MËSIMI 3 - Plani dhe Qëllimi i Zotit
Dashuria e Zotit është theksuar në mësimin e
mëparshëm - dashuria e Tij për botën, duke dhënë Birin e Tij të vetëm.
Kjo dashuri që Zoti tregon dhe që ne na kërkohet të tregojmë si
përgjigje, nuk duhet ngatërruar me ndienjë ose 'butësi'.
Bibla
thekson mirësinë e Zotit dhe drejtësinë e Tij. Ishte drejtësia absolute
e Zotit, ashtu si dhe dashuria e Tij për njerëzit arsyeja pse Jezusi u
ngrit nga vdekja. Jezusi nuk bëri asnjë gabim prandaj nuk ishte e
mundur që ai të mbetej i vdekur (Vep. 2 v 24). Nuk do të ishte e drejtë
që Jezusi të qëndronte në varr. Perëndia e ngriti atë nga vdekja.
Në
të njëjtën mënyrë, nuk është e drejtë që bota të vazhdojë të jetë një
vend ku lulëzon ligësia dhe ku mbizotëron e keqja. Libri i Fjalëve të
Urta thotë; "Peshorja e pasaktë është e neveritshme për Zotin" (Fjalët
e Urta 11 v 1).
SHIKO KËTO VARGJE :-
"Perëndia zemërohet çdo ditë me keqbërësit" (Psalmi 7 v 11).
"Zoti
Jezu Krisht do të shfaqet nga qielli me engjëjt e pushtetit të vet, në
një zjarr flakërues, për t'u hakmarrë kundër atyre që nuk njohin
Perëndi, dhe të atyre që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu
Krisht" (2 Thesalonikasve 1 v 7-8).
Kjo është
një anë e karakterit të Zotit që shpesh herë është parë me kujdes.
Drejtësia e Zotit nuk do të lejojë që e keqja të vazhdojë. Zoti nuk do
ta lejojë botën të udhëhiqet nga njerëz të cilët mund të mos vendosin
standarte të drejta. Është qëllimi i Zotit se një ditë bota do të
gjykohet me drejtësi nga mbreti Jezu Krisht (Veprat 17 v 31). Kur ai të
jetë Mbret shumë nga problemet me të cilat ndeshet njeriu sot do të
zgjidhen. Kjo kohë e mrekullueshme do të quhet Mbretëria e Perëndisë.
Jezusi
i mësoi dishepujt e tij të luten që Mbretëria të vijë, kështu që
dëshira e Zotit do të përmbushet në tokë ashtu si dhe tani engjëjt i
binden Atij në qiej (Mateu 6 v 10).
PROFECIA E GJËRAVE QË DO TË VINË
Ne
gjejmë në Bibël pohimet më të sigurta për të ardhmen; dhe jo vetëm një
apo një numër të vogël, por shumë profeci. Ne shohim profeci në lidhje
me individë, në lidhje me kombe të fuqishëm dhe kombe të dobët disa nga
të cilët në atë kohë nuk egzistonin. Ka profeci afatgjata dhe
afatshkurtra; profeci e gjërave që do të vinë, ngjarje të cilat nuk
kishin ndodhur kurrë më parë; për eksperienca të jashtëzakonshme që do
të kishin kombet.
Të gjitha këto i gjejmë në
Bibël. Ne zbulojmë se asnjë nga këto profeci nuk është falsifikuar.
Ç'mund të themi për të gjitha këto? A mund ta bënin njerëzit këtë vepër
pa ndihmë? Ata nuk munden. Dhe ka vetëm një konkluzion: njerëzit që
shkruan Biblën u udhëzuan nga lart.
"Sepse
asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e
shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë (2
Pjetrit 1 v 21).
