HYRJE PËR BAZAT E BIBLËS

Këto seri prej 12 Mësimesh kanë për qëllim t’ju ndihmojnë të përfitoni një kuptim bazë të asaj që mëson Bibla, si dhe të ndani avantazhet e të qënit Kristian. Ju do të kini një përfitim shumë të madh nga këto Studime, duke i rishikuar disa herë dhe duke lexuar pjesët e rekomanduara nga Bibla. Më pas përgjigjuni pyetjeve me disa alternativa, në fund të çdo Kapitulli, duke iu referuar përsëri shënimeve, nëse jini të pasigurt për përgjigjet. Nuk është e nevojshme të nxitoheni dhe të hamendësoni përgjigjet; informacion i mjaftueshëm është dhënë që ju t'ju përgjigjeni me saktësi të gjitha pyetjeve, të cilat do t'u shërbejnë si bazë për të ndjekur studime të mëtejshme.

Pasi të keni plotësuar të gjitha pyetjet e 12 kapitujve, kalojini përgjigjet tuaja tek Fleta Përmbledhëse e Përgjigjeve, në mes të kësaj broshure. Kur studimet të jenë plotësuar, dërgojeni Fletën Përmbledhëse tek adresa e treguar . Kur ne të marrim përgjigjet tuaja, ju do të kini një Kujdestar personal që do t'i korigjojë dhe do t’ua kthejë ato përsëri, së bashku me ndonjë koment shtesë të nevojshëm si dhe librin Bazat e Biblës, i cili me 12 Kapitujt dhe 359 faqet, do t'ju ndihmojë në studimin e mëtejshëm të Biblës.

Nëse kini ndonjë pyetje në lidhje me Biblën, ne do të ishim të kënaqur t’ju ndihmonim, duke gjetur përgjigjen nga Bibla.

Studime njohëse

Qëllimi i Studimeve Hyrëse të Bazave të Biblës është që t’ju japë mundësi të studioni Biblën sistematikisht për veten tuaj. Në fund të Studimeve, ju do të kini një pamje të qartë të Ungjillit bazë, që mësoi Jezusi. Ai u tha dishepujve të predikonin Ungjillin në të gjithë botën, dhe të pagëzonin besimtarët duke i zhytur në ujë- në vdekjen dhe ringjalljen e Tij. Shpresojmë që në fund të këtyre mësimeve, ju do të jeni në gjendje të vendosni të besoni Ungjillin dhe të pagëzoheni. Sigurisht, që në këtë fazë, ju jeni një fillestar. Lutuni, sa më mirë që të mundeni që Zoti t’ju zbulojë fjalën e Tij, për ta kuptuar. Tregojini Atij gjithçka për jetën tuaj dhe përpiquni të kuptoni, se si Ai ju udhëheq përmes Fjalës së Tij, duke kërkuar që të afroheni më tepër me Atë.

Në fund të çdo kapitulli ka pyetje. Jeni të mirëpritur të shtoni komentet tuaja, ose të bëni pyetje në lidhje me Biblën. Ne do të ishim të kënaqur të komunikonim me ju rreth këtyre çështjeve, nëse shkruani në adresën në faqen e mëparshme.

Në këtë kurs hyrës ka 12 Kapituj. Pas kësaj janë dhe 11 të tjera më të detajuara, të përmbledhura në një libër me 350 faqe të quajtur ‘Bazat e Biblës’. Ne do t’jua dërgojmë këtë pasi të keni plotësuar të 12 kapitujt. Të gjitha këto janë pa pagesë; ne ju premtojmë se nuk do t'ju kërkojmë para asnjëherë. Madje as do t'ju takojmë në qoftë se ju nuk bëni kërkesë. Nëse dëshironi të takoni ndonjë nga anëtarët tanë për të diskutuar, ju lutem na njoftoni, se ndoshta mund të ketë një përfaqsues në zonën tuaj.

Ne vërtet kujdesemi për ju dhe dëshirojmë t’ju ndihmojmë drejt një vendi, në Mbretërinë e përjetshme të Perëndisë këtu në tokë, kur Jezusi të kthehet. Prandaj, ne do të lutemi për ju, dhe presim me padurim të marrim përgjigjet tuaja për mësimet, ose komentet për to.

 

MËSIMI 1 - Bibla
MËSIMI 2 - Zoti
MËSIMI 2 - Zoti
MËSIMI 3 - Plani dhe Qëllimi i Zotit
MËSIMI 4 - Vdekja
MËSIMI 5 - Premtimet e Zotit
MËSIMI 6 - Mbreti Jezu Krisht
MËSIMI 7 - Premtimet bërë Davidit
MËSIMI 8 - Ringjallja e Jezu Krishtit
MËSIMI 9 - Kthimi i Jezu Krishtit
MËSIMI 10 - Ungjilli
MËSIMI 11 - Pagëzimi
MËSIMI 12 - Mbretëria e Perëndisë


Ky libërth jepet falas, për të shpallur Ungjillin në të gjithë botën nga Christadelphian Advancement Trust, (Registered Charity No 1080393.Po Box 3034, South Croydon, Surrey, CR2 OZA, England www.carelinks.net