MËSIMI 10 - Ungjilli
Në këtë mësim do të përmbledhim shumë nga faktet të cilat i kemi studiuar në mësimet e mëparshme.
Fjala
Angleze 'Ungjilll' vjen nga dy fjalë të vjetra angleze 'shqiptim i
mirë', që do të thotë 'lajm i mirë' ose siç është përdorur shpesh herë
në Dhjatën e Re "lajme të gëzuara". Ky është një përkthim i mirë i
fjalës greke 'enagelion'.
THELBI I MËSIMEVE TË JEZUSIT
Mateu,
Marku, Lluka dhe Gjoni na tregojnë se si Jezusi shkoi kudo në tokën e
Izraelit, për të predikuar ungjillin - lajmin e mirë - të mbretërisë që
do të vijë.
"Dhe
Jezusi kalonte nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat, duke i mësuar në
sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë." (Mateu 9 v
35).
"Jezusi erdhi në Galile duke predikuar ungjillin e mbretërisë së Perëndisë." (Marku 1 v 14)
"Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillëzuar të varfërit." (Lluka 4 v 18)
"Sepse
Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që,
kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme".
(Gjoni 3 v 16)
"Ti thua se unë jam mbret; për
këtë unë kam lindur dhe për këtë unë kam ardhur në botë; që të dëshmoj
për të vërtetën". (Gjoni 18 v 37)
DISHEPUJT PËRHAPËN UNGJILLIN
Kur
Jezusi u dha lajmin e mirë dishepujve, i dërgoi ata për t'i mësuar të
tjerët. "Dhe i nisi të predikojnë mbretërinë e Perëndisë dhe të
shërojnë të sëmurët". (Lluka 9 v 2).
Pas
vdekjes dhe ringjalljes se tij, Jezusi u tha dishepujve të predikonin
të njëjtën gjë, "Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo
krijese; ai që beson dhe është pagëzuar, do të jetë i shpëtuar." (Marku
16 v 15-16)
Nga fjalët e fundit kuptojmë se ne duhet të njohim, të besojmë dhe t'i bindemi ungjillit me qëllim që të shpëtojmë.
PUSHTETI I UNGJILLIT
Për shkak të kësaj, apostulli Pal shkroi;
"Në
fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e
Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë Judeun e pastaj
Grekun." (Romakëve 1 v 16)
Ne duhet të kuptojmë qartë lajmin e mirë që na mësuan Jezusi dhe apostujt. Pali shkroi përsëri;
"Por,
edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t'ju predikonte një ungjill të
ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar." (Galatasve 1 v
8)
ÇFARË KUPTONIN DISHEPUJT ME 'UNGJILLIN' ?
Dishepujt
shkuan për të predikuar lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë para
se Jezusi të kryqëzohej. Çfarë kuptonin ata me fjalën 'lajm i mirë'?
Kur dy nga ata folën me Jezusin pas ringjalljes së tij, ata i thanë:
"Çështjen
e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në
fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit ... Por ne kishim
shpresë se ai do të ishte ky që do ta çlironte Izraelin." (Lluka 24 v
19&21)
Pikërisht përpara se Jezusi të
ngjitej në qiell "ata e pyetën duke i thënë: Zot, a do ta rivendosësh
në këtë kohë mbretërinë e Izraelit?" (Veprat 1 v 6).
Ata
prisnin që Jezusi të vendoste mbretërinë e Perëndisë menjëherë, dhe ky
ishte një lajm vërtet i mirë. Jezusi u tha se nuk kishte ardhur ende
koha. "Nuk ju takon juve të dini kohët dhe momentet e përshtatshme, që
ka përcaktuar Ati me autoritetin e vet." (Veprat 1 v 7)
PREMTIMET E ZOTIT
Ndërsa dishepujt panë Jezusin duke u ngjitur, dy engjëj qëndruan pranë tyre dhe thanë,
"Ky
Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të
njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell. (Veprat 1 v
11)
Ky premtim është tema e përsëritur e
mësimeve të apostujve, ashtu siç e lexojmë në Veprat e Apostujve dhe
letrat e tyre. Ata prisnin kthimin e Jezusit, për të përmbushur të
gjitha premtimet që Zoti kishte bërë lidhur me mbretërinë e Tij.
Por,
megjithëse fjala 'ungjill' gjendet vetëm në Dhjatën e Re, lajmi i mirë
i mbretërisë së Perëndisë është baza e të gjitha pemtimeve të Zotit që
nga fillimi.
UNGJILLI NË EDEN
Në fillim, pas mosbindjes së Adamit dhe Evës ndaj urdhrave të Zotit, kujtojmë fjalët e Tij drejtuar gjarprit:
"Dhe
unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe
farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të
plagosësh thembrën e farës së saj." (Zanafilla 3 v 15)
Ky
ishte lajmi i mirë, se forca e mëkatit dhe vdekjes më në fund do të
shkatërrohej. Kjo ishte puna që erdhi të bënte Jezusi. Shih Hebrenjve 2
v 14-15.
