MËSIMI 4 - Vdekja
Një katastrofë është padyshim lajmi më i dëgjuar.
Vdekja e papritur dhe e egër ngjall kuriozitet, por vetë tema e vdekjes
nuk është lajm dhe megjithatë shkakton mjaft interes. Madje në kohën që
ju lexuat dy fjalitë e mëparshme është llogaritur se 25-30 njerëz kanë
vdekur (që është 6 250 njerëz në orë ose 150 000 në ditë). Një ditë ju
do të jini një nga ata ! Kjo nuk do të thotë se ju do të përfshiheni në
një nga katastrofat, e cila shkakton relativisht pak vdekje, por në një
ditë të zakonshme, rutina juaj e përditshme do të ndërpritet dhe jeta
do të vazhdojë pa ju. Prandaj një studim i temës së vdekjes është i një
rëndësie parësore.
Mendimet për vdekjen ngrenë
pyetjet, 'kush jam unë?' 'Ç'do të ndodhë me mua kur të vdes?' Si do t'i
përshtatem unë qëllimit të Zotit?'
Në themel janë tre qëndrime të mundshme për vdekjen:-
-
Ta mohosh atë
-
Të mbash qëndrimin se nuk është me të vërtetë ashtu si duket
-
Të përballosh realitetin e ngurtë dhe të kërkosh një mënyrë shpëtimi
Le të shohim më nga afër këto tre qëndrime.
1.TË INJOROSH VDEKJEN
Ky
është një qëndrim i një pjese në rritje të atyre që janë të ndikuar nga
kultura Perëndimore. Qëllimi i materializmit si dhe filozofia të cilat
mbizotërojnë në shoqërinë Perëndimore, janë përqëndruar tek shkenca.
Trajtimi shkencor i problemeve ka të bëjë me gjëra që mund të maten.
Spekullime të tilla si 'Çfarë ndodh pas vdekjes?' nuk zgjidhen me
metodën shkencore, dhe si rrjedhim janë lënë mënjanë.
Shumë
njerëz të mahnitur nga mrekullitë që shkenca ka krijuar, largojnë nga
mendjet e tyre mendimet për vdekjen sa më shumë që të jetë e mundur.
2. PIKËPAMJA SE VDEKJA NUK ËSHTË NË TË VËRTETË ASHTU SI DUKET
Kjo
është një pikëpamje e vjetër e pranuar nga shumica e feve të botës.
Thuhet se vdekja nuk është fundi i jetës por rruga për në përjetësi. Në
themel të formave të ndryshme që merr ky besim është ideja se njeriu ka
një 'shpirt të pavdekshëm'; se ka diçka tek njeriu që nuk mund të
vdesë, dhe kur njeriu vdes ajo ndahet nga trupi dhe jeton në një formë
tjetër.
Por këto ide nuk mund të provohen nga
eksperienca, as nga librat fetarë të botës të cilët përveç Biblës (2
Timoteu 3 v 16) janë vetëm spekullime të mendjes që ecin verbërisht në
errësirë. Eksperimentet në telepati dhe perceptimin ekstra-sensor, mund
të provojnë se ka më tepër për njeriun që shkenca ende nuk i ka
zbuluar, por ata nuk e provojnë se diçka jeton kur trupi vdes. Njeriu
ka nevojë për një zbulim të besueshëm nga Zoti, Krijuesi i tij, për sa
i përket temës së vdekjes.
Bibla është i vetmi libër që e provon këtë. Ajo thekson se njeriu duhet:
3.TË PËRBALLOJË REALITETIN E NGURTË TË VDEKJES DHE TË KËRKOJË NJË MËNYRË SHPËTIMI
NË ASNJË PJESË TË BIBLËS NUK MUND TË GJENDET IDEJA SE NJERIU KA NJË SHPIRT TË PAVDEKSHËM QË JETON PAS VDEKJES.
Kjo mund të vijë si një goditje për ata që mbajnë besimin ortodoks Kristian. Por Bibla thotë:
"Të
gjallët në fakt e dinë se kanë për të vdekur, por të vdekurit nuk dinë
asgjë". "Sepse në sheol ku po shkon nuk ka më as punë, as mendim, as
njohuri dhe as dituri" (Predikuesit 9 v 5,10).
Ky
fakt nuk mund të jetë shumë ngushëllues ta mendosh, por duhet të jetë
një rast për përulësi dhe duhet të provokojë nevojën urgjente të
njeriut për një mënyrë shpëtimi.
