MËSIMI 11 - Pagëzimi

Në mësimin e fundit, ne pamë se besimi dhe kuptimi i ungjillit, si dhe bindja ndaj urdhrave të Zotit, ishin thelbësore për shpëtimin. Lexojmë fjalët e Jezusit pas ringjalljes së tij, "Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese; ai që beson dhe është pagëzuar, do të jetë i shpëtuar".(Marku 26 v 15-16)

Menjëherë e kuptojmë se pagëzimi i Shenjtë duhet të ndodhë vetëm kur njeriu është në gjendje të kuptojë dhe t'i bindet fjalës së Zotit. Prandaj është një kusht i domozdoshëm që ne të pranohemi nga Zoti.

Ne kemi shembullin e Kornelit, një centurion Romak, i cili ishte një njeri i 'mirë' nga çdo pikëpamje (shih Veprat 10 v 2), megjithatë Zoti i tha të thërriste Pjetrin, "ai do të thotë se çfarë duhet të bësh. (Veprat 10 v 6) Pjetri erdhi dhe e mësoi Kornelin në lidhje me Jezusin.

"Tani ai na urdhëroi t'i predikojmë popullit dhe të dëshmojmë se ai është ai që Perëndia e ka caktuar si gjykatës të të gjallëve dhe të të vdekurve. Për të bëjnë dëshmi të gjithë profetët, që kushdo që beson në të merr faljen e mëkateve me anë të emrit të tij. (Vep 10 v 42-43)

Një gjë është ende e domozdoshme,

"Kështu ai urdhëroi që ata të pagëzoheshin në emër të Zotit Jezus". (Veprat 10 v 42-48)

Nga kjo, si dhe nga shënimet e tjera në Veprat e Apostujve, është e qartë se Zoti ka caktuar tre kushte të rëndësishme për shpëtimin: njohuri, besim dhe pagëzim. (Lexo Veprat 2 v 37-38,41; Veprat 8: 35-38; Veprat 16 v 25-33)

PAGËZOJ

Kjo fjalë angleze është marrë direkt nga fjala greke 'baptizo' që do të thotë të zhytësh, ose fundosje e plotë në lëng. Kjo është përdorur në Greqi në artin e ngjyrosjes. Për të ngjyrosur materialin, duhej që ai të futej plotësisht në bojë, kështu që materialit t'i ndryshohej krejt boja.

PAGËZIMI

Përdorimi i kësaj fjale kudo në Dhjatën e Re, bën të qartë se spërkatja me ujë nuk është e mjaftueshme. Pagëzimi i Shenjtë kërkon një zhytje të plotë në ujë. Kështu ne lexojmë për Filipin kur pagëzoi eunukun Etiopas, "dhe të dy, Filipi dhe eunuku, zbritën në ujë dhe ai e pagëzoi." (Veprat 8 v 38)

Po kështu lexojmë për Gjon Pagëzorin, kur ai pagëzoi në Enon afër Salimit "sepse aty kishte shumë ujë" (Gjoni 3 v 23)

KUPTIMI I PAGËZIMIT

Nëse lexojmë me kujdes Dhjatën e Re, do të shohim se pagëzimi ka një domethënie të katërfishtë.

  1. Largimi ose pastrimi

"Çohu dhe ji i pagëzuar dhe i larë nga mëkatete e tua, duke thirrur emrin e Zotit". (Veprat 22 v 16)

"A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë? ... Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jezus dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë". (1 Korintasve 6 v 9-11)

Të njëjtin simbol e gjejmë të përdorur edhe në Dhjatën e Vjetër, së bashku me figurën e ndryshimit të ngjyrës. "Lahuni, pastrohuni, largoni nga prania ime ligësinë e veprimeve tuaja, mos bëni më keq. Mësoni të bëni të mirën, ... edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora, edhe sikur të ishin të kuqe të purpur, do të bëhen si leshi." (Isaia 1 v 16-18)