UNGJILLI NDAJ ABRAHAMIT
Ne
kemi studiuar premtimet që Zoti i bëri Abrahamit. Apostulli Pal shkroi,
"Dhe Shkrimi, duke parashikuar se Perëndia do t'i shfajësonte kombet me
anë të besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: Të gjitha
kombet do të bekohen në ty".(Galatasve 3 v 8)
Kur
Jezusi të kthehet, ai do të ngrejë Abrahamin nga vdekja dhe të gjitha
premtimet e Zotit bërë Abrahamit, do të përmbushen me çdo detaj.
Këto
premtime iu pohuan Isakut dhe Jakobit dhe ata gjithashtu do të ngrihen
nga vdekja me kthimin e Jezusit, dhe do të marrin vende nderi në
Mbretërinë e Perëndisë. (Mateu 8 v 11)
UNGJILLI NDAJ DAVIDIT
Lajmi i mirë i mbretërisë së Perëndisë iu dha Davidit nga profeti Nathan - Lexo 2 Samuelit 7 v 12-16.
"Unë
do të ngre mbas teje pasardhësit e tu ... unë do ta bëj të qëndrueshëm
për gjithnjë fronin e mbretërisë së tij ... shtëpia jote dhe mbretëria
jote do të bëhen të qëndrueshme për gjithnjë para meje, dhe froni yt do
të jetë i qëndrueshëm për gjithnjë."
Megjithëse
Izraelitët më pas e braktisën Perëndinë, Ai nuk i harroi premtimet e
Tij. Ne i shohim ato shpesh herë në Psalmet e Davidit dhe në shkrimet e
profetëve. Zoti, nëpërmjet profetit Ezekiel, foli me Zedekian mbretin e
fundit të Judesë, "Shkretim, shkretim, shkretim, unë do ta kryej. Dhe
ajo nuk do të restaurohet më, deri sa të vijë ai të cilit i përket
gjykimi dhe të cilit do t'ja jap." (Ezekiel 21 v 32)
Kur Jezusi erdhi, engjëlli e përtëriu premtimin bërë Maries,
"Ai
do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti
Perëndi do t'i japë fronin e Davidit, atit të tij; dhe do të mbretërojë
mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë
kurrë të sosur".(Lluka 1 v 32-33)
UNGJILLI PËR NE
Ky
është lajmi i mirë i Mbretërisë së Perëndisë, që vjen tek ne në
mesazhin e Biblës. Jezusi së shpejti do të kthehet në tokë, për të
vendosur mbretërinë e Perëndisë. Lexo Mateu 25. Tre shëmbëlltyrat e
këtij kapitulli na mësojnë të vështrojmë, të punojmë dhe të reflektojmë
dashurinë e Krishtit nëse duam të kemi pjesë në mbretërinë e Perëndisë.
-
Shëmbëlltyra e dhjetë virgjëreshave
Ato
që u përgatitën dhe ishin të kujdesshme ishin ftuar në festën e
martesës, por, ato vaji i të cilave u mbarua e gjetën derën mbyllur.
-
Shëmbëlltyra e talentave
Përdorimi
i mundësive tona do të njihen nga Jezusi, dhe ai do të shpërblejë ata
që i kanë përdorur këto aftësi dhe mundësi sa më mirë.
-
Shëmbëlltyra e bariut që ndan delet
Bariu
i Mirë i njeh delet e tij dhe i kupton përpjekjet e tyre. Ai i njeh ata
që janë përpjekur të ndihmojnë vëllezërit e tyre dhe e pranon këtë
ndihmë sikur është bërë për të.
ÇFARË DUHET TË BËJMË ?
Ne
duhet të pendohemi, të ndryshojmë rrugën tonë, "U mbush koha dhe
mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni ungjillin."
(Marku 1 v 15)
"Pendohuni, pra, dhe kthehuni
që të shlyhen mëkatet tuaja, dhe që të vijnë kohët e flladit nga prania
e Zotit, dhe ai të dërgojë Jezu Krishtin që ju ishte predikuar më parë
juve." (Veprat 3 v 19-20)
"Perëndia, pra, duke
kaluar përmbi kohërat e padijes, i urdhëron të gjithë njerëzit dhe kudo
që të pendohen, sepse ai ka caktuar një ditë në të cilën do të gjykojë
me drejtësi botën me anë të atij njeriu të cilin ai e ka caktuar."
(Veprat 17 v 30-31)
Ne duhet të ndjekim
Jezusin - të ndryshojmë zemrat dhe mendjet tona - të rilindim përmes
pagëzimit dhe mësimi tjetër do të na tregojë se çfarë nënkupton kjo.