SHPËTIMI FILLON ME PËRULËSI
Zoti
ka deklaruar: "Do të kthej shikimin tim mbi atë që është i përulur, ka
frymë të penduar dhe dridhet nga fjala ime" (Isaia 66 v 2).
Paraqitja
e fjalës 'i përulur' do të thotë se njeriu e di se nuk ka asgjë me
vlerë ndërsa është i vdekur. Fjala "i penduar" do të thotë i përulur.
Njeriu
është prej natyre një krijesë krenare. Ideja e të paturit një shpirt të
pavdekshëm tregon krenarinë e tij të paravendosur. Por nëse duam gjithë
të vërtetën, bëjmë mirë të lëmë mënjanë të gjitha idetë e paravendosura
sado lajkatare, dhe të shikojmë me kujdes se çfarë ka zbuluar Zoti për
natyrën njerëzore.
NATYRA E NJERIUT
Bibla e trajton në thellësi këtë temë jetike. Ajo tregon se si erdhi
vdekja në fillim të egzistencës njerëzore. Shënimet për qëniet e para
njerëzore, Adamit dhe Evës, nuk është një mit. Shqyrtoni domethënien e
thellë të fakteve të shënuara në kapitullin e parë të Biblës.
"Atëherë
Zoti Perëndi formoi njeriun nga pluhuri i tokës, i fryu në vrimat e
hundës një frymë jete, dhe njeriu u bë një qënie e gjallë" (Zanafilla 2
v 7).
Trupi i Adamit u formua nga elememtë që
përbëjnë bazën e të gjithë materies. Këtyre elementëve, Krijuesi i
gjithëfuqishëm u dha formë në kompleksitetin e fuqishëm të trupit
njerëzor me të gjitha organet e tij delikate. Si rregull, e njëjta çudi
ndodh sot në zhvillimin e fëmijës në mitër.
Trupit
prej pluhurit të Adamit iu dha jetë nga Zoti i cili "i fryu në vrimat e
hundës një frymë jete" dhe ajo që ishte një trup pa jetë "u bë një
qënie e gjallë".
SHPIRTI
Jeta
është misterioze, e papërcaktueshme, por me cilësi që mund të njihen.
Nuk ka prova se jeta mund të egzistojë e ndarë nga trupi. Zbulimi dhe
eksperienca e Biblës tregojnë se 'trupi' dhe 'jeta' janë të lidhura dhe
së bashku formojnë "një qënie të gjallë" ose 'krijesë'.
Fjala
'shpirt' është përdorur gjerësisht në Bibël, si për krijimin e njeriut
ashtu dhe për kafshët. Ajo është përkthyer, 'mendje', 'kafshë',
'njeri', 'krijesë', por kurrë nuk është lidhur me idenë e pavdekësisë.
NJË QËNIE E GJALLË
Tek
Zanafilla 2 v 7 pohimi: "dhe njeriu u bë një qënie e gjallë", nënkupton
se njeriu u bë një krijesë e gjallë së bashku me të gjitha krijesat e
tjera që Zoti kishte krijuar.
Shiko
Predikuesit 3 v 19-20: "Në fakt të gjitha ato që u ndodhin bijve të
njerëzve u ndodhin kafshëve; të dy palëve u ndodh e njëjta gjë. Ashtu
si vdes njëri, kështu vdes tjetri. Po, të gjithë kanë po atë frymë; dhe
njeriu nuk ka asnjë epërsi mbi kafshën, sepse gjithçka është kotësi. Të
gjithë shkojnë në po atë vend; të gjithë vijnë nga pluhuri dhe kthehen
në pluhur."
Fjala "shpirt" do të thotë
"krijesë". Shpirti është njeriu. Shpirti nuk mund të jetojë i ndarë nga
njeriu apo kafsha. Vargjet e cituara tregojnë se jeta e njeriut është
plotësisht e varur nga Zoti. Nëse Zoti tërheq nga njeriu frymën ose
shpirtin e jetës, ai bëhet një krijesë e vdekur. Kuptimi i kësaj është
thelbësor, sepse shumë Kristianë mbajnë pikëpamjen se njeriu ka një
shpirt të pavdekshëm që jeton pas vdekjes. Por kjo nuk thuhet në Bibël.
