MËSIMI 2 - Zoti

Ka disa argumente për egzistencën e Zotit.

ARGUMENTI I ORËS

Nëse gjejmë një orë të vjetër në tokë, nëse nuk kemi parë një orë më parë, ne mund ta marrim dhe shohim me kujdes. Ne mund ta hapim dhe të shikojmë mekanizmat e ndërlikuar, dhe do të vemë re se si rrotat e vogla punojnë pranë njëra -tjetrës për të formuar orën.

Ne e dimë se kjo pjesë mekanizmi kaq e ndërlikuar, është krijuar nga dikush; ajo është planifikuar. Ora nuk mund të jetë krijuar vetë. Pjesët e saj nuk janë bashkuar rastësisht. Fakti që ora egziston, është provë se duhet të ketë një projektues - duhet të ketë një orëbërës.

Universi është i përbërë nga miliona yje. Toka ka një hënë që rrotullohet rreth saj. Dielli dhe planetët janë pjesë e mahnitshme e një sistemi të ndërlikuar, në të cilën çdo pjesë lëviz saktësisht sipas një rruge të caktuar. Kjo është shumë më e ndërlikuar se çdo orë. Kjo nuk ndodhi rastësisht. Duhet të jetë një projektues. "Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij" ( Psalmi 19 v 1 ).

DËSHMIA E BIBLËS

Bibla përmban një nga argumentet më të fuqishme për egzistencën e Zotit. Bibla përmban shumë profeci për ngritjen dhe rënien e mbretërive dhe kombeve, për individë dhe ngjarje. Në shumë raste këto profeci u shkruan qindra vjet përpara. Kjo është diçka që njeriu nuk mund ta bëjë. Vetëm Zoti, i cili kontrollon gjithçka, ka bërë që këto profeci të shkruhen. Shih tek Isaia 46 v 9-10.

Disa nga këto profeci do të trajtohen në studimet e ardhshme. Qëllimi i këtij kapitulli është të shpjegojë se çfarë ka zbuluar Zoti për veten e Tij në Bibël.

ÇFARË NA TREGON BIBLA

Zoti ka zbuluar Veten si Krijues. "Në fillim Zoti krijoi qiejt dhe tokën" (Zanafilla 1 v 1) "Unë kam bërë tokën dhe kam krijuar njeriun mbi të: me duart e mia kam shpalosur qiejtë dhe komandoj tërë ushtrinë e tyre ( Isaia 45 v 12 ).

Zoti e ka zbuluar veten si të përjetshëm. Ai ka qënë gjithmonë, dhe gjithmonë do të egzistojë.

"Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia" ( Psalmi 90 v 2 ).

"Froni yt është nga përjetësia i qëndrueshëm; ti je i tillë nga përjetësia" ( Psalni 93 v 2 ).

Ka vetëm një Zot. Izraelitëve ju ishte kujtuar se perënditë e ndryshme që Egjiptianët adhuronin nuk kishin fuqi dhe s'ishin gjë tjetër veçse figura të bëra me dorë,

"Sepse tërë perënditë e kombeve janë idhuj, kurse Zoti ka krijuar qiejtë" ( Kronikave 16 v 26 ). Zoti është i plotfuqishëm. Ai di gjithçka që do të ndodhë dhe është kudo prezent me anë të forcës të frymës së Tij.

"Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim ... dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia (Psalmi 139 v 2-3).

Davidi në këtë psalm thekson se mendjet tona janë tepër të ngushta për të kuptuar mrekullinë e Perëndisë (vargu 6). Por nëse ne e dimë se Zoti shikon dhe di gjithçka, kjo mund të jetë një ngushëllim i mrekullueshëm si dhe burim force. "Nëse marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit, edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë (Psalmi 139 v 9-10).

Bibla na tregon se Zoti është gjithmonë i gatshëm për të dëgjuar thirrjen e fëmijëve të Tij dhe Zoti gjithashtu ka deklaruar, "Nuk do të të lë, nuk do të të braktis." (Hebrejve 13 v 5; Jozueu 1:5).