Kjo gjithashtu është e rëndësishme,
"Sepse të
gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur ... Dhe,
në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe
trashëgimtarë sipas premtimit." (Galatasve 3 v 27-29)
Ky
është ungjilli, lajmi i mirë i mbretërisë së Perëndisë. Ne, ashtu si
dishepujt, presim që kjo të përmbushet sa më shpejt. Prandaj ne lutemi
ashtu si Jezusi i mësoi pasuesit e tij, "ardhtë Mbretëria jote".
"Ati
ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u
bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë. Na jep çdo ditë bukën tonë
të nevojshme. Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët
tanë; dhe mos lejo që të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu".
(Lluka 11 v 2-4)
PËRMBLEDHJE
-
Fjala 'ungjill' do të thotë 'lajm i mirë'.
-
Lajmi i mirë i mbretërisë së ardhshme të Perëndisë ishte tema kryesore e mësimeve të Jezusit dhe dishepujve të tij.
-
Njohuria, besimi dhe bindja ndaj ungjillit janë të domozdoshme për të fituar shpëtimin.
-
Ungjilli mësohet kudo nëpër Shkrime, në Dhjatën e Vjetër dhe Dhjatën e Re.
-
Lajmi i mirë ende po na predikohet ne.
-
Ne mund të fitojmë një vend në Mbretërinë e Perëndisë, nëse dëgjojmë, kuptojmë dhe i bindemi mesazhit të ungjillit.
-
Ne
duhet të japim një përgjigje pozitive ndaj thirrjes së ungjillit, ashtu
si Abrahami dhe të gjithë shërbëtorët besnikë të Zotit në të kaluarën.
PJESË NGA BIBLA PËR TË LEXUAR
2 Samuelit 7 Psalmi 96 Isaia 55 Veprat 9 Psalmi 1
|
Mësimi 10: Pyetje
Nënvizo përgjigjen e drejtë për çdo pyetje dhe shkruaji ato në Fletën Përmbledhëse të Përgjigjeve në fletët e mesit.
-
Fjala 'ungjill' do të thotë: (a) Lajme (b) Lajme të mira (c) Zoti shqipton (d) Mesazh
-
Cilat
nga vargjet në vazhdim na tregojnë se Jezusi predikoi Ungjillin e
Mbretërisë? (a) Mateu 1.14 (b) Marku 1.14 (c) Lluka 1.14 (d) Gjoni 1.14
(e) Mateu 3.16 (f) Marku 3.16 (g) Lluka 3.16 (h) Gjoni 3.16 (i) Mateu
4.18 (j) Marku 4.18 (K) Luka 4.18 (l) Gjoni 4.18 (m) Mateu 9.35 (n)
Marku 9.35 (o) Lluka 9.35 (p) Gjoni 9.35
-
Kush tjetër predikoi ungjillin përveç Jezusit? (a) Priftërinjtë Judenj (b) Dishepujt (c) Udhëheqësi Romak (d) Njerëzit e Ditur
-
Kur
do të vendoset Mbretëria e Perëndisë në tokë ? (a) Ne nuk e dimë (b)
Kur Jezusi të kthehet në tokë (c) Ajo tashmë është vendosur (d) Nuk do
të vendoset
-
Kush ju tha dishepujve,
kur ata po shikonin Jezusin të shkonte në qiej, se ai do të kthehej
përsëri? (a) Zoti (b) Një engjëll (c) Jezusi (d) Dy engjëj
-
Si
mund të merrni premtimin e shpëtimit të ofruar në Bibël? (a) Duke u
bërë të mira miqve tanë (b) Duke ndarë të gjithë pasurinë tonë (c) Duke
iu bindur ligjeve të vendit (d) Duke njohur, besuar dhe duke iu bindur
ungjillit
-
Cili premtim i Zotit
parashikoi se fuqia e mëkatit dhe e vdekjes do të jetë një mundim për
racën njerëzore? (a) Premtimi në Eden (b) Premtimi bërë Abrahamit (c)
Premtimi ndaj Noeut (d) Premtimi bërë Davidit
-
Cili
varg në Dhjatën e Re na tregon se Ungjilli iu predikua Abrahamit? (a)
Galatasve 8.3 (b) Galatasve 3.8 (c)Romakëve 8.3 (d) Romakëve 3.8.
-
Cili profet i Zotit i tha Davidit lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë? (a) Danieli (b) Isaia (c) Elija (d) Nathani
-
Cili
dishepull e ndihmoi Saulin (Palin) të pagëzohej siç shkruhet tek Veprat
kapitulli 9 ? (a) Pjetri (b) Andreu (c) Anania (d) Gjoni