MËSIMI 6 - Mbreti Jezu Krisht
Ky mësim do të trajtojë mbretin Jezu Krisht - në
qëndër të qëllimit të Zotit. Jezus ishte emri, vënë fëmijës së vogël
lindur në Betlehem 2000 vjet më parë. Ky emër do të thotë 'Shpëtimtar'
dhe iu vu ashtu si thanë engjëjt:
"Do t'i vësh
emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre"
(Mateu 1 v 21). 'Krisht' është në të vërtetë një titull që do të thotë
'i vajosur' d. m. th. i zgjedhur posaçërisht. Jezusi ishte KRISHTI
ashtu siç kishte thënë Gjon PAGËZORI.
QËLLIMI I ZOTIT NË FILLIM
Në
mësimin e fundit treguam se Zoti planifikoi që në fillim, në Eden, të
sillte një Shpëtimtar - një që do të mposhtte forcën e mëkatit.
Gjithashtu treguam se ai që do të sillte bekime të tilla mbi njerëzimin
do të ishte pasardhës i Abrahamit. Maria e kuptoi se biri i saj ishte
njeriu i premtuar dhe në Këngën e saj të Gëzimit ajo këndoi,
"Shpirti
im e madhëron Zotin, dhe fryma ime ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin
tim ... Ai e ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet, duke i kujtuar për
mëshirën e tij, ashtu si ua pati deklaruar etërve tanë, Abrahamit dhe
pasardhësve të tij, përgjithmonë" (Lluka 1 v 46 47, 54-55).
PREMTIME TË TJERA
Profeti
Daniel foli për kohën kur do të shfaqej Mesia. Profeti Mikea shkroi për
vendin e lindjes së tij. Mateu shkruan për vajtjen e njerëzve të mënçur
të Herodit. Vini re se sa herë shënimet e Mateut tregojnë se ngjarjet
ndodhën për përmbushjen e fjalëve të profetëve të Dhjatës së Vjetër
(Mateu 1 v 22; Mateu 2 v 5 & 15).
Ishte
qëllimi i Zotit që në fillim të dërgonte Jezusin, dhe kur koha e duhur
erdhi, qëllimi i Zotit ishte plotësuar. Gjoni shkroi, "Dhe Fjala u bë
mish dhe banoi ndër ne; (dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të
vetëmlindurit prej Atit,) plot hir dhe të vërtetë" (Gjoni 1 v 14).
PSE ERDHI JEZUSI ?
Një
varg i njohur, i përmendur më parë në këto mësime thotë; "sepse
Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që,
kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme"
(Gjoni 3 v 16).
Jezusi erdhi në botë nga Zoti
me një kuptim shumë të vërtetë. Engjëlli Gabriel iu shfaq Maries për
t'i thënë se ajo do të kishte një bir. Maria pyeti se si kjo ishte e
mundur sepse ajo ishte një virgjëreshë. Engjëlli u përgjigj, "Fryma e
Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të
mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do
të quhet Bir i Perëndisë" (Lluka 1 v 35). Kjo ka qënë gjithashtu tema e
profecisë siç shkruan edhe Mateu (Mateu 1 v 22-23).
SAKRIFICA
Ju
mund ta dini se në kohën e Dhjatës së Vjetër, kafshët janë sakrifikuar
si një kujtim i vazhdueshëm për pasojat e mëkatit, dhe për një rrugë
shpëtimi. Njeriu që e ofronte e dinte se vdekja ishte pasojë e mëkatit,
dhe nganjëherë ai duhej të shoqëronte veten me vdekjen e kafshës, si
një shenjë që ai e njihte këtë parim (Levitiku 1 v 3-4). Pali shkroi,
"Paga e mëkatit është vdekja" (Romakëve 6 v 23).
Në letrën drejtuar Hebrenjve, tre çështje në lidhje me sakrificën janë bërë shumë të qarta:
1.
Sakrificat, në kohën e Dhjatës së Vjetër kujtonin parimin se mëkati
sjell vdekje - një rregull i vendosur që në fillim (Hebrenjve 10 v 3).
-
Ndërsa
kafshët nuk kishin bërë keq ato vetëm përfaqsonin mësimin, "Sepse
ligji, duke pasur hijen e të mirave që kishin për të ardhur dhe jo
figurën vetë të gjërave, nuk mundet kurrë që t'i bëjë të përkryer ata
që i afrohen Perëndisë me anë të të njëjtave flijime që ofrohen
vazhdimisht vit për vit" (Hebrejve 10 v 1).
-
Sakrifica
e kafshëve nuk mund ta largonte kurrë mëkatin. "Sepse është e pamundur
që gjaku i demave dhe i cjepve të heqë mëkatet" (Hebrenjve 10 v 4).
Bibla
bën të qartë se atë që sakrifica e kafshëve nuk mund ta bënte kurrë,
Jezusi ishte në gjendje ta bënte këtë duke dhënë jetën e tij si një
sakrificë të përsosur:
"Ai, përkundrazi, pasi
dha për gjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u vu të rrijë në të
djathtën e Perëndisë" (Hebrenjve 10 v 12).