Mos e nënvlerësoni forcën e
profecive të Biblës. Pjetri në kapitullin e sapo cituar flet për të si
"më e sigurt fjala e profecisë" dhe e krahason atë me një dritë që
ndriçon në një vend të errët (v 19). Ky është një krahasim shumë i
përshtatshëm. Ne shohim rreth e rrotull botës dhe na duket gjithçka në
konfuzion, pa ndonjë kuptim apo qëllim të dukshëm. Historia duket vetëm
një sekuencë e rastësishme ngjarjesh pa ndonjë qëllim të qartë, veçse
një flotë njerëzish ambiciozë që kalojnë përmes një etape të botës. Por
një studim i Biblës e ndryshon të gjithë këtë dhe demostron përtej çdo
dyshimi, se jeta e njerëzve është nën kontroll, dhe njerëzit po shkojnë
drejt një kulmi plotësisht të papritur.
"Shumë
i Larti sundon mbi mbretërinë e njerëzve dhe ia jep atij që ai
dëshiron" (Dan. 4:32). Këto fjalë iu drejtuan Nebukadnetsarit mbretit
të Babilonisë. Ai nuk ishte një personazh përralle, por një mbret i
fuqishëm në botën antike. Kohët e fundit, në qytetin e tij në Babiloni,
janë bërë zbulime arkeologjike dhe është provuar se është vërtet qyteti
shumë i madh për të cilin flet Bibla. Qindra mijra tulla që janë
zbuluar të gjitha mbajnë emrin e mbretit krenar që udhëhiqte botën e
asaj kohe. Vërtet Nebukadnetsari fare mirë mund të pretendonte të ishte
mbreti i parë në botë. Ishte ai të cilit i ishte thënë, "Më i Larti
sundon në mbretërinë e njerëzve". Por atij iu tha shumë më tepër se kaq.
NJË VEGIM I ÇUDITSHËM
Një
natë, ndërsa Nebukadnetsari ishte shtrirë në shtrat, po mendohej se
cili do të ishte përfundimi i mbretërisë së tij të pakufishme pasi ai
të ikte nga froni. 'Nga kush do të rrëzohet manteli im? A do të
coptohej ai nga rivalët ziliqarë?' Pyetje të tilla mbetën pa përgjigje,
sepse asnjë njeri nuk mund të thotë se çdo të ndodhë në të ardhmen, por
Nebukadnetsarit iu dha përgjigjja nga Zoti. Ne mund ta lexojmë atë në
kapitullin e dytë në librin e Danielit. Ju lutem lexojeni sepse është
një nga kapitujt më të njohur në të gjithë Biblën.
Aty na thuhet për një ëndërr, ku përgjigjja që Nebukadenstari kërkoi iu dha në formë simbolike.
Ju
mund të pyesni pse Zoti i Plotfuqishëm mori mundimin të shuante
kureshtjen e një mbreti johebre. Pse ai zgjodhi ta bënte këtë me anë të
ëndrrës, dhe pse mesazhi u vesh me simbole të cilat mbreti nuk mund t'i
kuptonte, madje as dhe t'i kujtonte kur u zgjua.
Paragrafet
në vazhdim mund të kthehen në përgjigje, dhe do të na shërbejnë për të
hyrë në detaje të profecisë dhe përmbushjen e saj:-
-
Rëndësia
e Nebukadnetsarit në qëllimin e Zotit nuk shtrihet aq shumë në
madhështinë e perandorisë së tij , sesa në faktin se zotërimet e tij
përfshinin tokën e Izraelit dhe se njerëzit e Izraelit u morën si robër
në Babiloni për 70 vjet. Toka e Zotit - njerëzit e Zotit - iu
nënshtruan sundimit të Nebukadnetsarit.
-
Metoda
e përdorur për të dhënë informacionin solli në radhë të parë Danielin,
një Jude, i vetmi njeri që mundi të shpjegojë ëndrrën. Kjo thekson
faktin se, "Zoti që zbulon sekretet" është veçanërisht Zoti i Izraelit.
Ishte plotësuar kështu një aspekt jetik i planit të Zotit.
-
Stili
simbolik i përdorur është mënyra më efektive për të dhënë një sasi të
madhe informacioni në një formë shumë të përmbledhur. Filmat politikë
sot janë një shembull i përshtatshëm i së njëjtës gjë. Sepse filmat
ndriçojnë ngjarje të së kaluarës dhe të tashmes. Vegimi i
Nebukadnetsarit hedh një rreze drite për të ardhmen.