Në fakt kjo ishte gënjeshtra e gjarprit në kopshtin e Edenit. Ai i tha
Evës, "Ju s'keni për të vdekur aspak"- një kundërshtim i drejtpërdrejtë
i asaj që Zoti i tha Adamit dhe Evës. Predikuesit 12 v 7 provon
varësinë e njeriut nga Zoti për egzistencën e tij: "Dhe pluhuri t'i
kthehet tokës siç ishte më parë dhe fryma t'i kthehet Perëndisë që e ka
dhënë". Kjo nuk provon se njeriu shkon në qiell kur vdes. Shiko Gjoni 3
v 13 dhe vini re në veçanti fjalët; "Askush nuk u ngjit në qiell".
Njeriu vdiq për shkak të mëkatit: "...shpirti që mëkatoi do të vdesë".
Tek Romakët 3 v 23 lexojmë, "Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga
lavdia e Perëndisë". Prandaj rrjedh, se të gjithë vdesin dhe bëhen të
pandërgjegjshëm deri në ringjallje. 1 Korintasve kapitulli 15 trajton
më me hollësi shpresën e ringjalljes.
NJERIU - NJË KRIJESË PËR T'I DHËNË ZOTIT KËNAQSI
Qëllimi
i krijimit të njeriut, ashtu si për të gjithë krijimin, ishte për t'i
dhënë Zotit kënaqsi. "Sepse t'i i krijove të gjitha gjërat dhe
nëpërmjet vullnetit tënd egzistojnë dhe u krijuan" (Zbulesa 4 v 11).
Ndryshe
nga krijimi i kafshëve, njeriut iu dha dëshira e lirë të bindej ose jo,
kështu që ai mund të ushtronte një shkallë të caktuar zgjedhjeje për
sjelljen e tij. Ne mund të kuptojmë se sa më tepër kënaqsi do t'i jepte
njeriu Zotit, duke përdorur dëshirën e tij të lirë për ta kënaqur atë
dhe jo veten. Është një kënaqsi e cila, në një shkallë më të ulët,
prindërit fitojnë nga fëmijët të cilët u binden dhe i respektojnë ata
vullnetarisht.
RËNIA E NJERIUT
Për
të vënë në provë përgjigjen e njeriut ndaj dëshirës së tij të lirë,
Zoti u bëri një provë të thjeshtë Adamit dhe Evës. Atyre ju tha:
"Ha
bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit; por mos ha nga pema e njohjes të
së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të
vdekur me siguri" (Zanafilla 2 v 16-17).
Njeriu
dështoi, dhe kështu solli mbi vete dënimin e vdekjes. Adami dhe Eva u
tunduan nga propozimi i gjarprit se ata do të ishin si perënditë, do
njihnin të mirën dhe të keqen, dhe sepse fryti dukej tundues dhe i mirë
për të ngrënë. Në këtë mënyrë, krenaria dhe lakmia e tyre i mposhti
ata. Që atëherë, këto dy karakteristika kanë formuar bazën e sjelljes
njerëzore. Shikoni me kujdes fjalët e gjarprit duke tunduar Evën, "Ju
s'kini për të vdekur aspak" (Zanafilla 2 v 4).
Kjo
ishte një gënjeshtër, një mohim i fjalës së Zotit, gënjeshtra e cila ka
formuar bazën e feve të shpikura nga njerëzit qysh atëherë.
DËNIMI I NJERIUT
Adami
dhe Eva iu nënshtruan ndëshkimit të drejtë të Zotit. Fjalët e dënimit
të shqiptuara mbi ta janë mjaft domethënëse, sepse na japin
përkufizimin bazë për vdekjen.
"Sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të kthehesh (Zanafilla 3 v 19).
Kjo
do të thotë se kur një njeri vdes ai pushon së egzistuari dhe
kompozohet në elementë nga të cilët u krijua. "Kur fryma e tij ikën, ai
kthehet përsëri në tokë dhe po atë ditë planet e tij zhduken" (Psalmi
146 v 4). Vdekja është një ndëshkim për mosbindje. Pasi Zoti kishte
shqiptuar këtë vendim, ai vendosi një roje për të mos e lejuar njeriun
të hante nga pema e jetës, "kështu që ... të jetojë përgjithnjë"
(Zanafilla 3 v 22).
MËKATI
Vdekja është ndëshkimi për mëkatin. "Shpirti që mëkaton ka për të vdekur" (Ezekiel 18 v 4).
