuk do të mbretërojë i vetëm në Mbretërinë e Perëndisë. Edhe të tjerë do të mbretërojnë me të. Atyre u referohet si shenjtorë. Jeta është një periudhë prove për të na kualifikuar për mbretërinë e Perëndisë. Në fillim duhet të mësojmë se çfarë kërkohet nga ne duke lexuar Biblën. Pastaj Perëndia kërkon prej nesh dashurinë dhe bindjen tonë. Kjo kërkon besim në premtimet që Ai ka lënë në lidhje me të ardhmen. Ai na afrohet në atë masë sa i afrohemi ne Atij, dhe Ai vëzhgon reagimet tona ndaj vuajtjeve të natyrshme për të gjithë ata që jetojnë sipas rregullave dhe shembullit të Tij.

10 Qershor

Ti na ke bërë ne mbretër dhe priftërinj për Perëndinë tonë; dhe ne do të sundojmë mbi tokë. Apokalipsi 5:10

E gjithë bota e gjerë nën sundimin e Krishtit do të mësojë të drejtën. Të gjithë njerëzit duhen mësuar prej pasuesve të tij të ringjallur se si ta duan Perëndinë dhe si t’i shërbejnë Atij, si dhe se si t’i kontribuojnë paqes dhe begatisë për të gjithë njerëzimin. Përmes fuqisë së Shpirtit të Shenjtë sunduesit e rinj do të jenë të drejtë, duke pasur gjithë dijen dhe fuqinë e pakufi të Shpirtit për t’i ndihmuar ata të sundojnë dhe të japin mësime.

11 Qershor

Shikoni, një mbret do të sundojë me ndershmëri dhe princër do të sundojnë me drejtësi.

Jeshaja 32:1

Profeti Jeshaja parashikon kohën kur ata që i kanë kaluar jetët e tyre të tashme në përpjekje për të kënaqur Perëndinë do të ndajnë detyrën e Krishtit për të sunduar kombet pas ringjalljes së tyre. Dijet mbi mbretërinë e Perëndisë mund të jetë objekt talljeje në brezin tonë, por pas pak vitesh të shkurtër ata që do të zotërojnë dije të tilla do të vlerësohen shumë lart. Ai do të përqaset me “…një vend i fshehtë nga era, strehë prej stuhisë … me lumenjtë e ujit në një vend të thatë apo me strehën e një shkëmbi të madh në një tokë të këputur.”

12 Qershor

Afrohuni ju që Ati im ju bekoi, trashëgoni mbretërinë. Mateu 25:34

Jezusi i mësonte njerëzit duke përdorur parabola, me qëllim që njerëzit e paskrupullt të mos mundnin t’i përdornin fjalët e tij për ta dënuar atë. Ai përdorte imagjinatën mbi çështje të jetës së përditshme, me qëllim që t’i nguliste mësimet e tij në mendjet e njerëzve të pamësuar. Citimi që kemi në shqyrtim është marrë nga një parabolë në lidhje me ardhjen e dytë të Krishtit, kur të gjithë njerëzit të jenë mbledhur për gjykimin. Të gjithë ata që e dëgjonin i kishin parë se si barinjtë i ndanin delet e pambrojtura nga cjeptë, ndaj këtë e përdori si një ilustrim të asaj se si të drejtët do të veçoheshin prej të liqve.

13 Qershor

Erdhi koha kur të shenjtve iu dha pushteti mbi mbretërinë.

Danieli 7:22&18

Shkrimet e shenjta ishin shkruar në mënyrë të tillë që çdo brez të nxitej duke pritur kthimin e Shpëtimtarit gjatë jetës së tyre. Ringjallja e Krishtit ishte një provë e regjistruar historikisht e asaj se ç’do t’u ndodhte të gjithë besimetarëve në kohën e duhur.

Danieli ishte i privilegjuar që iu treguan ngjarjet kryesore të historisë së botës pas vdekjes së tij, por koha e kthimit të Mesias vetëm sa tregohet si udhëzues. Na tregohet se çfarë do të ndodhë dhe afërsisht se kur do të ndodhë, por qëllimisht, dita dhe ora dihen vetëm prej Perëndisë.

14 Qershor

A nuk e dini që botën do ta sundojnë të shenjtët? 1 Korintasve 6:2

Pali i qortoi anëtarët e kishës korintase sepse kishin paditur në ligj, kundër njëri tjetrit, përpara një gjykatësi jo-kristian. Një person që nuk e kuptonte ligjin e Perëndisë kishte pak gjasa të zbatonte drejtësinë e vërtetë: “Personi më pak i aftë mes jush është më i kualifikuar të bëjë gjykim më të vërtetë,” sugjeroi Pali. Kjo jetë e vdekshme është një periudhë prove dhe stërvitjeje për të përgatitur besimtarët për sistemin që do të vendoset me kthimin e Krishtit.

