MËSIMI 5 - Premtimet e Zotit

Mësimi 4 shpjegoi nga Bibla se pse njeriu vdes, natyrën e vdekjes dhe shpresën e vetme të shpëtimit nga varri i përjetshëm. Në mësimin 5, duke trajtuar disa nga premtimet e Zotit, do të përfitojmë një kuptim më të mirë për zbulimin e dorëshkrimeve që kanë të bëjnë me këtë shpëtim.

NJË PREMTIM SHPËTIMI

Në fillim, pas mosbindjes të Adamit dhe Evës, me mallkimet që Zoti shqiptoi si pasojë e mëkatit të njeriut, një premtim i shkurtër por i mrekullueshëm solli një rreze shprese. Kjo jepet në një varg që nuk është e lehtë për t'u kuptuar:

"Atëherë Zoti Perëndi i tha gjarprit...unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj" (Zanafilla 3 v 14-15).

Një shpjegim i plotë i këtij premtimi do të trajtohet në librin 'Bazat e Biblës', por ndërsa ne kuptojmë më mirë planin e Zotit, është e qartë se ky është premtimi i parë; se mëkati do të mposhtej përfundimisht nga një pasardhës i Evës. Mëkati do të ishte një goditje vdekjeprurëse, por pasardhësi që e bëri këtë do të plagosej vetëm përkohësisht, (në mënyrë figurative - një plagë në kokë dhe një plagë në thembër). Ky është premtimi i shpëtimtarit të ardhshëm, dhe Bibla nuk lë vend për dyshim se ky shpëtimtar është Jezu Krishti, në të cilin qëndrojnë të gjitha premtimet e Zotit.

PREMTIMI I ZOTIT NË EDEN

Gjarpri, për shkak të rolit që luajti në shkeljen e Ligjit të Zotit nga Adami dhe Eva, u bë simbol i mëkatit. Jezusi përdori të njëjtin term për kundërshtarët e tij, duke iu drejtuar Farisejve me fjalët; "O gjarpërinj, ju pjellë nepërkash". Shtypja në kokë, një plagë fatale për gjarprin, premton shkatërrimin e plotë të mëkatit dhe vdekjes. Fara e gruas është shkatërruesi dhe për të kryer këtë veprim merr një plagë në thembër, një plagë nga e cila mund të ketë shërim.

Një lexim i kujdesshëm i Biblës do të tregojë se shëmbëlltyra e farës së gruas, flet për jetën, vdekjen dhe ringjalljen e Mbretit Jezu Krisht, me të cilën ai korri fitoren mbi mëkatin dhe vdekjen, dhe ka hapur rrugën për jetën e përjetshme për të gjithë ata që besojnë tek ai. Diçka identike ne farën e gruas është dhënë në fjalët: "Ja; e virgjëra do të mbetet me barrë dhe do të lindë një fëmijë të cilin do ta quajë Emanuel.

Kjo ishte cituar në mesazhin e engjëllit drejtuar Jozefit, duke i thënë atij se gruaja e tij e ardhshme, Maria, do të "lindë një fëmijë dhe do ta quajë Jezus; sepse ai do të shpëtojë njerëzit nga mëkatet e tyre". E gjithë kjo që u tha nga profeti për Zotin Jezu Krisht, tani është përmbushur. Apostulli Pal komenton, "Por kur u përmbush koha, Perëndia dërgoi Birin e Tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit"

Me anë të fitores të Jezusit mbi mëkatin dhe vdekjen, gjarpri (mëkati) u godit në kokë, d.m.th. u shkatërrua plotësisht; në këtë proces ai mori një goditje në thembër me anë të vdekjes në kryq dhe qëndrimit të shkurtër në varr, ashtu si parashikoi profeti Isaia, "Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona." Kështu ka përfunduar faza e parë e planit të Zotit. Por Krishti ishte vetëm fryti i parë. Do të ndodhin ndryshime në dy fazat e mëtejshme, të cilat do të largojnë plotësisht mëkatin dhe vdekjen.