Ka
një logjikë të thjeshtë në këtë pohim. MËKATI SJELL VDEKJEN. Prandaj
është e një rëndësie parësore të zbulojmë se çfarë është 'mëkati', nëse
duam të gjejmë një mënyrë për të shpëtuar nga vdekja e përjetshme.
Mëkati është mosbesim i fjalës së Zotit dhe mosbindje ndaj dëshirës së Tij. Efektet e tij janë universale.
"Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë" (Romakëve 2 v 23).
Adami
dhe Eva ia kaluan këtë tendencë fatale të gjithë pasardhësve të tyre.
Kjo e metë e njeriut formon 'natyrën njerëzore', ose atë që Bibla e
quan 'mish' ose 'mëndje trupore'.
Kjo përfshin
shumë aspekte, "Dhe veprat e mishit janë zbuluar dhe janë:
kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja, idhujtaria, magjia,
armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet,
smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto"
(Galatasve 5 v 19-21).
Këto janë pasojat
natyrore të mënyrës së jetesës, të cilat Adami dhe Eva mbartën
gjashtëmijë vjet më parë. Mospërfillja e rrugës së Zotit ka sjellë
botën në gjendjen e tanishme.
SHPRESA E VETME
Në
mësimin 2 shqyrtuam disa nga karakteristikat e Perëndisë. Gjithashtu
janë trajtuar shkurtimisht dhe disa tipare të njeriut. Ndryshimi i
dukshëm midis tyre është shprehur nga Zoti në këto fjalë:
"Duke
qënë se mendimet e mia muk janë mendimet tuaja, dhe as rrugët tuaja nuk
janë rrugët e mia, thotë Zoti. Ashtu si qiejtë janë më të lartë se
toka, kështu rrugët e mia janë më të larta se rrugët tuaja dhe mendimet
e mia janë më të larta se mendimet tuaja" (Isaia 55 v 8-9).
Është
e qartë jo vetëm pse njeriu vdes, por dhe pse ai duhet të vdesë. Zoti
është i drejtë dhe drejtësia e tij nuk mund t'i lejojë mëkatarët të
jetojnë përgjithmonë. Dy nga shumë tiparet e tij janë mëshira e Tij dhe
falja e mëkateve.
"Por te ti ka falje, më qëllim që të kenë frikë prej teje" (Psalmi 130 v 4).
Është
një nevojë jetike falja e mëkateve nga Zoti, sepse njeriu nuk mund të
mos mëkatojë. "Po të themi se jemi pa mëkat, gënjejmë vetveten" (1
Gjoni 1 v 8).
Bibla përshkruan me detaje
rrugët e Zotit - rrugën e vetme për t'u çliruar nga mëkati dhe vdekja.
Rruga, në një frazë është, 'përmes besimit'. Besimi që Zoti kërkon
është një cilësi tepër e veçantë. Ai është përkufizuar si; "siguria e
gjërave që shpresohen, tregimi i gjërave që nuk shihen" (Hebrenjve 11 v
1).
Besimi nuk është bindje e verbër, ose
besim absurd. Ai është besim i plotë te Zoti dhe besim i qëndrueshëm,
që do të thotë të besosh atë që ai ka premtuar, megjithëse, plotësimi i
kësaj duket i pamundur. Kështu besimi ynë duhet të shfaqet me bindje
ndaj urdhrave të Zotit. Kapitulli i njëmbëdhjetë i letrës drejtuar
Hebrenjve përshkruan shumë shembuj praktikë besimi. Së pari midis tyre
është besimi i treguar nga Abrahami. "Dhe ai i besoi Zotit, që ia vuri
në llogari të drejtësisë" (Zanafilla 15 v 6).
Besimi i tij u tregua kështu me bindjen e tij tek Perëndia. Lexo Jakobi 2 v 17-26.
Kështu bindja dhe besimi në mëshirën e Zotit, sigurojnë faljen e mëkateve tona dhe si pasojë vdekja mund të mposhtet. KJO ËSHTË SHPRESA E VETME QË KA NJERIU PËR TË FITUAR PAVDEKËSINË. Në të vërtetë jeta e përjetshme është një dhuratë.
"Dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë" (Romakëve 6 v 23).
