MËSIMI 1 - Bibla
Bibla pohon gjëra të mëdha. Ajo shpall qartë se
autori i saj është Zoti- Krijuesi i universit. Ajo pohon se zbulon
Zotin dhe qëllimin e Tij dhe flet me autoritet. Nëse ky pohim nuk mund
të vërtetohet, atëherë Bibla është mashtrimi më mizor dhe më i madh që
i është bërë ndonjëherë njerëzimit. Nëse pohimet e Biblës vërtetohen,
atëherë ne zotërojmë thesarin më të madh të botës.
Bibla,
si Fjala e vërtetë e Zotit, përmban çelësin e paqes dhe lumturisë. Ajo
i përgjigjet pyetjes më të ngatërruar që ka të bëjë me kuptimin dhe
qëllimin e egzistencës sonë dhe rezultatit përfundimtar të luftës midis
të mirës dhe së keqes.
LE TË SHOHIM MË NGA AFËR ATË QË AJO POHON
Pali,
autori i Dhjatës së Re, thotë, "I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga
Perëndia’’ (2 Timoteut 3 v 16). Çdo fjalë e dorëshkrimeve origjinale
është shkruar direkt nën udhëheqjen Hyjnore. Apostulli Pjetër theksonte
të njëjtin fakt, "Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i
njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga
Fryma e Shenjtë-Versioni i Përpunuar (2 Pjetrit 1v 21).
Këta
dy apostuj pohojnë autoritetin Hyjnor për shkrimet e Dhjatës së Vjetër,
të shkruara disa shekuj përpara kohës së tyre. Ky autoritet Hyjnor
është përgjegjës për harmoninë e plotë që zbulohet në Bibël. Autorët e
Biblës ishin të ndarë nga koha, edukimi, profesioni, përvoja dhe pozita
shoqërore, megjithatë, të gjitha shkrimet e tyre kombinohen për të
formuar një Libër të vetëm.
PËRSE ËSHTË SHKRUAR BIBLA
Bibla
na tregon si filloi egzistenca e shoqërisë njerëzore, dhe se si plani i
Zotit për shpëtimin do të na çojë tek fitorja përfundimtare e së mirës
mbi të keqen, dhe për shfarosjen e çdo gjurme të mëkatit dhe të keqes.
Qëllimi kryesor i Biblës është t'i bëjë të njohur njerëzimit të dënuar,
këtë rrugë të shpëtimit përmes Krishtit Jezus. Dhjata e Vjetër dhe e Re
kombinohen dhe e prezantojnë Jezusin, si të vetmin Shpëtimtar të
njerëzimit."
Këto gjëra janë shkruar që ju të
besoni se Jezusi është Krishti , Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar,
ta keni jetën në emër të tij" ( Gjoni 20 v 31 ). Në faqet e Biblës ne
zbulojmë të gjitha mësimet e nevojshme për kulturën e njeriut,
përkufizimet Hyjnore të së mirës e të keqes, dhe detyrën e njeriut ndaj
Zotit dhe njerëzve të tij (2 Timoteut 3 v 15-17).
Së
fundi, Bibla është shkruar të na tregojë gjerësisht se çfarë do të
sjellë e ardhmja, që ne të përgatitemi për ardhjen e Krishtit (2
Pjetrit 1 v 19).
PËRMBAJTJA E BIBLËS
Bibla
është një koleksion librash i ndarë në dy pjesë kryesore. Librat e
Dhjatës së Vjetër janë shkruar përpara kohës së Krishtit, kurse ato të
Dhjatës së Re, pas kohës së Krishtit. Gjithsej janë 66 libra. Ju do të
shihni një listë të tyre në fillim të Biblës. Ato janë shkruar nga
rreth 40 autorë të ndryshëm, në një periudhë prej 1 500 vjetësh. Ato u
shkruan në një numër të ndryshëm vendesh - të tillë si në Izrael,
Egjipt, Itali dhe Babiloni.
Të gjithë këta
libra përqëndrohen në një temë kryesore - në temën për të zbuluar
qëllimin e Zotit me njeriun, që në fillim, të regjistruar tek
Zanafilla, në kohën kur “Mbretëritë e botës u bënë mbretëri të Zotit
tonë dhe të Krishtit të tij; dhe ai do të mbretërojë në shekuj të
shekujve" ( Zbulesa 11 v 15).
