MËSIMI 8 - Ringjallja e Jezu Krishtit

Fjala RINGJALLJE nënkupton 'ngjallje prej së vdekurish'. Kjo është përkthyer nga fjala greke 'anastasis' në Dhjatën e Re, që do të thotë 'ngritje lart' ose 'të qëndrosh përsëri'.

Ringjallja e Jezusit nga varri është një fakt i pamohueshëm i historisë. Vdekja dhe ringjallja e Jezu Krishtit, është çështja kryesore e gjithë qëllimit të Zotit me njerëzimin. Besimi i Kristianëve është ndërtuar rreth tij, Kristianizmi egziston mbi bazën e ringjalljes së Krishtit nga vdekja. Ishte kjo forca shtytëse që çonte përpara jetën e dishepujve në shekullin e parë Para Krishtit.

QËLLIMI KRYESOR I MËSIMEVE TË APOSTUJVE

Kur apostujt zgjodhën një dishepull tjetër për të zënë vendin e Judës, ata zgjodhën një, Mateun, dhe thanë se ai duhet të bëhet "dëshmimtar me ne, i ringjalljes së tij (Krishtit) (Veprat 1 v 22).

Apostujt u futën në burg sepse "e mësonin popullin dhe shpallnin në Jezusin ringjalljen e të vdekurve" (Veprat 4 v 2).

Palin e shpunë në gjyq për shkak të "shpresës dhe të ringjalljes të së vdekurve" (Veprat 23 v 6; Veprat 24 v 21).

Letrat e Dhjatës së Vjetër janë plot me mësime për ringjalljen e Jezusit dhe për rëndësinë e tyre për të gjithë ne: Kjo është theksuar nga apostulli Pal kur thotë:

"Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi tuaj. ...Ju jeni ende në mëkatet tuaja" (1 Korintasve 15 v 14 & 17).

PSE E RINGJALLI ZOTI JEZUSIN ?

Mësimet e mëparshme treguan punën e Jezusit si një sakrificë për mëkatin (Hebrenjve 9 v 26). Mësimi 4 shpjegoi se si Adami solli mëkatin dhe vdekjen për njerëzimin, me anë të mosbindjes së tij ndaj urdhrave të Zotit. Në kundërshtim me këtë, Jezusi zbatoi të gjitha urdhrat e Zotit dhe jetoi një jetë të përkryer. Kjo u trajtua në mësimin 6:

Megjithatë, vdekja e Jezusit nuk mund të ishte aspak një sakrificë efektive, nëse ai nuk do të ishte ringjallur. Jezusi "i lindur prej gruaje, i nënshtruar ligjit," (Galatasve 4 v 4) erdhi nën të njëjtin mallkim për vdekje ashtu si dhe ne, të trashëguar nga Adami. Ai personalisht ishte i pafajshëm, prandaj vdekja nuk mund ta mbante atë, "Vdekja s'ka më pushtet mbi të" (Romakëve 6 v 9).

DASHURIA DHE DREJTËSIA E ZOTIT

Parimet e drejta të Zotit nuk mund të lejonin që një njeri i tillë, i cili përsosmërisht zbatoi ligjet e Tij, t'i nënshtrohej ligjit të mëkatit dhe vdekjes. Apostulli Pjetër thotë;

"Por Perëndia e ka ringjallur, pasi e zgjidhi nga ankthet e vdekjes, sepse nuk ishte e mundur që vdekja ta mbante atë" (Veprat 2 v 24 Bibla e Re Anglisht).

Mësimi 3 tregoi se kjo ishte për shkak të drejtësisë absolute të Zotit, ashtu si dhe dashurisë së Tij për njeriun, që Jezusi u ngrit nga vdekja:

"Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme" (Gjoni 3 v 16).

ISHTE RINGJALLJA NJË BESIM I RI NË SHEKULLIN E PARË PAS KRISHTIT ?

Ne mësojmë nga Bibla se ringjallja nga vdekja, ishte shpresa e besimtarëve në kohën para lindjes së Jezusit. Prandaj Jezusi tha, "Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua" (Gjoni 8 v 56).

