MËSIMI 12 - Mbretëria e Perëndisë
Kur Krishti të kthehet - një mësim i mëparshëm
tregoi se kjo do të ndodhë së shpejti - puna e tij e parë do të jetë të
ringjallë të vdekurit.
"Shumë nga ata që flenë në pluhurin e tokës do të zgjohen". (Daniel 12 v 2)
"Dhe
këtë po j'ua themi me fjalën e Zotit: ne të gjallët, do të mbetemi deri
në ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që kanë fjetur, sepse
Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë,
do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen
të parët." (1 Thesalonikasve 4 v 15-16)
Më pas
do të vijë gjykimi, dhe shpërblimi për jetën e përjetshme do t'u jepet
njerëzve të drejtë të cilët do të ndihmojnë për qeverisjen e mbretërisë
së Perëndisë.
Bibla premton se mbretërimi i Krishtit, do të shohë fundin e së keqes e cila tashmë korrupton botën.
KUSHTET NË MBRETËRI
Atje nuk do të ketë më shtypje (Psalmi 72 v 4) dhe as luftë,
"Ai
do të sigurojë drejtësi midis kombeve dhe do të qortojë shumë popuj. Do
t'i farkëtojnë shpatat e tyre duke i kthyer në plugje dhe heshtat e
tyre në drapinj; një komb nuk ka për të ngritur shpatën kundër një
kombi tjetër dhe nuk do të mësojnë më luftën." (Isaia 2 v 4)
Mbretërimi i Zotit do të jetë i drejtë.
"I
dashuri i tij do të qëndrojë në frikën nga Zoti, nuk do të gjykojë nga
pamja, nuk do të japë vendime sipas fjalëve që thuhen, por do t'i
gjykojë të varfërit dhe do të marrë vendime të drejta për njerëzit e
përulur të vendit." (Isaia 11 v 3-4)
Sëmundjet do të kontrollohen dhe nuk do të ketë më,
"Atëherë
do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhëve; atëherë
çalamani do të kërcejë si një dre dhe gjuha e memecit do të bërtasë nga
gëzimi."(Isaia 35 v 5-6)
Shumë vende sot
vuajnë nga uria dhe mijra njerëz vdesin çdo ditë. Por në ato ditë nuk
do të ketë më uri. Rënia e shiut në shkretëtirë do të bëjë që bimët të
rriten edhe në këto vende.
"Sepse do të dalin
ujëra në shkretëtirë dhe përrenj në vendin e vetmuar. Vendi i thatë do
të bëhet pellg dhe toka e etur për ujë burim ujërash." (Isaia 35 v 6-7)
"Do të ketë bollëk gruri mbi tokë, në majat e maleve; kallinjtë e tij do të valëviten si drurët e Libanit." (Psa72 v 16)
Së fundi, vetë vdekja do të shkatërrohet.
"Pastaj
do të vijë fundi, kur ai do t'ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë Atë,
pasi të ketë asgjësuar çfarëdo sundimi, çdo pushtet e fuqi. Sepse duhet
që ai të mbretërojë, derisa t'i vërë të gjithë armiqtë e tij nën këmbët
e veta. Armiku i fundit që do të shkatërrohet është vdekja." (1
Korintasve 15 v 24-26)
"Dhe Perëndia do të
thajë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë
as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan." (Zbulesa 21 v
4)
Është e qartë se pse kjo njohuri për
mbretërinë e Perëndisë është quajtur Ungjill - ne mësuam se kjo fjalë
nënkupton 'Lajm i mirë'.
SHPËTIMI
Pas
ringjalljes së tij, Jezusi i dërgoi dishepujt nëpër botë duke ju thënë,
"Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese; ai që
beson dhe është pagëzuar, do të jetë i shpëtuar." (Marku 16 v 15-16)
Është
e qartë se pagëzimi duhet të pasohet me besimin e ungjillit. Vargu
vazhdon - "por ai që nuk ka besuar, do të jetë i dënuar".
Në
ditën e Rrëshajëve, apostulli Pjetër foli për ringjalljen e Jezusit dhe
shpresën për Ardhjen e Dytë të tij. Njerëzit që dëgjuan u prekën nga
kjo dhe pyetën se ç'duhet të bënin. Atyre iu thanë të pendohen dhe të
pagëzohen. Të pendohesh do të thotë të ndryshosh mendjen - dhe të
nisësh nga e para.
"Dhe ata që e pranuan
fjalën e tij me gëzim, u pagëzuan ...Ata ishin ngulmues në zbatimin e
mësimit të apostujve, në bashkësi, në thyerjen e bukës dhe në
lutje."(Veprat 2 v 41-42)
Vini re të njëjtin
urdhër - të kuptosh dhe besosh (që është besimi) të ndjekur me bindje
gjatë pagëzimit. Më pas, vjen një përpjekje e vazhdueshme nga besimtari
për ta jetuar jetën në një mënyrë që e kënaq Zotin.
Kështu, kristiani i pagëzuar i quajtur si "i ringjallur me Krishtin", mund të presë me besim të plotë ardhjen e Mbretit.
"Në
qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku
Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë, kini në mend gjërat që
janë lart, jo ato që janë mbi tokë, sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj
është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë. Kur të shfaqet Krishti,
jeta jonë, atëherë edhe ju do të shfaqeni në lavdi bashkë me të."
(Kolosianëve " 3 v 1-4)
FALJA E MËKATEVE
Nëse
gjatë kohës që ne presim Krishtin, një kristian bën gabime, ai e di se
Jezusi është një mbrojtës në emër të tij, sepse ai e di se çfarë është
tundimi. Në letrën drejtuar Hebrenjve, përmendet se Prifti ynë i Lartë
u tundua në të njëjtën mënyrë si ne, por ai mundi të rezistonte dhe nuk
mëkatoi. (Hebrenjve 4 v 15). Kristiani duhet të jetë i sigurt se lutjet
e tij do të dëgjohen.