KUPTIMI I VEGIMIT
Në
ëndërr mbreti pa atë që ai vetë ndoshta mund ta ketë përshkuar si një
'perëndi'. Ishte figura e një njeriu e ndërtuar nga metale të ndryshme.
Një përshkrim i artistit si në vazhdim - kokë prej ari, gjoksi dhe
krahët prej argjendi, barku dhe kofshët prej bronxi, këmbë hekuri, dhe
këmbët e saj pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile. Kjo
statujë metalike qëndronte drejt - derisa një forcë e padukshme drejtoi
një gur në këmbët e saj. Figura u shemb dhe u kthye në pluhur dhe era e
mori me vete, ndërkohë guri që e kishte goditur "u bë një mal i madh,
që mbushi tërë tokën" ( Dan. 2:35 ).
Ç'nënkupton
e gjithë kjo? Fjalët e qarta të Danielit padyshim e japin kuptimin.
Figura paraqiste mbretëritë e njerëzve në kohët që do të vinin. Popujt
e njohur të botës në atë kohë ishin të varura nga mbreti i Babilonisë,
i cili u përfaqsua nga koka e artë. "Ti je koka e artë" (vargu 38). Pas
kësaj, do të ishte një perandori e dytë "prej argjendi", më pas një e
tretë dhe një e katërt. Mbretëria e katërt do të ishte "e fortë si
hekuri"; por pas kësaj ajo do të dobësohej:-
"Siç e pe, këmbët dhe gishtërinjtë ishin pjesërisht prej argjile poçari
dhe pjesërisht prej hekuri, kështu kjo mbretëri do të ndahet..., dhe
ashtu si gishtërinjtë e këmbëve ishin pjesërisht prej hekuri dhe
pjesërisht prej argjile, kështu ajo mbretëri do të jetë pjesërisht e
fortë dhe pjesërisht e brishtë... por nuk do të bashkohen njëri me
tjetrin, pikërisht ashtu si hekuri nuk amalgamohet me argjilën" ( Dan.
2: 41-43 ).
Pyetja që duhet t'i përgjigjemi
tani është se si krahasohen faktet historike me këtë profeci ?
Përshtatja është e përsosur - aq shumë sa disa janë përpjekur të thonë,
se kapitulli i dytë i Danielit, është shkruar pasi kanë ndodhur
ngjarjet. Kjo është një dëshmi e mjaftueshme për saktësinë e profecisë,
por është e pamundur, sepse profecia tani po përmbushet ! Kopje të
librit të Danielit janë gjetur në shekullin e dytë Para Krishtit në
Pergamenat e Detit të Vdekur.
NJË SKICË E HISTORISË SË BOTËS
Katër
perandori të mëdha ndoqën njëra-tjetrën. Nëse shihni një libër historie
që përfshin këtë periudhë kohe, ju do të gjeni të përshkruar sesi
Babilonia u rrëzua nga Medët dhe Persianët, një mbretëri kjo e bashkuar
në të cilën morën përparësi në fillim Medët dhe më pas Persianët.
Përparësia e tyre mori fund nga Aleksandri i Madh i cili themeloi
Perandorinë Greke. Më pas, kjo u shndërrua në një fuqi të madhe. Roma
ishte padiskutim më e forta dhe më e pamposhtura nga të katër
perandoritë.
Për shekuj Roma nuk u lëkund.
Bota kurrë nuk ka njohur diçka më të fortë për ta krahasuar me të
fuqishmen Perandorinë Romake "të fortë si hekuri". Çfarë force në tokë
mund ta thyente apo mposhtte atë? Asnjë forcë nuk mund ta bënte këtë.
Roma nuk do të zëvendësohej. Nuk do të kishte një perandori tjetër aq
të madhe në vijën e Babilonisë, Medo-Persisë, Greqisë dhe Romës.