Pjetri citon fjalët e Davidit, mbretit të Izraelit: "E pata vazhdimisht Zotin para meje ... Për të u gëzua zemra ime dhe ngazëlloi gjuha ime, dhe edhe mishi im do të qëndrojë në shpresë. Ai (Davidi) duke parashikuar këtë, foli për ringjalljen e Krishtit" (Veprat 2 v 25-26 & 31 , krahaso me psalmin 16 v 8-11).

Davidi tha gjithashtu, "Sa për mua, për hir të drejtësisë do të shoh fytyrën tënde; do të ngopem nga prania jote kur të zgjohem" (Psalmi 17 v 15).

RINGJALLJA - NJË PËRMBUSHJE E PREMTIMEVE TË ZOTIT

Ashtu siç theksuam në mësimin 5, Abrahami dhe Davidi presin ringjalljen për të marrë premtimet e Zotit. Ata nuk ishin vetëm në këtë shpresë.

Jobi tha, "Por unë e di që Shpëtimtari im jeton dhe që në fund do të ngrihet mbi tokë. Mbas shkatërrimit të lëkurës sime, në mishin tim do të shoh Perëndinë" (Jobit 19 v 25-26).

Isaia tha, "Të vdekurit e tu do të rijetojnë, bashkë me kufomën time, do të ringjallen. Zgjohuni dhe gëzohuni, o ju që banoni në pluhur ... dhe toka do të nxjerrë në dritë të vdekurit" (Isaia 26 v 19).

Danielit ju tha se; "Shumë nga ata që flenë në pluhurin e tokës do të zgjohen" dhe se vet ai do të pushojë në gjumin e vdekjes dhe "Pastaj do të ngrihesh përsëri në mbarim të ditëve" (Daniel 12 v 2 &13).

Apostulli Pal konfirmon se kjo ishte shpresa e tyre para kohës së Jezusit:

"Deri në këtë ditë vazhdova t'u dëshmoj ... duke mos thënë gjë tjetër përveç atyre që profetët dhe Moisiu thanë se duhet të ndodhnin, domethënë: që Krishti duhet të vuante dhe që duke qënë i pari i ringjallur prej së vdekurish, duhej t'i shpallte dritën popullit" (Veprat 26 v 22-23).

KRISHTI - I PARI QË U NGRIT NË JETË TË PËRJETSHME

Bibla tregon qartë se Jezusi ishte i pari që u ringjall nga vdekja për në pavdekësi. Pali shkroi,

"Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit, që e prishi vdekjen dhe nxori në dritë jetën dhe pavdekësinë me anë të ungjillit" (2 Timoteut 1 v 10).

ISHTE RINGJALLJA SHPRESA E VETME E PAVDEKËSISË ?

Jeta dhe pavdekësia që Jezusi solli në dritë, është shpresa e ringjalljes nga vdekja.

Pjetri bëri të qartë se, "Davidi nuk është ngritur në qiell" (Veprat 2 v 34). Ne kemi parë se nuk ishte kjo shpresa e Davidit. Zoti ka premtuar se ai do të shohë Krishtin të ulur në fronin e tij (Davidit), në Jeruzalem (Veprat 2:30).

Ashtu si Pali shpjegon në ligjëratën e tij në Athinë, ringjallja e Jezusit ishte një provë e sigurt nga Zoti se Krishti do të gjykojë me drejtësi botën në një ditë të caktuar nga Ai (Veprat 17-31).

RINGJALLJA - SHPRESA E VËRTETË

Marta ishte një pasuese e Jezusit. Ne mund të kuptojmë qartë shpresën e saj për jetën në të ardhmen. Kur vëllai i saj Llazari, vdiq, Jezusi i tha; "Yt vëlla do të ringjallet" 'Marta përgjigjet; E di se (Llazari) do të ngrihet përsëri, në ringjallje, ditën e fundit'. Jezusi i tha "Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë" (Gjoni 11 v 23-25).

TË GJITHË DO TË RINGJALLEN ?

Shkrimet na tregojnë se, "Paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë" (Romakëve 6 v 23).