NJË FILLIM I RI
Bibla
tregon se ashtu si Adami solli mëkatin, si rrjedhim, edhe vdekjen në
botë me anë të mosbindjes së tij, kështu Jezusi me anë të jetës së tij
të përkryer, "nxorri në dritë jetën dhe pavdekësinë" (2 Timoteut 1 v
10).
Meqënëse Jezusi jetoi një jetë të
përkryer, kur ai vdiq "nuk ishte e mundur"që ai të mbetej i vdekur
(Veprat 2 v 24). Perëndia e ringjalli atë.
Ndryshimi
midis pasojave nga mosbindja e Adamit dhe pasojave nga bindja e
Jezusit, është përmendur shumë herë: "Prandaj, ashtu si me anë të një
njeriu të vetëm mëkati hyri në botë dhe me anë të mëkatit vdekja, po
ashtu vdekja u shtri tek të gjithë njerëzit, sepse të gjithë mëkatuan".
"Në fakt, ashtu si nga mosbindja e një njeriu të vetëm të shumtit u
bënë mëkatarë, ashtu edhe nga bindja e një të vetmi të shumtët do të
bëhen të drejtë". "Me qëllim që ashtu si mëkati ka mbretëruar te
vdekja, ashtu edhe hiri të mbretërojë me anë të drejtësisë në jetën e
përjetshme nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë" (Romakëve 5 v 12, 19,
21).
Ndërsa ndjekim shembullin e Adamit,
kështu ne mund të bashkohemi me shembullin e bërë nga Jezusi, dhe të
lidhemi me jetën që ai do të sjellë: "Sepse, ashtu sikur të gjithë
vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen me Krishtin"
(Korintasve 15 v 22).
BESIMI ËSHTË I NEVOJSHËM
Mësimi
4 shpjegoi se njeriu është prej natyre i vdekshëm, dhe se besimi është
i domozdoshëm për ta afruar atë me jetën që Zoti na ka dhënë.
Gjithashtu ky mësim theksoi, se kjo është bërë e mundur vetëm me anë të
Jezu Krishtit:
"Sepse paga e mëkatit është
vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu
Krishtin Zotin tonë" (Romakëve 6 v 23).
Kështu,
shpëtimi që Zoti ofron, është i kushtëzuar, "Sepse Perëndia e deshi aq
botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të,
të mos humbasë ..." (Gjoni 3 v 16). Prandaj Biri i Zotit është quajtur
Jezus: "Sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre"
(Mateu 1 v 21).
PUNA E JEZUSIT TANI
Pas ringjalljes së tij, Jezusi u ngjit në qiell. Në atë moment dy engjëj deklaruan se ai do kthehet përsëri:
"Ky
Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të
njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell" (Veprat 1 v
11).
Pjetri tha se Jezusi do të qëndrojë në qiell deri në kohën e "ripërtëritjes të të gjitha gjërave" (Veprat 3 v 19-21).
Jezusi
do të kthehet për të përmbushur pjesën tjetër të qëllimit të Zotit në
të. Ndërkohë, ai është një ndërmjetës - një që është midis Perëndisë
dhe njeriut. Ai është përshkruar si një Prift i Lartë që mund të
ndërhyjë për ne te i Plotfuqishmi:
"Në fakt
një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë
dhe njerëzve; Krishti Jezus njeri" (1 Timoteut 2 v 5).
Letra
drejtuar Hebrenjve shpjegon se, meqënëse Jezusi jetoi në tokë dhe u bë
në çdo gjë "si vëllezërit e tij" (Hebrenjve 2 v 17) ai mund të kuptojë
se si ndihemi ne dhe të jetë përkrahës i nevojave tona:
"Sepse
ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t'i vijë keq për dobësitë tona, por
një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar. Le t'i
afrohemi pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të
gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje" (Hebrenjve 4 v 15-16).
PËRMBLEDHJE
-
Jezusi u lind nga veprimi i Shpirtit të Shenjtë mbi virgjëreshën Mari. Prandaj ai ishte Biri i Perëndisë.
-
Emri
'Jezus' do të thotë 'Shpëtimtar',dhe ishte qëllimi i Zotit që në fillim
të përgatiste një mënyrë shpëtimi nga pasojat e natyrshme të mëkatit të
njeriut.
-
Paga e mëkatit është
vdekja. Sakrifica e kafshëve siguronte një përsëritje të rregullt të
këtij parimi, por kurrë nuk mund të "largonte mëkatet".
-
Jezusi bëri një sakrificë të përkryer.
-
Jezusi tani ndodhet në qiell dhe është në gjendje të jetë një Prift i Lartë i mëshirshëm, sepse ai na kupton nga përvoja e vet.
-
Zoti ka premtuar të dërgojë Jezu Krishtin përsëri në tokë për të përfunduar qëllimin e Tij në të, kur ai të jetë mbret.
Mateu 1 v 18-25; Lluka 1 v 26-38; Lluka 2;
PJESË NGA BIBLA PËR TË LEXUAR
Mateu 1 v 18-25; Luka 1 v 26-38 Luka 2 Mateu 2 Gjoni 1 v 1-14 Romakëve 5
|
MËSIMI 6: Pyetje
Nënvizo përgjigjen e drejtë për çdo pyetje dhe transferoini ato në fletët e mesit.