Në
fillim, perandoria u nda në dy pjesë: Roma Lindore, e udhëhequr nga
Kostandinopoja dhe Roma Perëndimore e udhëhequr nga vetë Roma. (Duhet
të kujtojmë se figura që pa Nebukadnetsari kishte dy këmbë prej
hekuri.) Më pas, të dyja pjesët u pushtuan pak nga pak nga forcat
armike dhe në zonën e gjerë, dikur të udhëhequr nga Roma, u shfaqën një
numër mbretërish, disa të forta dhe disa të dobëta. Kjo ka qënë gjendja
qysh atëherë. POR NUK KA PATUR MBRETËRI TË PESTË NË VARGUN E KATËR
MBRETËRIVE TË PËRMENDURA, DOMINUESIT E TË CILËVE PËRFSHINË TOKËN E
IZRAELIT. Shumë përpjekje janë bërë por të gjitha kanë dështuar: Filipi
11 i Spanjës, Napoleoni 1, Kaiser Wilhelm 11, Hitler... Sot ne shohim
vendet e Europës që përpiqen të bashkohen në një të vetëm. (Por Europa
nuk e përfshin Izraelin) "Ishin të vërteta fjalët e profetëve: Por nuk
do të përzihen me njëri tjetrin, pikërisht ashtu si hekuri nuk
amalgamohet me argjilën".
Kush mund t'i ketë
parashikuar të gjitha këto 2 500 vjet më parë? Kush mund të parathotë
me aq siguri se do të ishin katër perandori, dhe jo tre, pesë ose
shtatë?
Kush do të përshkruante aq mirë
tiparet e historisë si dhe pasojat e saj me një përpikmëri të tillë
misterioze ? A mund ta bënte këtë njeriu ? Nga gjithçka që dimë për
parashikimet njerëzore ne duhet të përgjigjemi, Jo. Danieli thekson se
kjo ëndërr iu bë e njohur nga Zoti:-
"Perëndia
i madh i ka bërë të njohur mbretit atë që ka për të ndodhur tani e
tutje. Ëndrra është e vërtetë dhe interpretimi i saj është i sigurt"
(Dan. 2 45).
Njerëzit e të gjitha kohëve që
kur kanë studiuar këtë profeci, kanë gjetur këtu një themel solid për
besimin tek Zoti dhe Fjala e Tij. Është ky një mirëbesim të cilin ju
lexues do ta zotëroni me siguri .
PJESË TË PROFECISË VLEJNË PËR TË ARDHMEN
Për
më tepër, plotësimi i përpiktë i fjalëve të Danielit na bën të shohim
më me interes etapën e fundit të profecisë. Çdo të bëhet me gurin e
vogël që ra me efekt shkatërrues në këmbët e figurës, duke e thërmuar
në pluhur dhe pastaj u bë një mal i madh që mbushi gjithë tokën ?
Ndërsa
figura përfaqsonte mbretërinë e njerëzve, është e qartë se guri
përfaqsonte një pushtet jo njerëzor, i cili do të themelohej si një
fuqi botërore pas shkatërrimit të qeverisë njerëzore.
Këto do të "thyhen në copa dhe do të konsumohen". Ky është shpjegimi që dha Danieli:-
"Në kohën e këtyre mbretërive (d.m.th. gjendja e përçarë e kombeve)
Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri, që nuk do të
shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t'i lihet një populli
tjetër...ajo do të egzistojë përjetë." (Dan. 2; 44).
Kjo
është një nga shumë premtimet e Biblës, se Zoti nuk e ka harruar tokën.
Ai ka menduar një plan - planin e Mjeshtrit - për shpëtimin e
njerëzimit, dhe ai plan përqëndrohet tek vetë Mbreti Jezu Krisht.