Faza e dytë do të plotësohet kur Krishti të kthehet për të shpërblyer miqtë e tij - të cilët do të jenë ata që kanë bërë gjithçka që ai ka urdhëruar. Këta, ai do t'i ngrejë nga vdekja dhe do t'u japë jetën e përjetshme, dhe do të jetojnë në tokë si udhëheqës me Krishtin mbi kombet që do ti binden ardhjes së tij. Kjo fazë do të zgjatë një mijë vjet.

Faza e tretë dhe përfundimtare do të jetë në fund të njëmijë vjetëve, ku do të ketë një gjykim përfundimtar, dhe mëkati me vdekjen do të shkatërrohen plotësisht. Krishti do të mbretërojë derisa t'i ketë vënë të gjithë armiqtë nën këmbët e tij. Armiku i fundit që do të shkatërrohet është vdekja". Ashtu si mosbesimi solli vdekjen, ashtu dhe besimi në ungjillin, bindje në pagëzim dhe vazhdim në veprat e mira, do të sjellë jetën e përjetshme.

SHPALOSJA E PLANIT TË ZOTIT

Dhe ndërsa Biblla shpalos planin e Zotit, tema e shpëtimit është trajtuar në shumë mënyra. Të shquara midis tyre janë studimet e njerëzve të zgjedhur, jetët e të cilëve ishin shembuj të mirë ose të keq besimi (që janë ose ata të cilët besuan dhe iu bindën Zotit, ose ata që nuk bënë kështu). Për shumë nga njerëzit besnikë, Zoti bëri premtime të mëdha të cilat do të trajtohen në këtë mësim si dhe në ato më pas. Në këtë mësim do të shohim dy njerëz të rëndësishëm, të dy shembuj të lartë besimi, jeta e të cilëve është shënuar në Librin e Zanafillës.

NOEU

Ndërsa pasardhësit e Adamit dhe Evës u shtuan, tendenca për të mëkatuar të cilën e trashëguan nga prindërit e tyre të pabindur, filloi të rritej. Zanafilla kapitulli 6 shkruan: "Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre, nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë" (Zan 6 v 5). Gjendja e njerëzimit ishte e tillë saqë "Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet" (Zan 6 v 6).

Noeu ishte njeriu i vetëm me të cilin Zoti ishte i kënaqur (shiko Zanafilla 6 v 8-9). Zoti vendosi të bëjë një fillim të ri me krijimin e Tij dhe të përdorte Noeun për këtë qëllim. "Dhe Perëndia i tha Noeut: kam vendosur t'i jap fund çdo mishi, sepse toka për shkak të njerëzve është plot me dhunë; ja unë do t'i zhduk bashkë me tokën" (Zanafilla 6 v 13).

PËRMBYTJA

Zoti zgjodhi të përmbyste tokën, kështu që të gjitha krijesat që merrnin frymë së bashku me njeriun, do të mbyteshin. Shënimi i Zanafillës për Përmbytjen është konsideruar nga shumë njerëz si një tregim mitik. Por nëse e shqyrtojmë me kujdes do të shohim se ka shumë prova shkencore që nbështesin vërtetësinë e shënimeve të Biblës. Jeta e Noeut qëndron si një shembull i madh besimi në kontrast me mosbesimin e njerëzve të kësaj kohe.

PREMTIMI I ZOTIT

Në këtë kohë i Plotfuqishmi deklaroi se ai kurrë nuk do ta shkatërronte tokën me një përmbytje. Zoti ka një qëllim me tokën dhe ai premtoi se stinët do të vinin sipas radhës së tyre dhe dita me natën do të ndiqnin njëra - tjetrën pa ndërprerje. Shiko Zanafilla 8 v 21-22).

PAK JANË SHPËTUAR

Një tjetër mësim i këtij shkrimi, është e vërteta e Biblës se janë shumë pak ata që do të besojnë Zotin dhe si rrjedhim, janë pak ata që do të shpëtohen. Ky parim, shprehur aq qartë në përshkrimin e përmbytjes, (1 Pjetri 3 v 20) ka të bëjë gjithashtu me rëndësinë e madhe të shpëtimit nga vdekja e përjetshme. Jezu Krishti tha:

"Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjerë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të. Përkundrazi, sa e ngushtë është dera dhe sa e vështirë është udha që të çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë!" (Mateu 7v 13-14 Versioni i Përpunuar).