Ndihma për të dhënë gjykime të drejta do të jetë një prej privilegjeve të të shenjtëve në mbretëri.

15 Qershor

Për të ekzekutuar hakmarrjen ndaj paganëve dhe ndëshkime mbi popujt; … këtë nder do ta kenë të tijtë. Psalmet 149:7-9

Të gjithëve na bëhet thirrje që t’i bindemi Perëndisë për çfarëdo që komandon Ai. Në kohën e Mosheut dhe Joshuas, kombet e Kënanit ishin të turpshëm, të liq dhe të poshtër në sytë e Perëndisë, ndaj Ai vendosi që duheshin shkatërruar – shkatërruar tërësisht, burra, gra e fëmijë – për të fshirë sjelljen e tyre ngjitëse nga bota. Zoti Perëndi kishte ndërmarrë vendime të ngjashme më parë, si në rastin Sodomit dhe qyteteve fqinje dhe popullsia e botës me përjashtim të tetë shpirtrave në ditën e Noas. Na është thënë që Jezusi do të vijë si një zjarr në flakë duke u hakmarrë ndaj atyre që nuk njohin Perëndi. Të shenjtët e tij do të ndajnë përgjegjësinë për të fshirë gjithë të keqen nga bota.

16 Qershor

Gjatë ripërtëritjes, kur biri i njeriut të ulet në fronin e lavdisë së tij, ju do të jeni të ulur në 12 frone, për të gjykuar dymbëdhjetë fiset e Izraelit.

Mateu 19:28

Jezusi ishte biri i Perëndisë dhe një njeri i drejtë, ndaj i takonte të kishte fronin e botës dhe jetën e përjetshme. Vuajtjet që ai duroi ishin edhe për të mirën tonë, që ne të mund të ndajmë lavdinë e tij. Si shpërblim për një privilegj kaq të madh në të ardhmen, ai na kërkon ta identifikojmë veten tonë me të tani; që ne të kemi besim tek premtimet tani; që ne të jemi të bindur ndaj urdhërimeve të tij tani dhe të kemi dashuri për Atin etij, Krijuesin …

Masa e shpërblimit tonë do të varet nga përpjekjet dhe përkushtimi ynë ndaj këtyre gjërave.

17 Qershor

Bashkësisë së Perëndisë në Korint, atyre që janë shenjtëruar në Krishtin Jezus, thirru për të qenë të shenjtë. 1 Korintasve 1:2

Fjala “SHENJT” do të thotë, “dikush që është shenjtëruar ose që është veçuar,” nga besimi tek ungjilli dhe bindja ndaj tij; dikush që ndjek besnikërisht shembullin e Jezu Krishtit. Të gjithë pasuesit e Krishtit, të çdo brezi, nëse janë besnikë, janë të shenjtët e tij. Fjala nuk është një titull i akorduar nga njeriu. Në Korint, Pali po u drejtohej të gjithë atyre që i shërbenin Perëndisë me besimtari dhe ndershmëri.

18 Qershor

Ku ju thirri përmes ungjillit tonë, që të merrni pjesë në madhështinë e Zotit tonë Jezu Krisht. 2 Selanikasve 2:14

Shenjtët në Selanik ishin ata që ishin ‘thirrur’ nga predikimi i Palit. Pa e ditur ata, qenë zgjedhur për shkak të sjelljes së tyre në sytë e Perëndisë. Ata mund ta kishin injoruar thirrjen, nëse do të kishin dashur …, por, përkundrazi, iu përgjigjën me zell lajmit të mirë të mbretërisë së qiellit, duke shpresuar të merrnin lavdinë e Zotit tonë Jezu Krisht në të ardhmen.

19 Qershor

Shenjtëve që janë në Efes dhe besnikëve të Jezu Krishtit; … të cilin gjithashtu e besuat, pasi dëgjuat fjalën e së vërtetës, ungjillin e shpëtimit tuaj. Efesianëve 1:1&13

Të shenjtët në Efes ishin ata që ishin besnikë ndaj mësimeve dhe urdhrave të Jezu Krishtit. Të gjithë që besojnë në premtimin e Krishtit për t’u kthyer për të vendosur mbretërinë e tij këtu në tokë janë edhe të shenjtët e tij … pasi i janë përgjigjur fjalës së të vërtetës, e cila është ungjilli ose lajmi i mirë i shpëtimit tonë.