Lexuesit e vëmendshëm do të jenë në gjendje të identifikojnë menjëherë
gurin "të shkëputur nga mali jo nga dora e njeriut" me atë që është
lindur Shpëtimtar i njerëzimit, 'shkëputur' jo nga duar njerëzore, por
nga pushteti i Zotit, në mrekullinë e lindjes së tij. Në fakt, Jezusi
foli për rolin e tij si për - "guri që ndërtuesit e nxorën të
papërdorshëm", dhe ai vazhdon, "...kushdo që do të bjerë mbi këtë gur
do të bëhet copë-copë; dhe ai mbi të cilin do të bjerë ai do të jetë i
thërmuar" (Mat. 21:42-44).
Të gjitha shenjat
tregojnë se së shpejti guri do të bjerë me efekt shkatërrues në botën
dyshuese. A do t'i shpëtoni ju shkatërrimit që po vjen? A do të
përfitoni ju një vend në Mbretërinë e Perëndisë të cilën Jezusi po vjen
të vendosë në tokë ?
Vetëm Jezusi ka pushtet të shpëtojë.
Përpara
se të largohemi nga profecia e Danielit, do të shohim se mësimi i
ëndrrës të Nebukadnetsarit është përpunuar me kujdes në një vegim të
parë nga vetë Danieli, siç shkruhet në kapitullin e shtatë të këtij
libri që mban emrin e tij. Simbolizmi është ndryshuar dhe zgjeruar në
detaje duke përdorur figurën e katër kafshëve, për të përfaqsuar katër
perandoritë e mëdha të përshkruara në ëndrrën e Nebukadnetsarit. E
njëjta referencë për Mbretërinë e Zotit tek Danieli 2:24 është dhënë në
fjalët e Danielit 7:27 si më poshtë:-
"Pastaj
mbretëria, sundimi dhe madhështia e mbretërive nën të gjithë qiejt do
t'i jepen popullit të shenjtorëve të Më të Lartit; mbretëria e tij
është një mbretëri e përjetshme, dhe të gjitha zotërimet do t'i
shërbejnë dhe do t'i binden atij"
MBRETËRIA E ZOTIT
Por
ndonjë nga lexuesit mos mendojë se profecitë e Dhjatës së Vjetër për
ardhjen e Mbretërisë së Zotit, janë vetëm ato në dy kapitujt në librin
e Danielit të cilave ju jemi referuar. Për ta ilustruar këtë le të
kthehemi tek libri i profetit Isaia, ku detajet për ardhjen e
Mbretërisë së Zotit janë dhënë me një gjuhë të kuptueshme d.m.th pa
simbole. Isaia është përmendur si profeti i Mbretërisë për shkak të
shumë referencave në librin e këtij profeti. Po ju rekomandojmë citatet
në vazhdim lexuesve tanë:-
Në ditët e fundit
do të vij që mali ku ndodhet shtëpia e Zotit do të vendoset në majën e
maleve dhe do të ngrihet mbi disa kodra, dhe këtu do të vërshojnë tërë
kombet. Shumë kombe do të vijnë duke thënë: Ejani, të ngjitemi në malin
e Zotit, në shtëpinë e Perëndisë të Jakobit; ai do të na mësojë rrugët
e tij dhe ne do të ecim në shtigjet e tij. Sepse nga Sioni do të dalë
ligji dhe nga Jeruzalemi fjala e Zotit. Ai do të sigurojë drejtësi
midis kombeve dhe do të qortojë shumë popuj. Do t'i farkëtojnë shpatat
e tyre duke i kthyer në plugje dhe heshtat e tyre në drapinj; një komb
nuk ka për të ngritur shpatën kundër një kombi tjetër dhe nuk do të
mësojnë më luftën" (Isaia 2 : 2-4).
"Ja,
Perëndia, Zoti, vjen i fuqishëm dhe krahu i tij sundon për të. Ja, e ka
shpërblimin me vete, dhe shpërblimi i tij e pararend" (Isaia 40 : 10)
Po aq të rëndësishme janë gjithashtu referencat për kushtet e shpëtimit. Nga këto po japim një nga Isaia (66 : 2):-
"Mbi kë, pra, do të kthej shikimin tim ? Mbi atë që është i përulur, ka frymë të penduar dhe dridhet nga fjala ime".