Kjo, dhe shumë shembuj e pohime nga Bibla, hedhin dyshim mbi besimet e botës që pretendojnë devotshmërinë e miliona 'besimtarëve'. Bibla mëson se shpëtimi nga vdekja e përjetshme është një çështje tepër individuale dhe, se pak kanë qënë dhe janë përgatitur të pranojnë kërkesat sfiduese që Zoti kërkon - rrugën e ngushtë dhe të vështirë të besimit.

ABRAHAMI

Abrahami, është një shembull i shquar i njeriut i cili, pranoi dhe me sukses përfundoi shumë prova të vështira për shkak të besimit në Fjalën e Zotit.

ARKEOLOGJIA SJELL BIBLËN NË JETË

Abrahami jetoi rreth 2 000 vjet Para Krishtit në një qytet të vjetër të quajtur Ur, i cili ishte vendosur pranë Gjirit Persik. Qyteti Ur është zbuluar nga arkeologët kohët e fundit. Zbulimet e tyre tregojnë se qyteti ishte pjesë e një qytetërimi shumë të zhvilluar, me ndërtesa dhe shtëpi të mëdha, pallate dhe tempuj, si dhe njihej për prodhimin e një arti të përkryer. Arkeologjia ndihmon në studimin e Biblës duke na dhënë një pamje të qartë të së kaluarës. Ajo ndihmon sigurisht për vlerësimin e besimit të madh që kishte Abrahami, sepse Zoti i tha atij: "Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të tregoj. (Zanafilla 12 v 1).

Nga zbulimet arkeologjike dimë se Zoti i kërkoi Abrahamit, të linte mënjanë një jetë të lehtë dhe të sigurt, për të përballuar rreziqe të panjohura, ku Zoti vetë do të ishte shoqëruesi i tij. Abrahami, ndryshe nga Adami dhe Eva, besoi dhe u bind.

"Me anë të besimit, Abrahami kur u thirr, u bind ... dhe u nis pa ditur se ku po shkonte" (Hebrenjve 11 v 8).

PREMTIMI NDAJ ABRAHAMIT

Besimi i Abrahamit u ngrit mbi premtimet e bekimit që shoqëruan urdhrin e Zotit. Ai kuptoi se kur Zoti, Krijuesi i Plotfuqishëm bën premtime, ato me siguri do të përmbushen. Zoti i tha atij:

"Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim. Dhe unë do të bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë dhe do të mallkoj ata që do të të mallkojnë, te ti do të jenë të bekuara tërë familjes e tokës" (Zanafilla 2 v 2-3).

Gjatë gjithë jetës së tij, këto premtime u përsëritën shumë herë, dhe çdo herë diçka i shtohej premtimit të parë. Si qëllim të këtij mësimi, do të shohim aspektet më domethënëse të premtimeve nën titujt e mëposhtëm:-

  1. PASARDHËSIT E ABRAHAMIT TË ZOTËROJNË TOKËN E KANAANIT

  2. NËPËRMJET NJËRIT NGA PASARDHËSIT E ABRAHAMIT TË GJITHË KOMBET DO TË BEKOHESHIN

  3. PASARDHËSIT E ABRAHAMIT TË BËHEN NJË KOMB I MADH

  1. PASARDHËSIT E ABRAHAMIT TË ZOTËROJNË TOKËN E KANAANIT

Toka në të cilën Zoti përfundimisht e çoi Abrahamin, në atë kohë quhej Kanaan. Kjo është një zonë e cila përkon sot me shtetet si Lebanon, Izrael, Siri dhe Jordan në lindje të Detit Mesdhe (Shiko Zanafilla 15 v 8). Kur Abrahami arriti në Kanaan, Zoti i tha; "Unë do t'ja jap këtë vend pasardhësve të tu" (Zanafilla 12 v 7).