UNITETI I ZOTIT

Mësimi i Biblës se ka vetëm një Zot është i rëndësishëm, veçanërisht sepse ka shumë njerëz që nuk e besojnë këtë. Ky është mësimi i qartë i Dhjatës së Vjetër dhe i Dhjatës së Re. Shiko këto vargje - Isaia 45 v 5; 1 Korintasve 8 v 6 & Efesianëve 4 v 6.

Apostulli Pal i shkroi Timoteut, "Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve, Krishti Jezus njeri" (1 Timoteut 2 v 5).

Vetë Jezusi thekson rëndësinë e kësaj doktrine të Biblës kur thotë, "Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohim ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar ( Gjoni 27 v 3 ).

DOKTRINA E TRINITETIT

Pak doktrina janë më të pranuara nga bota Kristiane se ajo që ka të bëjë me Hyjninë e njohur si doktrina e Trinitetit. Katolikët Romakë, Kisha Greke, dhe pothuajse të gjitha sektet e Protestantëve, megjithëse mund të ndryshojnë në disa pika, janë dakord me këtë dhe besojnë se, Ati është Zoti, Biri është Zoti, dhe Fryma e Shenjtë është Zoti, por nuk ka tre Perëndi, por një Perëndi. Ata besojnë gjithashtu se të tre këta janë të bashkë-barabartë dhe të bashkë-përjetshëm.

Është kjo një doktrinë e vërtetë? A duhet ta pranojmë këtë megjithëse nuk mund ta kuptojmë? Si mund ta njohim atë? Sigurisht vetëm nga ajo që Zoti ka dashur të zbulojë në fjalën e Tij. Prandaj, duke studiuar Biblën ne shpejt zbulojmë se në asnjë nga faqet e saj nuk ka mbështetje për këtë doktrinë të përhapur, por jepet plotësisht e kundërta. Shkrimet gjithmonë mësojnë unitetin e Zotit, dhe jo trinitetin. Citatet në vazhdim e tregojnë qartë këtë:-

"Dëgjo o Izrael: Zoti, Perëndia ynë është i vetmi Zot" (Lip. 6 : 4; Marku 12: 29).

"Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër, jashtë meje nuk ka Perëndi" (Isa. 45: 5).

"Për ne s'ka veçse NJË PERËNDI, Ati, nga i cili janë të gjitha gjërat" (1 Kor. 8:6).

Këto nuk janë në ndonjëfarë mënyre fragmente të veçuara, por shembuj që duhen cituar më me forcë, ku të gjitha mësojnë se Zoti është një, jo tre. Nga fragmentet e dhëna më lart, ajo e fundit është më domethënëse: Krishti është shfaqur, ka vdekur, dhe është ngritur nga vdekja dhe është lartësuar në të djathtë të Atit. Edhe Pali thotë se ka vetëm NJË ZOT ! Dhe kush është ky? Zoti trinitet i ortodoksisë - Ati, Biri, dhe Fryma e Shenjtë ? Jo! Është vetëm ATI. Ai ishte Zoti të cilin Pali e adhuroi.

ISHTE JEZUSI PERËNDIA BIRI ?

Çfarë ishte Jezu Krishti? Nuk ishte ai Perëndia Biri? Me gjithë përdorimin e dendur të kësaj shprehje sot, është e çuditshme se një frazë e tillë nuk mund të gjendet në Bibël. Ne lexojmë "Biri i Perëndisë" , por jo "Perëndia Biri". Konkluzioni përfundimtar është se doktrina e përfshirë në këtë shprehje, nuk është marrë nga Shkrimet. Besimi Athanasian thotë se Ati dhe Biri janë të bashkë - barabartë dhe të bashkë - përjetshëm. Duke kaluar mbi konceptin e shquar se Ati dhe Biri mund të jenë të bashkë - përjetshëm, çfarë thotë Bibla për sa i përket bashkë - barazisë ? Ajo flet shumë qartë për këtë çështje. Ishte Krishti i barabartë me Atin kur ai ishte këtu 1 900 vjet më parë ? Le të përgjigjet ai për veten: -

"Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime" (Gjoni 5:30).

"Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar" (Gjoni 7:16).

"Ati është më i madh se unë" (Gjoni 14:28).

Vetë fakti që ai u dërgua nga Ati (Gjoni 5:24,37) mohon teorinë e bashkë-barazisë, ndërsa dëshira e tij për ditur kohën e ardhjes së dytë të tij është një tjetër evidencë kundër këtij besimi të përhapur, sepse nuk mund ta imagjinojmë Personin e Dytë të Trinitetit të jetë i pa ditur në lidhje me këto. Kjo mungesë e barazisë nuk ishte vetëm për të kaluarën, por është e njëjtë dhe tani. Kujtoni fjalët e Palit kur ai flet për "Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht" (2 Kor. 11 : 31). Madje dhe Jezusi vetë, pas ringjalljes i referohet Atit si "Perëndia im" (Gjoni 20:17). Fakti tjetër se "Një është Perëndia dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri" ( 1 Tim. 2:5 ), është një tjetër dëshmi për të njëjtin efekt.

POZITA E KRISHTIT NË TË ARDHMEN

Ky numër provash mund të trajtohet edhe më tej. Ne presim me padurim kohën kur Krishti të mbretërojë në tokë për njëmijë vjet. Çfarë kuptojmë me këtë ?

"Pastaj do të vijë fundi, kur ai (Krishti) t'ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë Atë ... Ai do të mbretërojë, derisa t'i vërë të gjithë armiqtë e tij nën këmbët e veta... Dhe kur t'i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t'i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë" (1 Kor. 15:34-28).

Pozicioni i Jezusit ka qënë gjithmonë i lartë, si në të kaluarën, ashtu dhe në të tashmen dhe të ardhmen. Ati është suprem dhe bashkë-barazia nuk është sygjeruar ndonjëherë.

Atëherë, kush është Jezu Krishti ? Ai është Biri i Zotit, i lindur nga një virgjëreshë, siç është shënuar tek Mateu dhe Luka:-

"Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë" (Luka 1: 35).

Jezusi jetoi ashtu siç jepet tek Shkrimet, ai u tundua, vuajti, dhe vdiq, por u ngrit nga vdekja nga Ati dhe u lartësua në krahun e djathtë të tij si Prifti më i Lartë dhe Ndërmjetës. Atje do të qëndrojë deri atëherë kur ai do të kthehet në tokë për të themeluar Mbretërinë e Perëndisë.

DASHURIA E PERËNDISË

Nëse ka një tipar të të Plotfuqishmit që tregon se karakteri i Tij është i ndryshëm nga perënditë e shpikura nga njeriu, është dashuria që Ai tregon.

Mendoni për dashurinë që një prindër tregon ndaj fëmijëve të tij. Zoti tregon gjithë atë dashuri-dhe më shumë-për ne.

"Sepse Perëndia e deshi aq botën , sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme" ( Gjoni 3 v 16 ).

Puna e Zotit Jezu Krisht, përbën temën e një studimi tjetër. Më pas do të trajtojmë nevojën e njeriut për shpëtim. Tani do të trajtojmë qëllimin që Zoti ka për tokën dhe njerëzit.

Është mësimi i qartë i Biblës se në të ardhmen Zoti do të ndryshojë botën, dhe do të largojë të keqen që e shqetëson tani.

PLANI I ZOTIT ME TOKËN

Shumë herët në historinë e Izraelit, Zoti deklaroi, "Ashtu siç është e vërtetë që unë jetoj, e gjithë toka do të jetë plot me lavdinë e Zotit" (Numrat 14 v 21 ).