SHPJEGIMI I DANIELIT
Ky shpjegim nuk është një trillim i botuesve të kësaj serie studimesh. LEXO Danieli 2. Danieli tha:-
"Pikërisht
ashtu siç e pe gurin të shkëputet nga mali, jo nga dora e njeriut, për
të copëtuar hekurin, bronzin, argjilën, argjendin dhe arin. Perëndia i
madh i ka bërë të njohur mbretit atë që ka për të ndodhur tani e tutje.
Ëndrra është e vërtetë dhe interpretimi i saj është i sigurt" (Dan. 2 v
45).
MBRETËRIA E ZOTIT
Ashtu
si Medo-Persia erdhi pas Babilonisë, ashtu si Roma ndoqi Greqinë; ashtu
që me siguri nuk ka patur Perandori universale të pestë, po ashtu do të
përmbushet dhe pjesa e fundit e profecisë.
"Në
kohën e këtyre mbretërive, Perëndia i qiellit do të nxjerrë një
mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë...por do të copëtojë dhe do
të asgjësojë tërë këto mbretëri, dhe do të egzistojë përjetë" (Dan. 2 v
44).
Guri i vogël shkatërroi figurën e cila
përfaqsonte sundimin njerëzor për shekuj të tërë dhe u bë një mal i
madh që mbushi tokën. Guri i vogël përfaqsonte mbretërinë e Perëndisë.
Danieli përfundon profecinë duke thënë: "ëndrra është e vërtetë dhe interpretimi i saj i sigurt".
Kjo është vetëm një nga profecitë e shumta e cila na jep besim se qëllimi i Zotit me tokën do të plotësohet.
MËSIMI I DHJATËS SË VJETËR DHE DHJATËS SË RE
Shiko në Bibël dy paragrafët që patë në mësimin e fundit.
Numrat 14 v 21 dhe Veprat 17 v 31.
Kur
të krijohet mbretëria e Zotit, do të ketë drejtësi hyjnore në mënyrën e
qeverisjes së mbretërisë. Nuk do të ketë as shtypje dhe as persekutim.
"Ai
nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë mendime sipas fjalëvë që
thuhen: por do ti gjykojë të varfërit me drejtësi dhe do të marrë
vendime të drejta për njerëzit e përulur të vendit". (Isaia 11 v 3-5).
Kështu,
do të përmbushen fjalët tek Numrat 14 v 21 ashtu si dhe engjëjt kënduan
në lindjen e Jezusit. Kur Jezusi të jetë mbret mbi të gjithë tokën do
të ketë "Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë
njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij" (Luka 2 v 14).
Libri i fundit i Biblës përshkruan gjendjen që do të egzistojë kur të jetë përmbushur qëllimi i Zotit me tokën:
"Dhe
dëgjova një zë të madh nga qielli që thoshte: Ja Tabernakulli i
Perëndisë me njerëzit! Dhe ai do të banojë mbi ta; dhe ata do të jenë
populli i tij dhe vetë Perëndia do të jetë bashkë me ta; Perëndi e
tyre".
"Perëndia do të thajë çdo lot nga sytë
e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim,
sepse gjërat e mëparshme shkuan". (Zbulesa 21 v 3-4).
NJË MBRETËRI E VËRTETË
Pjetri
ishte përfaqsuesi për dishepujt e tjerë kur ai e pyeti Jezusin, "Ja, ne
i lamë të gjitha dhe të ndoqëm; çfarë do të fitojmë, pra?" (Mateu 19 v
27).
Përgjigjia e Jezusit është e rëndësishme.
Ai thekson se mbretëria që ai predikoi, ishte një mbretëri e vërtetë që
dishepujt e tij do të zotëronin:-
"Në të
vërtetë po ju them, në krijimin e ri, kur Biri i njeriut të ulet në
fronin e lavdisë së vet, edhe ju që më kini ndjekur do të uleni mbi
dymbëdhjetë frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Dhe
kushdo që ka lënë shtëpi, vëllezër, motra ... do të trashëgojë jetë të
përjetshme" (Mateu 19 v 28-29).