Premtimi u përsërit më vonë, "Tërë vendin që sheh, (Kanaanin) unë do të ta jap ty, për gjithnjë" (Zanafilla 13 v 15).

Vëreni në veçanti shtimin e fjalëve "ty" dhe "për gjithnjë". Nëse nuk do të ishte për këta dy faktorë të rëndësishëm, ne mund të kuptojmë sikur premtimi i referohet pushtimit dhe zotërimit të Kanaanit nga Izraelitët, ashtu siç tregohet në librin e Jozueut. Megjithatë, kjo ishte vetëm një përmbushje e pjesshme sepse, së pari premtimi iu bë Abrahamit ashtu si dhe pasardhësve të tij, dhe së dyti, këtë vend do ta zotëronin përgjithnjë.

Në fillim, Bibla zbulon se ndërsa ishte në Kanaan, Abrahami ishte si një refugjat i kohëve të sotme dhe kur gruaja e tij vdiq, ai duhej të blinte një copë tokë për ta varrosur atë. Së fundi ai vdiq, pa marë tokën e premtuar. (Veprat 7 v 2-5).

Së dyti, është e qartë se as Abrahami, dhe as pasardhësit e tij, kombi i Izraelit të cilët kanë shpenzuar një pjesë të madhe të jetës të mërguar nga Kanaani, nuk e kanë marrë këtë tokë për gjithnjë.

RINGJALLJA SIGURON PËRGJIGJEN

Është e qartë se përmbushja e plotë e këtij premtimi lidhet me të ardhmen. Kjo kërkon ngjarje të tilla si ringjallja e Abrahamit dhe pasardhësve të tij të vërtetë që Bibla i përkufizon njësoj me Abrahamin, që kanë treguar besim dhe bindje ndaj urdhrave të Zotit. Pas ringjalljes, ata si qënie të pavdekshme do të zotërojnë tokën e Kanaanit për gjithnjë (Mateu 8 v 4).

Këto fakte do të bëhen më të qarta kur të trajtohen premtimet e tjera.

2. PASARDHËSIT E ABRAHAMIT TË BËHEN NJË KOMB I MADH

Ky premtim gjendet në të gjitha shkrimet për jetën e Abrahamit dhe është përmbushur në një masë të madhe ashtu siç tregon edhe Bibla (Zanafilla 12 v 2; Zanafilla 13 v 16; Zanafilla 15 v 5; Zanafilla 22 v 17):

Libri i Zanafillës tregon se biri i Abrahamit, Isaku dhe nipi i tij Jakobi, (emri i të cilit u ndryshua në Izrael) u bënë pasardhësit origjinalë të kombit të Izraelit. Ata jetuan në Kanaan derisa Jakobi, në kohën e zisë së bukës, e shpuri familjen e tij në Egjipt. Libri i Eksodit tregon se si pasardhësit e Jakobit, u shtuan në një komb prej më shumë se dy milion dhe u skllavëruan nga Egjiptianët. Rreth 1500 vjet Para Krishtit, Zoti dërgoi Moisiun për t'i çliruar dhe për t'i udhëhequr në Kanaan. Libri i Jozueut, pasardhës i Moisiut, tregon se si dymbëdhjetë fiset e Izraelit zotëruan Kanaanin. Më pas librat e Biblës përshkruajnë se si Izraeli u zhvillua, derisa rreth vitit 1000 Para Krishtit, gjatë mbretërimit të Davidit dhe Solomonit, u bë një mbretëri e madhe dhe e begatë.

DHJATA E RE SHPJEGON PREMTIMIN

Bibla tregon se pas vdekjes së Solomonit, Izraeli u keqësua dhe si përfundim mërgoi jashtë Kanaanit, sepse njerëzit ishin të pabindur ndaj Zotit (Ligji i Përtërirë 28 v 15-68). Në Dhjatën e Re ne gjejmë një shtjellim të mrekullueshëm të premtimit bërë Abrahamit. Në letrën drejtuar Romakëve, apostulli Pal bën të qartë se, "jo të gjithë që janë nga Izraeli janë Izrael; as sepse janë pasardhës të Abrahamit janë të gjithë bij" (Romakëve 9 v 6-7).