  1. Shoqërimi me vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit

Dhe ndërsa jemi mbuluar plotësisht nga uji, në çastin e pagëzimit në mënyrë simbolike ne vdesim, dhe ndërsa dalim nga uji, ne simbolikisht nisim një jetë të re. Me këtë ne e shoqërojmë veten me vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit. Për këtë apostulli Pal shkroi:

"Po a nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jezu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij? Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës. Sepse, nëse u bashkuam me Krishtin në një vdekje të ngjashme me të tijën, do të jemi edhe e ringjalljes së tij." (Romakëve 6 v 3-5)

Në pagëzim ne pësojmë një ringjallje të figurshme drejt një jete të re, dhe ndryshimi i botëkuptimit është kryesor në bindjen tonë ndaj Zotit.

Jezusi tha, "se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë." (Gjoni 3 v 5)

Pali u shkroi gjithashtu besimtarëve në Kolos për pagëzimin,

"Të varrosur bashkë në të në pagëzim, ju edhe u ringjallët bashkë me të, me anë të besimit në fuqinë e Perëndisë që e ka ringjallur prej së vdekurish. Dhe bashkë me të Perëndia ju dha jetë ju, që kishit vdekur në mëkate dhe në parethprerjen e mishit, duke jua falur të gjitha mëkatet." (Kolosianëve 2 v 12-13)

  1. Ne jemi të bashkuar në Krisht me anë të pagëzimit

Ne jemi të bashkuar me anë të pagëzimit në Krisht dhe kështu të lidhur më Krishtin si dhe me premtimet që Zoti bëri nëpërmjet tij,

"Sepse ashtu si trupi është një, por ka shumë gjymtyrë, dhe të gjitha gjymtyrët e të njëjtit trup, megjithëse janë shumë, formojnë një trup të vetëm, kështu është edhe Krishti. Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frym të vetëm në të njëjtin trup, qofshin Hebrenjtë apo Grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë jemi ujitur në të njëjtin Frymë." (1 Korintasve12 v 12-13)

"Ta dini, pra, se ata që janë nga besimi janë bij të Abrahamit." "Dhe premtimet iu bënë Abrahamit dhe pasardhjes së tij. Shkrimi nuk thotë: 'Edhe pasardhësve' si të ishin shumë, por të një të vetme: 'Dhe pasardhjes sate', pra Krishti." ... "Sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit te Jezu Krishti. Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur. Nuk ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezu Krishtin. Dhe, në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit." (Galatasve 3 v 7,16, 26-29)

Pali shkruan përsëri për ndryshimin që ndodh pas pagëzimit,

"Ju ishit në atë kohë pa Krishtin, të huaj në qytetërinë e Izraelit dhe të huaj për besëlidhjen e premtimit, pa pasur shpresë dhe duke qënë pa Perëndi në botë. Por tani, në Krishtin Jezus, ju që dikur ishit larg, u afruat me anë të gjakut të krishtit." "Ju, pra, nuk jeni më të huaj, as bujtës po bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjesëtarë të familjes së Perëndisë." (Efesianëve 2 v 12-13, 19)

  1. Një ndryshim padronësh - thirrje për ndarje

Lexo 2 Korintasve 6 v 24-18; 1 Gjoni 2 v 15-17

Zoti nuk është i kënaqur me idhujtarinë e botës. Njerëzit nga natyra janë shërbëtorë të mëkatit. Kur pagëzohemi ne ndryshojmë shërbimin tonë:

"... që ne të mos i shërbejmë më mëkatit. Në fakt, ai që ka vdekur është shfajësuar nga mëkati. Kështu edhe ju, konsideroheni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë, në Jezu Krishtin, Zotin tonë. Le të mos mbretërojë, pra, mëkati në trupin tuaj të vdekshëm, që t'i bindeni atij në epshet e veta ... A nuk e dini ju se nëse e tregoni veten shërbëtorë të atij që i bindeni, jeni shërbëtorë të atij që i bindeni,qoftë mëkatit për vdekje, qoftë dëgjesës për drejtësi? Por qoftë lavdëruar Perëndia, sepse ishit shërbëtorë të mëkatit, por iu bindët me zemër atij mësimi që iu është transmetuar. Dhe, mbasi u liruat nga mëkati, u bëtë shërbëtorë të drejtësisë." (Romakëve 6 v 6-7, 11-12, 16-18)

Pas pagëzimit ne nisim një jetë të re me bindje ndaj Zotit, që na lidh me dhuratën që ai na ka premtuar.