JEZUSI DO TË VIJË PËRSËRI
Me
qëllim që të themelojë një mbretëri të vërtetë në tokë, Jezusi do të
vijë përsëri. Kur ai u dërgua në qiej në fund të misionit të tij,
engjëjt ju thanë dishepujve:-
"Ky Jezus, që u
është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë,
me të cilën e keni parë të shkojë në qiell" (Veprat 1:11).
Kthimi
i Jezusit për të plotësuar fazën e fundit të qëllimit të Zotit me
tokën, është trajtuar më plotësisht në mësimet e mëvonshme. Mësimet e
shumë shëmbëlltyrave të Jezusit tregojnë se me kthimin e tij, të
drejtët do të shpërblehen. Prandaj është shumë e rëndësishme që ne të
jemi gati për ardhjen e tij.
PËRMBLEDHJE
Bibla thekson drejtësinë e Zotit, ashtu si dhe dashurinë e tij.
Zoti nuk do të lejojë botën të vazhdojë në gjendjen e sotme.
Zoti do të ndërhyjë në punët e botës dhe mbretëria hyjnore do të themelohet me Jezusin si Mbret.
Skicimi
i ngjarjeve të botës të dhëna tek Danieli 2, na japin besim se faza e
fundit e planit të Zotit me siguri do të përmbushet.
Kur
Jezusi të kthehet të udhëheqë Mbretërinë e Zotit, pasuesit e tij do të
shpërblehen duke marrë pjesë në këtë Mbretëri, por ata duhet të jenë
gati për ardhjen e tij.
PJESË NGA BIBLA PËR TË LEXUAR
Isaia 11; Isaia 35; Mateu 19 &25; Daniel 2
|
MËSIMI 3: Pyetje
Nënvizo përgjigjen e drejtë për çdo pyetje dhe shkruajini ato në faqet mesit.
-
Perëndia aq shumë e deshi botën sa ... (a) dërgoi stinët (b) dha Birin e Tij të vetëm (c) dërgoi engjëjt (d) dha Ligjin
-
Cila
ishte perandoria e dytë botërore e paraqitur në ëndrrën e mbretit
Nebukadnetsar? (a) Babilonia (b) Greqia (c) Roma (d) Medo-Persia
-
Çfarë pa Nebukadnetsari të godiste statujën në ëndërr ? (a) një idhull (b) një gur (c) një dorë (d) një shpatë
-
Çfarë
kënduan engjëjt në lidhje me kushtet që do të vendosen në tokë kur
Jezusi të jetë mbret ? (a) Çdo njeri do të bëjë ashtu si i pëlqen (b)
Njerëzit do të jenë të sjellshëm me njëri-tjetrin (c) Asnjeri nuk do të
punojë (d) Në tokë do të ketë paqe
-
Kush do ta udhëheqë botën me drejtësi ? (a) Biri i Perëndisë (b) Apostulli Pal (c) Apostulli Pjetër (d) Profeti Elia
-
Në
kapitullin e dytë të Danielit lexojmë: "Në kohën e këtyre mbretërive
Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri që do të qëndrojë...(a)
për 6 000 vjet" (b) për një jetë" (c) përgjithmonë" (d) për 100 000
vjet"
-
Jezusi u premtoi dishepujve se
ata do të (a) kishin pasuri dhe begati (b) uleshin në fron për të
gjykuar fiset e Izraelit (c) kishin sukses dhe lumturi
-
Thotë Bibla se Zoti synon ta lërë botën në gjendjen e tanishme ? (a) po (b) jo (c) nuk e di (d) Bibla nuk e thotë
-
Ku ndodhet Jezusi tani ? (a) në tokë (b) në qiell (c) në varr (d) në tokën e Izraelit
-
Pali
u tha njerëzve të Athinës (Vep. 17) se Zoti na ka garantuar se bota do
të qeveriset me drejtësi nga njerëzit që Zoti ka zgjedhur. Cila është
kjo garanci ?
-
Lindja e Jezusit (b) Kryqëzimi i Jezusit (c) Ringjallja e Jezusit