Kjo paraqet një parim të rëndësishëm të përmendur shkurtimisht në premtimin e parë. Kombi i madh që do të rridhte nga Abrahami nuk do të përbëhej nga pasardhësit natyrorë të tij që nuk besuan, por nga ata që treguan një besim të ngjashëm me Abrahamin. Në çdo brez ata kanë qënë pak, por kur Jezusi të kthehet në tokë, ata do të ringjallen dhe do të mblidhen së bashku në një komb të madh. Kështu, Aabrahami do të takojë pasardhësit e tij të pavdekshëm, duke lavdëruar Zotin për shpëtimin e tyre, duke formuar "një turmë të madhe, të cilën askush nuk mund ta numëromte, prej të gjitha kombeve, fiseve, popujve dhe gjuhëve (Zbulesa 7 v 9). Në këtë mënyrë, premtimi do të përmbushet në një mënyrë më të mrekullueshme se në të kaluarën.

3.NËPËRMJET NJË PASARDHËSI TË ABRAHAMIT TË GJITHA KOMBET DO TË BEKOHESHIN

Megjithatë, njerëzimi ende nuk e ka marrë bekimin më të madh me të cilin lidhet ky premtim - shpëtimin nga mallkimi i mëkatit dhe vdekjes. Bibla zbulon se do të vijë njëkohë kur, "E gjithë toka do të jetë plot me lavdinë e Zotit" (Numrat 14 v 21).

Ka pak vend për lavdinë e Zotit tani, ndërkohë që njeriu e ka mbushur tokën me dhunë dhe shtypje, ku zë vend mëkati dhe vdekja. Një ndryshim i madh është i domozdoshëm për të sjellë kohën e mrekullueshme të bekimeve për të cilat lexojmë në shumë profeci të Biblës (Psalmi 72; Isaia 32). Sado i madh që të jetë ndryshimi, realizimi i tij është i sigurt!. Ky është mesazhi i ungjillit (lajmit të mirë), që gjendet kudo në Bibël. Pak e kuptojnë se premtimi bërë Abrahamit 2 000 vjet para Krishtit është themeli i ungjillit!

"Dhe Shkrimi, duke parashikuar se Perëndia do t'i shfajësonte kombet me anë të besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: të gjitha kombet do të bekohen në ty" (Galatasve 3 v 8).

JEZU KRISHTI - PASARDHËS I ABRAHAMIT

Figura qëndrore e ungjillit, si dhe e premtimit ndaj Abrahamit, është Jezu Krishti. Ai është pasardhësi kryesor i Abrahamit. Dhjata e Re hapet me fjalët: "Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit ... birit të Abrahamit (Mateu 1 v 1).

Libri vazhdon me një gjenealogji që zbulon prejardhjen e Jezusit nga Abrahami dhe kjo temë gjendet kudo në Dhjatën e Re. Pali, në letrën e tij drejtuar Galatasve, thekson se premtimi i referohet një pasardhësi të veçantë dhe se ky pasardhës është Jezusi: "Dhe premtimet iu bënë Abrahamit dhe pasardhjes së tij. Shkrimi nuk thotë: 'Edhe pasardhësve' si të ishin shumë, por një të vetme: 'Dhe pasardhjes sate', pra Krishti" (Galatasve 3 v 16).

Jezusi është zbuluar më tepër se një bir natyror i Abrahamit; në të njëjtën letër thuhet se "ata që janë nga besimi janë bij të Abrahamit" (Galatasve 3 v 7).

Kur kujtojmë përkufizimin e Biblës për besimin si bindje ndaj Zotit (plotësisht e kundërta e mëkatit), është e qartë se Jezusi ishte më i 'madhi' nga të gjithë bijtë e Abrahamit. Vetëm ai, nga e gjithë raca njerëzore, mundi t'u thotë pa frikë kundërshtarëve të tij, "Cili nga ju më bind për mëkat?" (Gjoni 8 v 46). Mesazhi kryesor i Dhjatës së Re, është se Jezusi me anë të besimit mposhti mëkatin dhe kështu "prishi vdekjen dhe nxori në dritë jetën dhe pavdekësinë me anë të ungjillit" (2 Timoteut 1 v 10).