"Por tani, pasi u liruat nga mëkati dhe u bëtë shërbëtorë të Perëndisë keni për frytin tuaj shenjtërimin dhe për fund jeta e përjetshme. Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë. (Romakëve 6 v 22-23)

SHEMBULLI I NOEUT

Kjo është ajo që bëri Noeu. Bota e ditëve të tij ishte e mbushur me dhunë dhe ligësi. Noeu, ndërtoi një arkë, dhe kur pjesa tjetër e botës u shkatërrua nga uji i përmbytjes, Noeu dhe familja e tij hynë në arkë dhe shpëtuan.

"Në ditët e Noeut, ndërsa po ndërtohej arka, në të cilën, pak vetë, gjithsej tetë, shpëtuan nëpërmjet ujit, i cili është shëmbëllesa e pagëzimit (jo heqja e ndyrësisë së mishit, po kërkesa e një ndërgjegjeje të mirë te Perëndia), që tani na shpëton edhe ne me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit." (1 Pjetër 3 v 20-21)

Gjykimi i të ligjve, kur Krishti të kthehet, do të jetë i i menjëhershëm dhe përfundimtar, ashtu siç ishte në ditët e Noeut. Ashtu si Noeu shpëtoi në arkë, kështu edhe ne nëse jemi 'në Krisht' do të shpëtohemi. Ne kemi parë se mënyra për të qënë në Krisht është përmes njohurisë, besimit, pagëzimit dhe bindjes së vazhdueshme.

SA I RËNDËSISHËM ËSHTË PAGËZIMI?

Shumë mendojnë se për të ndryshuar mënyrën e jetesës, nuk është e nevojshme t'i nënshtrohemi këtij veprimi. Sa të gabuar janë këta, sa të paefektshme janë të gjitha përpjekjet e tyre për të vepruar drejt. Shqyrtoni rastin e Namanit nga Siria. (2 Mbretërve 5 v 1-27). Profeti Elise, një njeri i Zotit, i tha atij të lahej në lumin Jordan për të shëruar lebrën. Në fillim ai refuzoi, por kur shërbëtorët e tij i thanë t'i bindej detajeve të veçanta të thëna nga Zoti, ai u shërua menjëherë.

Nëse i bindemi plotësisht fjalës së Zotit, mund të ndryshojmë dhe të nisim jetën nga e para. Por ne mund të pyesim për mëkatet që bëjmë pas pagëzimit. Ne pamë se në pagëzim, jemi të shoqëruar me vdekjen e Jezu Krishtit dhe kjo ndodh vetëm njëherë, dhe të gjitha mëkatet na janë falur. Kështu, të gjitha ato gabime që bëjmë në jetën e re në Krisht janë falur me anë të lutjes me anë të Shpëtimtarit tonë. Kur ne pendohemi dhe kërkojmë faljen e mëkateve nga Zoti, të gjitha gabimet dhe mëkatet tona do të falen dhe prandaj ne mund të ecim të sigurt përpara.

Zoti na ka ofruar këtë mundësi të mrekullueshme përmes Fjalës së Tij. A e ndjeni të nevojshme të filloni një jetë të re? Me përvojën e gabimeve që keni bërë dhe dëshirën për të fshirë disa nga mëkatet e jetës tuaj të mëparshme, këtu keni një mundësi të filloni përsëri, dhe këtë herë jo në një jetë që të çon në varr, por në rrugën e pavdekësisë dhe në mbretërinë e lavdishme të Perëndisë. Rruga e Zotit është e vetmja mënyrë me të cilën ju mund të pajtoheni me Krijuesin tuaj.