Ata që nuk kërkojnë dhe nuk dëshirojnë t'i shërbejnë Zotit dhe që nuk e kuptojnë qëllimin e tij në Jezu Krishtin, nuk do të marrin dhuratën e Zotit. Bibla mëson qartë se,

"Njeriu që largohet nga rruga e maturisë ka për të banuar në kuvendin e të vdekurve" (Fjalët e Urta 21 v 16)

"Njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken (Psalmeve 49 v 20)

"Të vdekurit nuk do të rijetojnë më, ata që shkuan nuk do të vijnë më" (Isaia 26 v 14)

KUPTIMI I QARTË ËSHTË I DOMOZDOSHËM

Në kundërshtim me këto pohime Jezusi na jep shpresë duke thënë, "Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohim ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar." (Gjoni 17 v 3)

Nëse duam t'i afrohemi qëllimit të Zotit, ne duhet ta kuptojmë atë. Ne duhet të njohim Zotin e vërtetë dhe ta kuptojmë plotësisht Fjalën e Tij. Me këto njohuri dhe besim tek e vërteta, ne mund të marrim hapin tjetër, atë të pagëzimit në Krisht që do të trajtohet plotësisht në mësimin 11. Pali thekson rëndësinë e pagëzimit për besimtarin e vërtetë që dëshiron të fitojë ringjalljen:

"Po a nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jezu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij? Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës. Sepse, nëse u bashkuam me Krishtin në një vdekje të ngjashme me të tijën do të jemi edhe e ringjalljes së tij" (Romakëve 6 v 3-5).

KRISHTI I PARI QË U RINGJALL - TË TJERËT MË PAS

Jezusi ishte i pari që u ngrit nga vdekja për në pavdekësi. Përsëri lexojmë, "Por tashti Krishti u ringjall prej së vdekurish, dhe është fryti i parë i atyre që kanë fjetur" (1 Korintasve 15 v 20).

Frytet e para janë rezultatet e para të korrjeve, një shenjë e shumë të mirave që do të vinë. Pali përdori figurën e të vjelave për të treguar radhën e ringjalljes: "Por secili sipas radhës së vet: Krishti fryti i parë, pastaj ata që janë të Krishtit, në ardhjen e tij (Korintasve 15 v 23).

ARDHJA E DYTË E KRISHTIT DO TË RINGJALLË TË VDEKURIT

Ardhja e dytë e Krishtit është e lidhur ngushtë me ringjalljen në ditët e fundit. Pali shkroi për, "Jezu Krishtin që ka për të gjykuar të gjallë e të vdekur, në dukjen e tij dhe në mbretërinë e tij (Timoteut 4 v 1).

Pali gjithashtu shkroi:

"Tashmë, vëllezër, nuk duam që të jeni në mosditje përsa u përket atyre që flenë, që të mos trishtoheni si të tjerët që nuk kanë shpresë. Sepse po të besojmë se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmë gjithashtu që perëndia do të sjellë me të, me anë të Jezusit, ata që kanë fjetur. Dhe këtë po j'ua themi me fjalën e Zotit: ne të gjallët, që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që kanë fjetur, sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët" (1 Thesalonikasve 4 v 13-16).

RINGJALLJA DHE GJYKIMI

Kur Danielit iu tha se, "Shumë nga ata që flenë në pluhurin e tokës do të zgjohen ", atij ju tha gjithashtu se, 'disa' do të 'zgjohen' në një "jetë të përjetshme, të tjerë në turpin dhe në poshtërsi të përjetshme" (Danielit 12 v 2). Kjo flet për mbledhjen së bashku të të ringjallurve, si dhe të atyre që ende jetojnë me kthimin e Krishtit, për t'u gjykuar dhe për mundësinë e përjashtimit të tyre nga Jezusi. Jezusi na mësoi të njëjtën gjë:

"Mos u mrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin prej tyre; ata që kanë bërë të mira, në ringjallje të jetës, dhe ata që kanë bërë të liga, në ringjalljen e dënimit" (Gjoni 5 v 28-29).

Të gjithë njerëzit e përgjegjshëm, (ata me njohuri) do të shfaqen në fronin e gjykimit të Jezu Krishtit. Ata që besuan tek Zoti, me njohuri për dashurinë dhe mëshirën e Tij, që janë përpjekur ta kënaqin dhe të ndjekin shembullin e Birit të Tij të dashur, në mëshirën e Zotit, do të marrin atë ditë dhuratën e jetës së përjetshme.