DHJATA E VJETËR
Librat e Dhjatës së Vjetër përmblidhen në katër pjesë kryesore:
(a) LIBRAT E MOISIUT
Libri
i parë është quajtur Zanafilla, që do të thotë fillim. Ai na tregon për
marrëdhëniet Zotit me njeriun e parë në tokë. Pastaj vjen Eksodi,
Levitiku, Numrat, dhe Ligji i Përtërirë. Ato tregojnë se si Zoti e
thirri Abrahamin, bëri një besëlidhje me të dhe pasardhësit e tij, i
nxori ata nga Egjipti dhe u dha atyre tokën që tani quhet Izrael.
-
LIBRAT HISTORIKË
Këta,
që nga Libri i Jozueut deri tek Libri i Esterit janë një regjistrim i
historisë të Izraelitëve (ose Judenjve) dhe tregon për mardhëniet e
Zotit me ta.
(c) LIBRAT POETIKË
Libri
i Jobit, Psalmet, Fjalët e urta, Predikuesi dhe Kantiku i Kantikëve u
shkruan në Hebraisht (gjuha e Izraelitëve) në formë poetike. Ato
përmbajnë shumë mësime të rëndësishme për rrugët e Zotit, si dhe për
ndjenjat dhe detyrat e njeriut.
LIBRAT E PROFETËVE
Fjala profet do të thotë parashikues-,dikush që ka aftësi depërtuese
ose vegime, jo vetëm për ngjarjet në të ardhmen, por gjithashtu për
nevojën e njerëzve për Perëndinë. Pas librave të gjatë si Isaia,
Jeremia dhe Ezekieli, janë disa libra më të shkurtër.
DHJATA E RE
(a) SHËNIMET E UNGJILLIT
Këto janë katër përshkrime të ndara të jetës së Krishtit, të shkruara
nga Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni; secili tregon ungjillin (lajmin e
mirë) sipas mënyrës së vet.
(b) LIBRI I QUAJTUR "VEPRAT E APOSTUJVE"
Ky është shkruar nga Luka dhe tregon se çfarë ndodhi pasi Jezu Krishti
u ngjall nga vdekja. Ne na është thënë se si u formuan kishat e para,
ndërsa apostujt përhapën lajmin e mirë nëpër Perandorinë Romake.
(c) LETRAT
Këto u shkruan nga disa apostuj për të ndihmuar besimtarët e hershëm në kishat e vogla dhe të shpërndara.
(d) LIBRI I ZBULESËS
Ky ishte mesazhi i fundit i Jezusit, i dhënë apostullit Gjon në vegim.
JEZU KRISHTI BESOI ÇDO FJALË TË DHJATËS SË VJETËR
Jezu
Krishti është figura qëndrore e planit të Biblës, dhe kur ai lindi,
Dhjata e Re nuk egzistonte. Shkrimet që ai përdori dhe studioi ishin
Dhjata e Vjetër. Jezusi i besoi këto Shkrime, dhe i bazoi mësimet e tij
në to, si dhe i pranoi ato me autoritet të padiskutueshëm. Shihni këto
fragmente: Gjoni 5 v 46-47; Luka 24 v 27; Luka 24 v 44 -48; Mateu 22 v
29; Marku 7 v 6-13.
Jezusi flet për Abrahamin,
Isakun, Jakobin, Davidin dhe Solomonin, si dhe për shumë njerëz të
tjerë për të cilët ne lexojmë në Dhjatën e Vjetër, dhe e bazoi mësimin
e tij në faktin se këta njerëz ishin të vërtetë, dhe se e gjithë Dhjata
e Vjetër është Fjala e Perëndisë.
BIBLA NUK MUND TË PROVOHET SE ËSHTË E GABUAR
Të
gjitha zhvillimet e mendimit dhe të teknologjisë moderne, janë
kombinuar për të treguar, se shënimet e Biblës janë të vërteta. Shumë
kundërshtarë të Biblës, duke përfshirë disa njerëz shumë të zgjuar,
janë përpjekur ta nxjerrin atë të gabuar, por të gjithë kanë dështuar.
Përderisa e vërteta nuk mund të kundërshtojë vetveten, ne natyrisht
duhet ta pranojmë Fjalën e Zotit të jetë në harmoni me njohuritë
shkencore.
Një tjetër evidencë e autoritetit
të Biblës, është mënyra me të cilën ajo është mbrojtur gjatë shekujve.
Bibla i ka qëndruar triumfisht çdo përpjekjeje të njeriut për ta
rrëzuar atë. Ajo është shtypur dhe ndaluar nga njerëz të zakonshëm;
botime të tëra të saj janë djegur dhe shumë libra janë shkruar me
qëllim për ta hedhur poshtë. Asnjë libër tjetër nuk i është nënshtruar
një kundërshtimi të tillë të vazhdueshëm dhe të vendosur: Por Bibla
ende qëndron e palëvizshme.