Kjo është rëndësia e pagëzimit. Është një veprim i rëndësishëm bindjeje, një pjesë kryesore e rrugës së Zotit për shpëtim.

PËRMBLEDHJE

  1. Pagëzimi duhet të ndodhë vetëm pas një kuptimi dhe besimi të plotë të ungjillit.

  2. Pagëzimi kërkon një zhytje të plotë në ujë.

  3. Në aktin e pagëzimit-

    (a) mëkatet tona në mënyrë simbolike janë larguar

    (b) ne jemi shoqëruar me vdekjen dhe ringjalljen e Zotit Jezu Krisht

    (c) ne jemi të bashkuar në Krisht, dhe kështu të lidhur me premtimet e Zotit nëpërmjet Krishtit

  4. Ashtu si Noeu shpëtoi duke hyrë në arkë, kështu edhe ne duhet të hymë në Krisht nëpërmjet pagëzimit, me qëllim që të shpëtohemi nga gjykimi i ardhshëm.

  5. Pagëzimi është i domozdoshëm për shpëtim.

PJESË NGA BIBLA PËR TË LEXUAR

Zanafilla 6,7 dhe 8 Marku 26 Veprat 8 dhe 22

Mësimi 11: Pyetje

Nënvizo përgjigjen e drejtë për çdo pyetje dhe shkruajini ato në Fletën Përmbledhëse të Përgjigjeve në faqet e mesit.

  1. Fjala 'pagëzim' do të thotë:

    (a) Spërkatje (b) Derdhje (c) Zhytje (d) Lagem

  2. Kush e pagëzoi eunukun Etiopas?

    (a) Stefani (b) Pali (c) Filipi (d) Barnaba

  3. Cilat vargje në Bibël na tregojnë për udhëzimet e dishepujve në lidhje me predikimin e ungjillit?

    (a) Marku 15 v 15-16 (b) Marku 16 v 15-16 (c) Marku 5 v 15-16 (d) Marku 6 v 15-16

  4. Cilët nga tre të mëposhtmit u pagëzuan?

    (a) Pilati (b) Pali (c) Roja i burgut në Filipi (d) Lidia

  5. Kur duhet të ndodhë pagëzimi i vërtetë?

    (a) Në lindje (b) Në vdekje (c) Pas mbarimit të shkollës (d) Kur kemi një kuptim dhe besim të plotë të planit të Zotit për shpëtim

  6. Çfarë përfaqson akti i pagëzimit?

    (a) Dhuratën e Zotit (b) Vdekjen e personit (c) Arkën e Noeut (d) Vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit

  7. Cili kapitull në Bibël shpjegon kuptimin e pagëzimit? (a) Romakëve 6 (b) Ruthi 4 (c)Zbulesa 6 (d) Kolosianëve 4

  8. Cila ngjarje është përdorur nga Pjetri për të dhënë një paralelizëm me aktin e pagëzimit?

    (a) Kalimi përmes Detit të Kuq tek Eksodi (b) Kalimi i Lumit Jordan drejt Tokës së Premtuar (c) Furnizimi me ujë në shkretëtirë (d) Ndërtimi i një arke nga Noeu në kohën e përmbytjes

  9. Çfarë veprimi bindjeje kërkon Zoti nga ju, që të mund të përfitoni një vend në Mbretërinë e Tij të ardhme?

    (a) Dashuri (b) Besim (c) Besim dhe pagëzim (d) Ndershmëri

  10. Dëshironi të mësoni më shumë për mesazhin e Zotit dhe të kuptoni se duhet të pagëzoheni?

    (a) Po (b) Jo (c) Nuk jam i sigurt (d) Ndoshta

previous page table of contents next page