Jezusi flet për të gjithë ne kur thotë, "Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë." (Gjoni 11 v 25)

PËRMBLEDHJE

1.Ringjallja e Jezu Krishtit është një fakt.

2.Ringjallja e Jezusit është mësimi kryesor i Dhjatës së Re.

3.Jezusi u ringjall për shkak të karakterit të përsosur të tij. Prandaj drejtësia e Perëndisë e nxori atë jashtë varrit.

4. Shpresa e ringjalljes ka qënë shpresa e gjithë besimtarëve para dhe pas ngjarjeve të Jezusit.

5.Jeta e përjetshme nuk është e jona tani, por do të jetë kur Krishti të kthehet.

6. Njeriu nuk ka pavdekësi fizike; nëse do të kishte, Krishtit nuk do t'i duhej të sakrifikohej për t'i sjellë shpëtimin njerëzimit.

7. Ringjallja pas vdekjes është e vetmja shpresë për të fituar pavdekësinë.

  1. Jo të gjithë do të ringjallen; ata që janë të pa vetëdijshëm do të mbeten në varr.

9. Kuptimi, besimi dhe pagëzimi janë të nevojshme për t'u afruar me Krishtin dhe ringjalljen.

10. Krishti ishte i pari që u ngrit për në pavdekësi; ne mund të jemi të tillë nëse ndjekim shembullin e tij.

11. Ringjallja dhe gjykimi do të ndodhin kur Jezusi të kthehet në tokë.

PJESË NGA BIBLA PËR TË LEXUAR

Psalmi 49 Marku 16 1 Korintasve 15

Isaia 26 Veprat 26 Gjoni 11

MËSIMI 8: Pyetje

Nënvizo përgjigjen e drejtë për çdo pyetje dhe shkruajini ato në Fletën Përmbledhëse të Përgjigjeve.

  1. Fjala 'ringjallje' do të thotë: (a) të ulesh poshtë (b) të ngrihesh lart (c) të ngrihesh nga vdekja (d) të zgjohesh

  2. Kush ishte njeriu i parë që u ringjall për të jetuar për gjithmonë? (a) Llazari (b) bija e Jairit (c) Stefani (d) Jezusi

  3. Pse vdiq Jezusi? (a) Sepse ai kishte të njëjtën natyrë si ne (b) Ai ishte mëkatar (c) Perëndia e detyroi atë të vdesë (d) Judenjtë dëshironin që ai të vdiste

  4. Pse Jezusi ende jeton? (a) Ai nuk vdiq (b) Ai u ringjall pas kryqëzimit (c) Zoti e ringjalli atë (d) Atij vetëm sa i ra të fikët në kryq

  5. Cili nga tre njerëzit më poshtë pret me padurim në të ardhmen një shpërblim në tokë? (a) Abrahami (b) Davidi (c) Danieli (d) Jeroboami (1 Mbretërve 14 v 16)

  6. Të gjithë do të ringjallen nga vdekja? (a) Jo (b) Po (c) Ndoshta (d) Nuk e di

  7. Kur do të ringjallen të vdekurit? (a) Ata vazhdojnë të jetojnë pas vdekjes (b) Kur Jezusi të kthehet për të vendosur Mbretërinë (c) Nuk e di (d) Bibla nuk përmban ndonjë premtim

  8. Çfarë do të vijë pas ringjalljes? (a) Pagëzimi (b) Gjykimi (c) Studim Bible (d) Këndimi i himneve

  9. Kush do të pranohet nga Jezusi në ditën e fundit? (a) Ata që e kuptojnë, besojnë në të, dhe ndjekin mësimet e tij (b) Ata që bëjnë mirë dhe ndihmojnë të tjerët (c) Ata që jetojnë (d) Ata që nuk besonin dhe tani janë në varr

  10. Dëshironi të mësoni më tepër për Jezusin dhe të përfitoni Mbretërinë eTij të ardhme këtu në tokë? (a) Jo (b) Nuk jam i sigurt (c) Është shumë e vështirë (d) Po


previous page table of contents next page