UNGJILLI PREDIKOHET NË TË GJITHA KOMBET

Në kohën e Dhjatës së Re mesazhi i shpëtimit (ungjilli), ishte pasuria më e privilegjuar e popullit të Izraelit, por ata nuk iu përgjigjën kërkesave për bindje dhe besnikëri ndaj Zotit. Prandaj Jezusi erdhi dhe dërgoi apostujt e tij t'i predikonin ungjillin e shpëtimit çdo kombi (Marku 16 v 15).

Shumë e kuptojnë këtë si plotësim i premtimit të Zotit, se të gjitha kombet do të bekoheshin në Jezu Krishtin, pasardhës i Abrahamit. Megjithatë kjo ishte vetëm një hap, megjithëse i madh, në shpalosjen e planit të Zotit për të mbushur tokën me lavdinë e Tij. Jezusi e dinte se shumë pak njerëz do ta pranonin këtë mesazh të mrekullueshëm, sepse kërkon hyrjen në rrugën e ngushtë të besimit; dhe tani, pas 2000 vjetësh, predikimi i ungjillit nuk ka sjellë bekimin e të gjitha kombeve.

MBRETËRIA E ZOTIT NË TOKË

Megjithatë kjo kohë e lavdishme po vjen! Jezu Krishti do të kthehet në tokë për të ngritur të gjithë ata që janë të përgjegjshëm, përfshi këtu ata që "Krishtin kanë veshur", prandaj dhe janë bërë trashëgimtarë të premtimeve bërë Abrahamit (Galatasve 3 v 27-29).

Në atë kohë, bekimi i Abrahamit do të vijë mbi çdo komb nëpërmjet pasardhësit të tij Jezu Krishtit (Gal. 3 v 14). Jezusi do të jetë mbret mbi të gjithë tokën, dhe mbretëria e Zotit do të themelohet duke u shoqëruar me një kohë bekimesh, të tillë që bota kurrë nuk ka parë. Prandaj, të gjithë Kristianët janë mësuar t'i luten Zotit: "Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë, si në qiell" (Mateu 6 v 10).

PËRMBLEDHJE

1.Pas rënies të Adamit dhe Evës, menjëherë u bë një premtim për të shpëtuar përfundimisht nga mëkati dhe vdekja.

  1. Plani i Zotit për shpëtim është zbuluar në premtimet që ai u bëri njerëzve besnikë.

  2. Shënimi i Përmbytjes tregon se pak do të shpëtohen.

  3. Zbulimet arkeologjike konfirmojnë përpikmërinë e Biblës.

  4. Zoti i bëri premtime të mëdha Abrahamit për shkak të besimit të tij.

  5. Asnjë nga këto premtime nuk është përmbushur plotësisht.

  6. Premtimet përqëndrohen tek Jezu Krishti i cili mposhti mëkatin dhe vdekjen.

  7. Jezu Krishti do të shpëtojë nga vdekja e përjetshme të gjithë ata, që si Abrahami, besuan dhe iu bindën Zotit.

  8. Premtimet do të përmbushen kur Jezusi të kthehet në tokë për të themeluar Mbretërinë e Zotit.

  9. Mbretëria e Zotit do të sjellë në tokë një kohë bekimesh e cila do të mbushet me lavdinë e Zotit.

PJESË NGA BIBLA PËR TË LEXUAR

Zanafilla 6, 12, 13, 15, 17, 22; Ligji i Përtërirë 28; Psalmi 72; Isaia 32; Gjoni 8; Veprat 7; Romakëve 4; Galatasve 3; Hebrenjve 11.

Fleta Përmbledhëse e Përgjigjeve

Është e rëndësishme që ju të shkruani QARTË EMRIN tuaj dhe ADRESËN E PLOTË në këtë Fletë Përmbledhëse, ndryshe nuk do të jetë e mundur që ne t'ju përgjigjemi.