Vjetërsia e madhe
e Biblës, mbrojtja e saj dhe ndikimi mbi qëniet njerëzore, janë faktorë
që nuk mund të injorohen. Qartësia e zbulimeve arkeologjike nga njerëz
të tillë si Rawlinson, Layard, Smith, Woolley dhe Kenyon, në Egjipt,
Ninive, Asiri, Babiloni, Ur, Siri, Lebanon dhe Izrael janë të gjitha
pohime që të bien në sy për vërtetësinë e historisë të Biblës.
Ekspozitat në muzeume kudo nëpër botë e tregojnë këtë qartë.
Mbishkrimet e popujve që luftuan kundër Izraelit, konfirmojnë
përshkrimet e Biblës së bashku me ngjarjet dhe zakonet e hershme, si
dhe shprehitë e vendit. Arkeologjia e sotme vazhdon të shtojë materiale
që mbështesin arsyet tona për të besuar të vërtetën e të gjithë Biblës.
Madje
dhe kritika, që ka të bëjë me kujdesin e kopistëve Judenj për shkrimet
origjinale, janë mahnitur me zbulimin e shkrimeve të vjetra. Zbulimi i
shquar më 1947 i Pergamenave të Detit të Vdekur, ka dhënë më shumë
prova të vlefshme për saktësinë e Biblës. Këto dorëshkrime janë disa
nga më të hershmet dhe më të çmuarat, që datojnë prapa në shekullin e
dytë Para Krishtit. Megjithë moshën e tyre, ndryshimet e pakta që
ndeshim, janë vetëm në respekt të shqipërimit dhe nuk ndikojnë në
doktrinë, profecinë ose faktet historike.
Kështu,
puna e arkeologëve konfirmon në një mënyrë të shquar, të vërtetën dhe
besueshmërinë e Biblës, dhe kështu indirekt ajo është prodhim i
frymëzuar Hyjnor.
PROFECITË PROVOJNË VËRTETËSINË E BIBLËS
Zoti
ka zgjedhur profecinë si një provë të madhe të epërsisë së Tij të
pafund mbi të gjitha qëniet e tjera (Isaia 46 v 9 - 10; Isaia 42 v 9).
Shpeshherë
Bibla flet për ngjarje që do të ndodhin qindra vjet më vonë. Tek Mateu
2 thuhet se njerëzit e mençur erdhën në Jeruzalem dhe pyetën; "Ku është
ai që është lindur Mbret i Judenjve ?" Kur Herodi i bëri kryepriftit
këtë pyetje, ata menjëherë u përgjigjën, "Në Betlehem të Judesë" sepse
kjo ishte profetizuar qindra vjet përpara në një nga librat e Dhjatës
së Vjetër ( Mikea 5 v 2 ).
Përveç profecive
për Jezu Krishtin, ka dhe shumë të tjera që tregojnë për popujt e
vjetër, dhe në veçanti, për Judenjtë. Shumë nga kombet e hershëm janë
zhdukur, por Bibla thotë se Judenjtë do të mbijetojnë. Judenjtë ende
mbijetojnë sot me gjithë përpjekjet e shumta për t'i shkatërruar
(Jeremia 30 v 10 - 11). Nëse Bibla do të ishte prodhim i njerëzve të
thjeshtë, një deklaratë e tillë do të ishte e gabuar në çdo kohë të
historisë. Judenjtë janë ende me ne sot, me shtetin e tyre Izraelin,
dhe kryeqytet Jeruzalemin, tani në një kontroll të plotë.
Bibla na jep arsye për këto fakte. Kjo është një provë e fuqishme se Bibla është frymëzim Hyjnor, dhe si e tillë e palëkundur.
PËRMBLEDHJE E DISA PREJ ARSYEVE PËR TË BESUAR SE BIBLA ËSHTË E FRYMËZUAR
-
Uniteti i mesazhit të saj me gjithë numrin e madh të autorëve që e shkruan për një kohë shumë të gjatë.
-
Qëndresa e saj e mrekullueshme.
-
Qartësia e zbulimeve të arkeologëve.
-
Përmbushja e profecive të Biblës - (shembuj të tjerë do të jepen në mësimet e mëvonshme).