"Le t'i afrohemi, pra,
me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të
pasur ndihmë në kohë nevoje."(Hebrenjve 4 v 16)
DHURATA E PERËNDISË
Ne
nuk mund t'ia dalim në krye vetëm me përpjekjet tona. Është vetëm për
shkak të dashurisë dhe mëshirës së Zotit, që ne të fitojmë shpëtimin
nëpërmjet Krishtit. Kështu, apostulli Pal shkroi, "Ju në fakt, jeni të
shpëtuar me anë të hirit nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po
është dhurata e Perëndisë." (Efesianëve 2 v 8)
"Dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë." (Romakëve 6 v 23)
HAPI TJETËR
Tani
ju keni përfunduar dymbëdhjetë mësimet e kësaj faze udhëzimi. Ju lexuat
në këto mësime një përshkrim të shkurtër të asaj që mëson Bibla për
Zotin dhe qëllimin e tij me tokën. Ju mund të jeni si disa njerëz të
Athinës që dëgjuan Palin dhe "Kur dëgjuan të flitej për ringjalljen e
të vdekurve, disa e përqeshën dhe të tjerë thoshin: Do të dëgjojmë
përsëri për këtë gjë". (Veprat 17 v 32) Me fjalë të tjera ata ishin të
gëzuar që dëgjuan, por nuk ishin të interesuar për të vazhduar këto
mësime.
Por ju mund të jeni si njerëzit e
Bereas që vizitoi apostulli, të cilët "i shqyrtuan çdo ditë Shkrimet
për të parë nëse këto gjëra ishin ashtu." (Veprat 17 v 11)
Cilitdo
grup njerëzish t'i përkisni, qëllimi i Zotit përsëri do të përmbushet.
Pjetri shkroi se në ditët e fundit, njerëzit do të tallen me idenë e
kthimit të Krishtit. Pjetri thotë se ata u tallën me predikimin e
Noeut, por kur dita e caktuar erdhi, shiu nisi. Në të njëjtën mënyrë,
nëse njerëzit do të vënë re ose jo,
"Dita e Zotit do të vijë" (2 Pjetër 3 v 9-10)
NJË MESAZH SPECIAL PËR JU
Apostulli
përfundon letrën duke thënë se duke i ditur këto, "Si të mos duhet të
keni një sjellje të shenjtë dhe të perëndishme?" (2 Pjetër 3 v 11)
Kësaj
pyetje, secili duhet t'i përgjigjet në mënyrë individuale. Ne besojmë
se ju do të "jeni përpara tij të papërlyer dhe të paqortueshëm, në
paqe." (2 Pjetër 3 v 14)
PJESË NGA BIBLA PËR TË LEXUAR
Isaia 65 v 17-25 Romakëve 13 Efesianëve 5
Isaia 66 v 1-2 Kolosianëve 3 2 Pjetër 3
Isaia 2
|
MËSIMI 12: Pyetje
Nënvizo përgjigjen e drejtë për çdo pyetje dhe shkruajini ato në Fletën Përmbledhëse të Përgjigjeve në faqet e mesit.
-
Cila
do të jetë puna e parë e Jezusit, kur ai të kthehet në tokë? (a) T'i
thotë të gjithëve se ka erdhur (b) Të ringjallë të vdekurit (c) T'i
gëzojë të gjithë (d) Të shkatërrojë të ligjtë
-
Cilat
nga kushtet e mëposhtme do të egzistojnë në Mbretërinë e Perëndisë? (a)
Nuk ka më luftë (b) S'ka më sëmundje (c) Nuk do të ketë më uri dhe
thatësirë
-
Në cilën ditë feste
apostulli Pal u tha njerëzve për ardhjen e dytë të Jezusit siç
përmendet në Veprat 2 ? (a) Pashkës (b) Rrëshajëve (c) Purimit (d)
Tabernakujve
-
Si duhet ta jetojë
jetën një besimtar i pagëzuar? (a) Në izolim (b) Në një mënyrë që e
kënaq Zotin (c) Në një punë të rëndësishme
-
Si
mund të kërkojë faljen e mëkateve një Kristian? (a) Me anë të
sakrificës (b) Me anë të së dhjetës (c) Me anë të ofertave (d) Me anë
të lutjes
-
Cila është dhurata e Zotit e përmendur tek Romakëve 6? (a) Jeta e përjetshme përmes Jezusit (b) Krijimi (c) Bibla (d) Stinët
-
Çfarë
bënë njerëzit në Athinë kur dëgjuan predikimin e Palit? (a) E qëlluan
me gurë Palin (b) Thanë, 'Do të dëgjojmë përsëri për këtë gjë (c) E
lavdëruan Palin (d) E respektuan Palin
-
Çfarë
bënë njerëzit në Berea kur dëgjuan predikimin e Palit? (a) Kënduan
lavde (b) I shqyrtuan shkrimet çdo ditë (c) Predikuan (d) Shitën gjithë
pasurinë
-
Cilat nga të mëposhtmet
janë qënie njerëzore që nuk mund të parandalojnë ngjarjet? (a) Ndotja
(b) Themelimi i Mbretërisë së Perëndisë (c) Urrejtja (d) Kthimi i
Jezusit
-
Cili apostulli i Jezusit
thotë se duhet të përpiqemi të jemi të pafajshëm në jetën tonë para
Zotit? (a) Pali (b) Filipi (c) Gjoni (d) Pjetri