20 Qershor

Kur Izraeli u largua nga Egjipti, … Juda ishte shenjtërorja e Tij, dhe Izraeli ishte sfera e sundimit të Tij. Psalmet 114:1-2

Perëndia ka pasur një mbretëri mbi tokë në kohët e kaluara. Mbretëria e Izraelit ishte mbretëria e Perëndisë … veçanërisht kur sundonin Davidi dhe Sholomo. Duke mbajtur premtimin e Tij para Avrahamit, Perëndia ushqeu familjen e Jakovit dhe i mbikqyri ata në tokën relativisht të civilizuar të Egjiptit, deri sa të ishin shtuar nga afro shtatëdhjetë njerëz në një komb të fuqishëm. Ligji i Perëndisë, të cilin e dha përmes Mosheut, u mësoi disiplinën gjatë viteve të tyre të endjeve në shkretëtirë.

21 Qershor

Tani ju mendoni të dilni fitimtarë kundër mbretërisë që Zoti ua kaloi bijve të Davidit.

2 Analet 13:8

Mbretëria e Zotit u themelua nga Perëndia dhe u ngrit përmes shërbëtorit të tij Davidit, i cili luftoi kundër vendeve që e rrethonin dhe sundoi nga Jeruzalemi. Ishte mbretëria e Zotit dhe jo e njeriut. Avija ishte stër-stërnipi i Davidit dhe dy fiset që ishin besnikë ndaj tij ishin para sulmeve të Jerovoamit, birit të Nevatit, i cili sundonte mbi dhjetë fiset që ishin rebeluar kundër të atit të Avijas.

Mbreti i Judas i besonte Perëndisë, pavarësisht nga ushtria e madhe që pushtoi tokën e tij dhe ngaqë besimi dhe bindja e tij ndaj Perëndisë ndërhyri dhe bëri që armiqtë e tij t’ia mbathnin.

22 Qershor

Pastaj Sholomo hipi në fronin e Zotit në vend të atit të tij Davidit.

1 Analet 29:23

Mbretëria e parë e Perëndisë mbi tokë ishte një lloj i asaj që do të vijë. Sholomo ishte një tip i zbehtë i birit të madh të Davidit, i cili do të sundonte me mençuri të vërtetë dhe shkëlqim të paparë mbi të gjithë popujt, nga Jeruzalemi.

23 Qershor

Do ta përmbys, do ta përmbys, do ta përmbys; derisa të mos jetë më, derisa të vijë ai që e kam zgjedhur; dhe atij do t’ia jap. Jehezkel 21:25-27

Këtu profeti i referohet mbretërisë së parë të Perëndisë, e cila u përmys nga lart për shkak të ligësive dhe shthurjes së vendit. Jezusi është biri i Perëndisë dhe trashëgimtari i vërtetë i fronit të Izraelit. Ai është gjithashtu biri i Davidit, luani i fisit të Judas. Jozefi dhe Maria ishin të dy të shtëpisë dhe pemës së Davidit dhe Jezusi u lind në Betlehem, qyteti i Davidit. Në psalmin e njëqindedhjetë, Davidi mbret i referohet birit të tij të madh si Zot dhe parashikoi periudhën kur Krishti nuk do të ishte i pranishëm në tokë, derisa armiqtë e tij të qenë shndërruar në mbështetëse këmbësh për të.

24 Qershor

Izraelitët do të jenë për një kohë të gjatë pa mbret, pa prijës, dhe pa një vend flijimi…

Hoshea 3:4

Profeti Hoshea e plotësoi vizionin e tij duke parë tej në të ardhmen. “Pastaj Izraelitët do të kthehen, duke kërkuar Zotin e tyre Perëndi, dhe mbretin prej Davidit; do t’i tremben Zotit dhe mirësisë së Tij në ditët e mëpasme.” Në brezin tonë, ne kemi qenë dëshmitarë të kthimit të Izraelit në tokën e tyre. Ata në fund do t’i kthehen Zotit në kohërat tmerrësisht të vështira që do t’u dalin përpara.

25 Qershor

Jeruzalemi do të pushtohet nga kombet pagane, derisa të mbarojë koha e tyre e caktuar.