KUSHTE QË DUHEN PLOTËSUAR
Nëse
duam të kuptojmë Biblën, Jezusi tha se duhet të bëhemi ashtu si fëmijët
e vegjël, Mateu 11 v 25. Ne duhet të zbulojmë për veten tonë të
vërtetën dhe mençurinë e Fjalës së Zotit (Fjalët e Urta 2 v 3-6), dhe
duhet të besojmë se Zoti do të na shpërblejë në punën tonë (Hebrenjve
11 v 6). Ne duhet të kemi dëshirë të sjellim jetët tona në harmoni me
urdhërimet e Zotit.
Jezusi tha, "Po t'i dini
këto gjëra, të lumtur jeni ju nëse do t'i bëni" (Gjoni 13 v 7), dhe "Jo
çdo njeri që më thotë: Zot, Zot, do të hyjë në mbretërinë e qiejve; por
do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej" ( Mateu 7
v 21 ). Apostulli Pal shkroi: "Punoni për shpëtimin tuaj me frikë dhe
me dridhje" (Filipjanëve 2 v 12 ).
SI DUHET TË STUDIOJMË BIBLËN ?
Ashtu
si çdo kurs i rregullt studimi, leximi i planifikuar është më i
dobishëm. Në fillim ndiqni sugjerimet që përmban ky Mësim. Vetë Bibla
është interpretuesja më e mirë. Gjithmonë kuptoni pjesët në kontekstin
e tyre dhe krahasoni Shkrime me Shkrime.
Dhe
ndërsa ndiqni këtë kurs, ju do të kuptoni se çdo besim bazë është
mbështetur në Shkrime të sigurta dhe të qarta. Me këtë themel, vargjet
e 'vështirë' apo 'kontradiktorë' mund të shpjegohen ose harmonizohen.
Shpjegimi
i pjesëve të Biblës nga referencat që ndodhen në fund, nganjëherë mund
të jenë të dobishme, por duhet kujtuar se përpiluesit e këtyre
referencave nuk ishin të udhëhequr nga frymëzimi Hyjnor. Ato janë të
gabuara nëse konkluzionet e tyre kundërshtojnë mësimin e Shkrimeve (
Isaia 8 v 20 ).
Qëllimi i këtij kursi Studimi
është t’ju ndihmojë të kuptoni Biblën për veten tuaj, kështu që ju ta
pranoni atë ashtu siç është, Fjala e Perëndisë, duke ofruar shpresën e
jetës së përjetshme të gjithë atyre që e dëgjojnë dhe i binden.
PJESË PËR TË LEXUAR NGA BIBLA 2 Timoteu 3 v 2; Pjetrit 1; Luka 24; Isaia 8 v 20; Veprat 28 v 23-31; Efesianëve 4 v 21-32.
|
MËSIMI 1: Pyetje
Nënvizo përgjigjen e drejtë për çdo pyetje dhe shkruajini ato tek faqet e mesit.
-
Kush është autori i Biblës ?
-
Pali (b) Moisiu ( c ) Zoti (d) Danieli
2.Në
cilën pjesë të Dhjatës të Vjetër përshkruhet se Jezusi filloi t'u
shpjegonte dishepujve në rrugën për në Emanus për veten e tij? (a) Në
shkrimet e profetëve (b) Në shkrimet e Moisiut
(c) Psalmet (d) Fjalët e Urta
-
Pergamenat e Detit të Vdekur u zbuluan më:
-
1749 (b) 1794 (c) 1947 (d) 1914
-
Ku profetizoi Mikea se do të lindte Jezusi?
-
Jeruzalem (b) Bethel ( c) Betlehem (d) Babiloni
-
Librat e Biblës u shkruan mbi një periudhë prej:-
-
50 vjetësh (b) 15 vjetësh (c) 1 500 vjetësh (d) 150 vjetësh
-
Jezusi tha, "Po t'i dini këto gjëra të lumtur jini ju:
-
'nëse ju tregoni të tjerëve' (b) 'nëse i bëni ato'
(c) 'nëse i kujtoni' (d) 'nëse jeni të sigurt për to'
-
Sa libra të ndarë përmban Bibla?
-
66 (b) 27 (c) 39 (d) 23
-
Cila ishte “fjala” e sigurt që Pjetri i referohet në kapitullin e dytë?
(a) sjellje e mirë (b) Këngë (c) Profeci (d) bisedë
-
Në cilin qytet jetonte Pali në kohën e regjistruar tek Veprat 28 v 23-31?
-
Romë (b) Jeruzalem ( c) Efesus (d) Aleksandri
-
Nga ku mund të përfitojmë një kuptim të plotë të planit dhe qëllimit të Zotit me tokën?
(a) Nga Pergamenat e Detit të Vdekur (b) Nga ligji i Judenjv
(c) Nga shkrimet e arkeologëve (d) Nga Bibla e Shenjtë