Bazat e Biblës Për Myslimanët

METODA E STUDIMIT
Këto seri prej 12 Mësimesh kanë për qëllim t’ju ndihmojnë të përfitoni një kuptim bazë të asaj që mëson Bibla, si dhe të ndani avantazhet e të qënit Kristian. Ju do të kini një përfitim shumë të madh nga këto Studime, duke i rishikuar disa herë dhe duke lexuar pjesët e rekomanduara nga Bibla. Më pas përgjigjuni pyetjeve me disa alternativa, në fund të çdo Kapitulli, duke iu referuar përsëri shënimeve, nëse jini të pasigurt për përgjigjet. Nuk është e nevojshme të nxitoheni dhe të hamendësoni përgjigjet; informacion i mjaftueshëm është dhënë që ju t'ju përgjigjeni me saktësi të gjitha pyetjeve, të cilat do t'u shërbejnë si bazë për të ndjekur studime të mëtejshme.

Pasi të keni plotësuar të gjitha pyetjet e 12 kapitujve, kalojini përgjigjet tuaja tek Fleta Përmbledhëse e Përgjigjeve, në mes të kësaj broshure. Kur studimet të jenë plotësuar, dërgojeni Fletën Përmbledhëse tek adresa e treguar . Kur ne të marrim përgjigjet tuaja, ju do të kini një Kujdestar personal që do t'i korigjojë dhe do t’ua kthejë ato përsëri, së bashku me ndonjë koment shtesë të nevojshëm si dhe librin Bazat e Biblës, i cili me 12 Kapitujt dhe 359 faqet, do t'ju ndihmojë në studimin e mëtejshëm të Biblës.

Nëse kini ndonjë pyetje në lidhje me Biblën, ne do të ishim të kënaqur t’ju ndihmonim, duke gjetur përgjigjen nga Bibla.


Studime njohëse
Qëllimi i Studimeve Hyrëse të Bazave të Biblës është që t’ju japë mundësi të studioni Biblën sistematikisht për veten tuaj. Në fund të Studimeve, ju do të kini një pamje të qartë të Ungjillit bazë, që mësoi Jezusi. Ai u tha dishepujve të predikonin Ungjillin në të gjithë botën, dhe të pagëzonin besimtarët duke i zhytur në ujë- në vdekjen dhe ringjalljen e Tij. Shpresojmë që në fund të këtyre mësimeve, ju do të jeni në gjendje të vendosni të besoni Ungjillin dhe të pagëzoheni. Sigurisht, që në këtë fazë, ju jeni një fillestar. Lutuni, sa më mirë që të mundeni që Zoti t’ju zbulojë fjalën e Tij, për ta kuptuar. Tregojini Atij gjithçka për jetën tuaj dhe përpiquni të kuptoni, se si Ai ju udhëheq përmes Fjalës së Tij, duke kërkuar që të afroheni më tepër me Atë.

Në fund të çdo kapitulli ka pyetje. Jeni të mirëpritur të shtoni komentet tuaja, ose të bëni pyetje në lidhje me Biblën. Ne do të ishim të kënaqur të komunikonim me ju rreth këtyre çështjeve, nëse shkruani në adresën në faqen e mëparshme.

Në këtë kurs hyrës ka 12 Kapituj. Pas kësaj janë dhe 11 të tjera më të detajuara, të përmbledhura në një libër me 350 faqe të quajtur ‘Bazat e Biblës’. Ne do t’jua dërgojmë këtë pasi të keni plotësuar të 12 kapitujt. Të gjitha këto janë pa pagesë; ne ju premtojmë se nuk do t'ju kërkojmë para asnjëherë. Madje as do t'ju takojmë në qoftë se ju nuk bëni kërkesë. Nëse dëshironi të takoni ndonjë nga anëtarët tanë për të diskutuar, ju lutem na njoftoni, se ndoshta mund të ketë një përfaqsues në zonën tuaj.

Ne vërtet kujdesemi për ju dhe dëshirojmë t’ju ndihmojmë drejt një vendi, në Mbretërinë e përjetshme të Perëndisë këtu në tokë, kur Jezusi të kthehet. Prandaj, ne do të lutemi për ju, dhe presim me padurim të marrim përgjigjet tuaja për mësimet, ose komentet për to.

MËSIMI 1

Bibla

Bibla pohon gjëra të mëdha. Ajo shpall qartë se autori i saj është Zoti- Krijuesi i universit. Ajo pohon se zbulon Zotin dhe qëllimin e Tij dhe flet me autoritet. Nëse ky pohim nuk mund të vërtetohet, atëherë Bibla është mashtrimi më mizor dhe më i madh që i është bërë ndonjëherë njerëzimit. Nëse pohimet e Biblës vërtetohen, atëherë ne zotërojmë thesarin më të madh të botës.

Bibla, si Fjala e vërtetë e Zotit, përmban çelësin e paqes dhe lumturisë. Ajo i përgjigjet pyetjes më të ngatërruar që ka të bëjë me kuptimin dhe qëllimin e egzistencës sonë dhe rezultatit përfundimtar të luftës midis të mirës dhe së keqes.

LE TË SHOHIM MË NGA AFËR ATË QË AJO POHON

Pali, autori i Dhjatës së Re, thotë, ''I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia’’ (2 Timoteut 3 v 16). Çdo fjalë e dorëshkrimeve origjinale është shkruar direkt nën udhëheqjen Hyjnore. Apostulli Pjetër theksonte të njëjtin fakt, ''Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë-Versioni i Përpunuar (2 Pjetrit 1v 21).