Luka 21:24

Afër fundit të misionit të tij Jezusi i paralajmëroi dishepujt e tij për vuajtjet e tmerrshme që do të hiqnin çifutët gjatë rrethimit të ardhshëm romak të Jeruzalemit. Shumë i kujtuan fjalët e Krishtit dhe u larguan në Pela në male, kur dëgjuan afrimin e legjioneve.

Çifutët u vranë me dhjetëra mijë dhe shumë u shpërndanë nëpër botë. Jeruzalemi, që nga ajo kohë është shkelur prej paganëve. Gjithashtu, Jezusi foli edhe për ardhjen e tij përsëri me fuqi dhe lavdi të madhe si dhe për vuajtjet e kombeve si dhe për kohën e frikës fatkeqe që do t’i paraprinte kësaj. Ata që ia vënë veshin fjalëve të Jezusit do të ikin përsëri.

26 Qershor

Zoti do t’i mbledhë përsëri të shpërndarët e Izraelit dhe të Judës, për t’i kthyer nga të katër anët e botës. Jeshaja 12:12

Mbretëria e Perëndisë, në të cilën do të mbretërojnë Jezusi dhe të shenjtët, ka lidhje me Mbretërinë Hyjnore të Izraelit që ekzistonte në të kaluarën. Mbretëria e Izraelit do të rivendoset dhe do të formojë qendrën e mbretërisë së ardhshme të Perëndisë, e cila do të shtrihet në mbarë botën. Jeruzalemi do të jetë kryqyteti, prej ku do të mbretërojë Jezu Krishti, jo vetëm si mbret i çifutëve, të cilët do të mblidhen në tokën e tyre, por si mbret i tërë tokës.

27 Qershor

Ai që shpërndau Izraelin do t’i mbledhë përsëri dhe do t’i ruajë, si bariu kopenë e vet.

Jirmija 31:10

Raca çifute është ende të dallueshëm qartë në të gjitha vendet që i kanë ofruar strehë këtij populli, që nga koha e rënies së Jeruzalemit. Të gjithë popujt e tjerë që janë shpërndarë në mënyrë të ngjashme, kanë pushuar së ekzistuari, por Izraeli është shtuar dhe ka mbijetur pavarësisht nga persekutimet e talljet. Perëndia e kreu kërcënimin e Tij për ta shpërndarë popullin e Tij të zgjedhur dhe tani ka filluar t’i rimbledhë ata në tokën e tyre, në përputhje me premtimin e Tij.

28 Qershor

Do t’i marr izraelitët nga të gjitha vendet ku u mërguan dhe do t’i kthej nga të gjitha anët në atdheun e tyre. Do t’i bëj një popull të vetëm në malet e Izraelit, nën një mbret të vetëm. Jehezkeli 37:21-22

Kjo profeci është duke u përmbushur gjatë jetës sonë. Çifutët, për arsye të ndryshme, po merren prej vendeve të ndryshme dhe po kthehen në vendin e tyre. Familjet me histori të ndryshme kulturore po shkrihen ngadalë sëbashku në një komb. Ata nuk do ta pranojnë Krishtin si mbretin e tyre derisa ai të kthehet për t’i shpëtuar nga asgjësimi i plotë.

29 Qershor

Do t’ju jap sundimtarë dhe këshilltarë si ata që kishit shumë kohë më parë.

Jeshaja 1:26

Të shenjtëve do t’u jepet privilegji që të japin mësim për këshillimin, gjykimin dhe ndihmimin e popujve të botës për të kuptuar Ligjin e Zotit, i cili do të shpallet nga Jezu Krishti nga Jeruzalemi. Ata do të jenë shpirtërisht të pajisur me gjithçka është e nevojshme për të përmbushur detyrat e caktuara në mënyrë të përsosur. Mes çdo anëtari të familjes së ringjallur të Krishtit do të ketë harmoni të përkryer.

30 Qershor

Atë ditë do të ngre faltoren e rënë të Davidit, do të mbyll të çarat e saj, do të ngre gërmadhat dhe do ta ndërtoj ashtu siç ka qenë në kohët e vjetra. Amosi 9:11

Mbretëria e Izraelit edhe tani është e ngritur dhe pret mbretin e saj. Toka e saj po bëhet e frytshme përsëri dhe populli po bëhet i begatë. Po ngrihen komunitete të reja pavarësisht nga kundërshtimet që do të frenonin çdo komb më pak entuziast. Dikujt mund t’i vijë keq për njerëzit e vendosur në Izrael gjatë mungesës me forcë të zotërve që e meritojnë, por toka nga Eufratet në Nil iu dha Izraelit dhe askush nuk mund të marrë atë që ka dhënë Zoti Perëndi