Toka tani sigurisht që nuk është e mbushur me lavdinë e Zotit. Por do të jetë. Ky është qëllimi i Zotit.

Apostulli Pal u foli njerëzve të Athinës dhe u tha se një ditë, bota do të qeverisej me drejtësi nga një mbret të caktuar nga Perëndia, dhe se kjo ishte garantuar nga ngritja e tij prej vdekjes.

Sigurisht që bota tani nuk qeveriset me drejtësi. Por do të jetë në të ardhmen. Kur kjo kohë të vijë ajo do të quhet Mbretëria e Perëndisë dhe Jezusi do të jetë mbret. Qëllimi i Zotit me tokën është trajtuar më plotësisht në mësimin tjetër. Një nga mënyrat më të sigurta me të cilat Zoti ka treguar dashurinë e Tij për njerëzit është se Ai e ka bërë të njohur qëllimin e Tij në Bibël. Gjithashtu dashuria e tij është treguar me vendosjen e birit të Tij në qendër të këtij qëllimi.

FRYMA

Një studim në lidhje me Zotin, nuk do të ishte i plotë pa përmendur dy fjalët të cilat janë shoqëruar me të Plotfuqishmin dhe punën e Tij. Fjala 'frymë' shpesh është përdorur në Bibël për të kuptuar fuqinë e Zotit që është prezent kudo. "Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate? Ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate? (Psalmi 139 v 7). "Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkrahmë me frymë dashamirës" (Psalmi 51 v 12).

FRYMA E SHENJTË

Fjala e "Shenjtë" do të thotë e veçantë, vë mënjanë, i shenjtë. Kur ne lexojmë për Shpirtin e Shenjtë, Bibla flet për Fuqinë e Zotit të përdorur për një qëllim të veçantë. Versioni i Autorizuar i Biblës, fjalën frymë shpeshherë e ka të përkthyer 'Hije', por Versioni i Përpunuar përdor fjalën Frymë, nëse shohim në disa vende ku shfaqet kjo fjalë kuptimi do të jetë i qartë.

Kur Maries, nënës së Jezusit, i thanë se ajo do të kishte një bir i cili do të quhej Jezus, asaj iu tha se Hija e Shenjtë (Fryma e Shenjtë) do të mbulonte atë dhe Luka thekson kuptimin duke përsëritur se "pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë" (Luka 1 v 35). Shikoni vargun. Engjëlli po shpjegon se lindja e Jezusit do të jetë një mrekulli e sjellë nga pushteti i veçantë i Zotit duke vepruar tek Maria. Prandaj Jezusi do të ishte Biri i Perëndisë.

SHKRIMI I BIBLËS

Ne sapo kemi parë një varg në letrën e dytë të Pjetrit, i cili thotë se "asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur të shtyrë nga Fryma e Shenjtë" (në Versionin e Autorizuar Hija e Shenjtë). Ishte pushteti i veçantë i Zotit që i bëri profetët të flisnin, dhe hartuesit e shkrimeve të përhapnin Fjalën e Zotit. Ata ishin të shtyrë nga fuqia e Zotit.

Fjala 'spirit' shpesh është një përkthim i një fjale në Hebraisht (në Dhjatën e Vjetër) ose një fjale në greqisht (në Dhjatën e Re) që do të thotë frymë. Kështu, kur Fryma e Zotit preku një njeri, mund të thuhet se "Zoti fryu tek ai". Ky kuptim i fjalës i bën mjaft të bukura disa nga këto fragmente të cilat flasin për fuqinë e Zotit. Kjo është gjithashtu arsyeja që Pali, duke i shkruar Timoteut thotë se shkrimet janë të frymëzuara nga Perëndia - "I gjithë Shkrimi është i FRYMEZUAR nga Perëndia" (2 Timoteu 3 v 16).