Çdo Mësim ka një fletë testimi me 10 pyetje, ku ndodhen maksimumi pesë përgjigje të mundshme - a, b, c, d, ose e; në disa raste kërkohet më tepër se një përgjigje. Vendos një vijë përmes shkronjës ose shkronjave që tregojnë përgjigjen tuaj. PËR SHEMBULL: Mësimi 1 Pyetja 7; nëse, pasi keni studiuar këtë mësim, ju mendoni se Bibla përmban 23 libra të ndarë, do të vendosni një vijë përmes d.

Përgjigjuni të gjitha pyetjeve në fletën e testimit duke vendosur një vijë përmes shkronjës përkatëse, dhe çojini ato në Fletën Përmbledhëse, pastaj dërgoni VETËM Fletën Përmbledhëse në adresën më poshtë. Nëse nuk ka adresë ju lutem dërgojini te:-

Christadelphian Advancement Trust P.O.Box 3034, South Croydon, Surrey CR2 0ZA.


FLETA PËRMBLEDHËSE E PËRGJIGJEVE

Emri...........................

Adresa........................

MËSIMI NJË

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

a a a a a a a a a a

b b b b b b b b b b

c c c c c c c c c c

d d d d d d d d d d

e e e e e e e e e e

MËSIMI 5: Pyetje

Nënvizo përgjigjen e drejtë për çdo pyetje dhe shkruajini ato në faqet e mesit.

  1. Cili ishte emri i njeriut me të cilin Zoti ishte i kënaqur, siç shënohet tek Zanafilla kapitulli 6 v 9 ? (a) Adam (b) Noeu (c) Enoku (d) Abel

  2. Si i shkatërroi Zoti njerëzit mëkatarë të përshkruar te Zanafilla nga kapitulli 6 deri në 9 ? (a) Me tërmet (b) Zi buke (c) Përmbytje (d) Sëmundje

  3. Sa njerëz shpëtuan nga katastrofa e Zanafillës, kapitujt 6 deri në 8 ? (a) 8 (b) 18 (c) 88 (d) 80

  4. Si u mbrojtën njerëzit besnikë nga katastrofa e Zanafillës, kapitujt 6 deri në 8 ? (a) Ata jetuan në arkë (b) Zoti i fshehu ata (c) Ata jetuan në një mal të lartë (d) Zoti i largoi ata

  5. Ku jetonte Abrahami para se Zoti të fliste me të? (a) Babiloni (b) Bethel (c) Sodomë (d) Ur

  6. Drejt kujt toke e udhëhoqi Zoti Abrahamin? (a) Egjipt (b) Kanaan (c) Edom (d) Salem

  7. Ju premtua Abrahamit mesazhi i ungjillit? (a) Po (b) Jo (c) Ndoshta (d)Ne nuk e dimë

  8. Kur do të marrë Abrahami përmbushjen përfundimtare të premtimit që Zoti i bëri atij? (a) Ai tashmë e ka marrë (b) Ne nuk e dimë (c) Kur të kthehet Jezusi (d) Abrahami vdiq, kështu që ai nuk do të marrë përmbushjen e premtimit

  9. Cili ishte pasardhësi kryesor i Abrahamit? (a) Juda (b) Jakobi (c) Jozefi (d) Jezusi

  10. Cilat nga tri përgjigjet në vazhdim i premtoi Zoti Abrahamit? (a) Pasardhësit e tij do të zotërojnë tokën e Kanaanit (b) Ai do të jetojë përgjithmonë në qiell (c) Pasardhësit e tij do të bëhen një komb i madh (d) Ai menjëherë do të ketë pasuri të mëdha (e) Nëpërmjet njërit nga pasardhësit e tij të gjitha kombet do të bekohen (f) Të gjithë pasardhësit e tij do t'i qëndronin besnik Zotit (g) Pasardhësit e tij do ta kujtojnë përgjithmonë besimin e Abrahamit


previous page table of contents next page