Rruga
me të cilën kjo është bërë e mundur është me anë të sakrificës së Jezu
Krishtit, dhe është trajtuar në mësimin në vazhdim. Jeta e përjetshme
do të jepet në të ardhmen kur të ketë një ringjallje të të
vdekurve."Shumë nga ata që flenë në pluhurin e tokës do të zgjohen,
disa në një jetë të përjetshme" (Danieli 12 v 2).
Pastaj,
ata që janë të denjë për dhuratën e çmuar, do të shndërrohen në qënie
të pavdekshme. Ringjallja e të vdekurve ndoshta tingëllon e
pabesueshme, por është një nga ato gjëra që Zoti kërkon të besojmë. Ne
e dimë se me Zotin gjithçka është e mundur.
Ringjallja
do të ndodhë kur Jezu Krishti të kthehet në tokë. "Sepse Zoti vetë
...do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të
ringjallen të parët" (1 Thesalonikasve 4 v 16).
Disa
nga shenjat që na tregojnë se këto ngjarje të rëndësishme janë shumë
afër do të shpjegohen në mësimin 9. Ne duhet të jemi gati për atë ditë.
PËRMBLEDHJE
-
Vdekja është fundi i jetës, jo rruga për në përjetësi.
-
Shpëtimi fillon me përulësi.
-
Vdekja është shkaktuar nga mëkati.
-
Mëkati është mosbesim i Fjalës së Zotit dhe mosbindje ndaj dëshirës së Tij.
-
Njeriu nuk mund të mos mëkatojë.
-
Njeriu mund të fitojë faljen e mëkateve, duke besuar Fjalën e Zotit dhe duke ju bindur dëshirës së Tij.
-
Besim do të thotë të besosh Fjalën e Zoti dhe tregohet me bindje ndaj saj.
-
Jeta e përjetshme është dhuratë e Zotit dhe do t'u jepet fëmijëve të Tij besnikë.
-
Jeta
e përjetshme do të jepet në ringjallje, kur Jezu Krishti të kthehet në
tokë; kjo është shpresa e vetme e njeriut për të fituar pavdekësinë.
PJESË NGA BIBLA PËR TË LEXUAR
Zanafilla 2 dhe 3; Psalmet 49 dhe 146
Predikuesit 9; Romakëve 5 & 6; 1 Korintasve 15.
|
MËSIMI 4: Pyetje
Nënvizo përgjigjen e drejtë për çdo pyetje dhe shkruajini ato në faqet e mesit.
-
Cilat
nga pohimet e mëposhtme janë të vërteta? (a) Vdekja erdhi si pasojë e
mëkatit (b) Të gjithë njerëzit mëkatojnë (c) Jeta e përjetshme është
një dhuratë nga Zoti (d) Njerëzit e mirë nuk vdesin
-
Cili
varg në Bibël tregon se vdekja është plotësisht e pavetëdijshme? (a)
Fjalët e Urta 9 v 5 (b) Ezekieli 9 v 5 (c) Predikuesit 9 v 5 (d) Ester
9 v 5
-
Çfarë cilësi njerëzore kërkon Zoti nga një njeri që kërkon shpëtimin? (a) Krenari (b) Pasuri (c) Përulje (d) Lumturi
-
Bibla mëson se Zoti e krijoi njeriun nga (a) një lloj krijese tjetër (b) pluhuri i tokës (c) uji (d) ai nuk e krijoi njeriun
-
Çfarë
është një "qënie e gjallë"? (a) një krijesë e gjallë (b) një sy (c) një
pjesë e trupit që jeton përgjithmonë (d) një qënie e pavdekshme
-
Përse u krijua njeriu? (a) Të kujdesej për kafshët (b) Të kultivonte tokën (c) Të kënaqte Zotin (d) Të kënaqte veten
-
Cili ishte dënimi për mosbindjen e Adamit dhe Evës?
-
ata u dënuan me vdekje (b) ata u goditën (c) Zoti nuk i pranoi aspak (d) ata u përzyen
-
Çfarë është mëkati? (a) mendja njerëzore (b) vdekje (c) shndërim i Ligjit të Zotit (d) natyra njerëzore
-
Besimi
është... (a) besim i të pamundurës (b) njohuri për planet e Zotit (d)
besim tek e panjohura (d) siguria e gjërave që shpresohen, tregim i
gjërave që nuk shihen
-
Bibla mëson se
(a) nuk ka shpresë (b) ka një ringjallje të të vdekurve (c) ka jetë për
të gjithë përtej varrit (d) pavdekësi në qiell për të drejtin