Ashtu si thotë dhe Dhjata e Re, Jezusit iu dha fuqia e Frymës së Shenjtë. Gjithashtu edhe apostujve iu dha më vonë ky pushtet që i lejoi ata të bënin mrekullira. Vargu i fundit tek Marku 16 v 20 na tregon se qëllimi i kësaj ishte t'i lejonte apostujt të vërtetonin fjalët që folën.

Pali flet për mënyrën me të cilën u përdor dhurata e Frymës së Shenjtë në shekullin e parë. Por tipari më i shquar mbi të gjithë dhuratat të cilën ne duhet ta kultivojmë është dashuria. (Lexo Korintasve 12 v 28-31 dhe 1 Korintasve 13 v 1-13).

Zoti ka treguar dashurinë e Tij për ne në shumë mënyra. Ne mund të tregojmë më mirë dashurinë tonë për Të, duke u përpjekur t'i jetojmë jetët tona në një mënyrë që e kënaq Atë.

PËRMBLEDHJE E DISA PIKAVE TË RËNDËSISHME

Ka vetëm një Zot.

Ai është Krijuesi. Ai është i pavdekshëm - nga përjetësia në përjetësi.

Zoti shikon dhe di gjithçka.

Zoti është i drejtë. Zoti është dashuri.

Zoti ka zbuluar qëllimin e Tij në Bibël.

Fuqia e Zotit është përshkruar si Fryma e Tij.

Shkrimet u shkruan nga pushteti i Frymës së Shenjtë.

Jezusi u lind si rezultat i veprimit të Frymës së Shenjtë mbi Marien.

Për shpëtimin tonë është e rëndësishme që ne të kuptojmë natyrën e Zotit.

PJESË NGA BIBLA PËR TË LEXUAR

Zanafilla 1; Isaia 45; Vep 17 (Vini re çfarë bënë ata tek Berea); Psalmi 139; 1 Timoteut 6.

MËSIMI 2: Pyetje

Nënvizo përgjigjen e drejtë për çdo pyetje dhe kalojini ato në faqet e mesit.

  1. Si u formua universi ?

  2. Nga rastësia (b) Nga fuqia e Zotit (c) Nga evolucioni

  3. Zoti i vërtetë është:

  4. Zoti i Biblës (c) Një idhull Egjiptian

  5. Ne nuk e dimë (d) Një shëmbëlltyrë e Baalit

3.Cilat nga të mëposhtmet janë evidenca se Zoti egziston ?

  1. Hymnet Kombëtare (b) Profecitë e Biblës (c) Legjendat tradicionale

  2. Në Psalmin139 v 6 shkrimtari thotë:-

  3. "Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua"

  4. "Zoti shikon dhe di gjithçka"

  5. "Zoti është i plotfuqishëm"

  6. "Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem"

  7. Bibla mëson se:-

  8. Perëndia është një trinitet (b) Perëndia është një Unitet

  9. Perëndia është shumë perëndi në një (d) Nuk ka Perëndi

  10. Duke dhënë birin e Tij (Gjoni 3 v 16) Zoti tregoi:-

  11. Shpresën e Tij (b) Dashurinë e Tij (c) Besimin e Tij (d) drejtësinë e Tij

  12. Cili është qëllimi i Zotit për tokën ?

  13. ta shkatërrojë (b) ta lerë siç është (c) ta mbushë me lavdinë e Tij

  14. Çfarë është fryma e Zotit ?

  15. Fuqia e Zotit (b) Dashuria e Zotit

  16. Dëshira e lirë e Zotit (d) Oferta e birit të Zotit

  17. Për çfarë arsye Zoti bëri që Bibla të shkruhej ?

  18. të madhështise së Tij (b) të Shpirtit të Tij të Shenjtë (c) Për të vërtetën (d) mirësisë së Tij

10.Në Veprat 17 v 11 ne lexojmë se njerëzit në Berea:-

  1. I kënduan lavde Zotit (c) Hetuan shkrimet çdo ditë

  2. Nxitën njerëzit (d) Bënë qytetin rrëmujë


previous page table of contents next page