Këta dy apostuj pohojnë autoritetin Hyjnor për shkrimet e Dhjatës së Vjetër, të shkruara disa shekuj përpara kohës së tyre. Ky autoritet Hyjnor është përgjegjës për harmoninë e plotë që zbulohet në Bibël. Autorët e Biblës ishin të ndarë nga koha, edukimi, profesioni, përvoja dhe pozita shoqërore, megjithatë, të gjitha shkrimet e tyre kombinohen për të formuar një Libër të vetëm.

PËRSE ËSHTË SHKRUAR BIBLA

Bibla na tregon si filloi egzistenca e shoqërisë njerëzore, dhe se si plani i Zotit për shpëtimin do të na çojë tek fitorja përfundimtare e së mirës mbi të keqen, dhe për shfarosjen e çdo gjurme të mëkatit dhe të keqes. Qëllimi kryesor i Biblës është t'i bëjë të njohur njerëzimit të dënuar, këtë rrugë të shpëtimit përmes Krishtit Jezus. Dhjata e Vjetër dhe e Re kombinohen dhe e prezantojnë Jezusin, si të vetmin Shpëtimtar të njerëzimit.''

Këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti , Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij'' ( Gjoni 20 v 31 ). Në faqet e Biblës ne zbulojmë të gjitha mësimet e nevojshme për kulturën e njeriut, përkufizimet Hyjnore të së mirës e të keqes, dhe detyrën e njeriut ndaj Zotit dhe njerëzve të tij (2 Timoteut 3 v 15-17).

Së fundi, Bibla është shkruar të na tregojë gjerësisht se çfarë do të sjellë e ardhmja, që ne të përgatitemi për ardhjen e Krishtit (2 Pjetrit 1 v 19).

PËRMBAJTJA E BIBLËS

Bibla është një koleksion librash i ndarë në dy pjesë kryesore. Librat e Dhjatës së Vjetër janë shkruar përpara kohës së Krishtit, kurse ato të Dhjatës së Re, pas kohës së Krishtit. Gjithsej janë 66 libra. Ju do të shihni një listë të tyre në fillim të Biblës. Ato janë shkruar nga rreth 40 autorë të ndryshëm, në një periudhë prej 1 500 vjetësh. Ato u shkruan në një numër të ndryshëm vendesh - të tillë si në Izrael, Egjipt, Itali dhe Babiloni.

Të gjithë këta libra përqëndrohen në një temë kryesore - në temën për të zbuluar qëllimin e Zotit me njeriun, që në fillim, të regjistruar tek Zanafilla, në kohën kur “Mbretëritë e botës u bënë mbretëri të Zotit tonë dhe të Krishtit të tij; dhe ai do të mbretërojë në shekuj të shekujve'' ( Zbulesa 11 v 15).

DHJATA E VJETËR

Librat e Dhjatës së Vjetër përmblidhen në katër pjesë kryesore:

(a) LIBRAT E MOISIUT

Libri i parë është quajtur Zanafilla, që do të thotë fillim. Ai na tregon për marrëdhëniet Zotit me njeriun e parë në tokë. Pastaj vjen Eksodi, Levitiku, Numrat, dhe Ligji i Përtërirë. Ato tregojnë se si Zoti e thirri Abrahamin, bëri një besëlidhje me të dhe pasardhësit e tij, i nxori ata nga Egjipti dhe u dha atyre tokën që tani quhet Izrael.

(b) LIBRAT HISTORIKË

Këta, që nga Libri i Jozueut deri tek Libri i Esterit janë një regjistrim i historisë të Izraelitëve (ose Judenjve) dhe tregon për mardhëniet e Zotit me ta.

(c) LIBRAT POETIKË

Libri i Jobit, Psalmet, Fjalët e urta, Predikuesi dhe Kantiku i Kantikëve u shkruan në Hebraisht (gjuha e Izraelitëve) në formë poetike. Ato përmbajnë shumë mësime të rëndësishme për rrugët e Zotit, si dhe për ndjenjat dhe detyrat e njeriut.

LIBRAT E PROFETËVE

Fjala profet do të thotë parashikues-,dikush që ka aftësi depërtuese ose vegime, jo vetëm për ngjarjet në të ardhmen, por gjithashtu për nevojën e njerëzve për Perëndinë. Pas librave të gjatë si Isaia, Jeremia dhe Ezekieli, janë disa libra më të shkurtër.

DHJATA E RE

(a) SHËNIMET E UNGJILLIT

Këto janë katër përshkrime të ndara të jetës së Krishtit, të shkruara nga Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni; secili tregon ungjillin (lajmin e mirë) sipas mënyrës së vet.

(b) LIBRI I QUAJTUR ''VEPRAT E APOSTUJVE''

Ky është shkruar nga Luka dhe tregon se çfarë ndodhi pasi Jezu Krishti u ngjall nga vdekja. Ne na është thënë se si u formuan kishat e para, ndërsa apostujt përhapën lajmin e mirë nëpër Perandorinë Romake.

(c) LETRAT

Këto u shkruan nga disa apostuj për të ndihmuar besimtarët e hershëm në kishat e vogla dhe të shpërndara.

(d) LIBRI I ZBULESËS

Ky ishte mesazhi i fundit i Jezusit, i dhënë apostullit Gjon në vegim.

JEZU KRISHTI BESOI ÇDO FJALË TË DHJATËS SË VJETËR

Jezu Krishti është figura qëndrore e planit të Biblës, dhe kur ai lindi, Dhjata e Re nuk egzistonte. Shkrimet që ai përdori dhe studioi ishin Dhjata e Vjetër. Jezusi i besoi këto Shkrime, dhe i bazoi mësimet e tij në to, si dhe i pranoi ato me autoritet të padiskutueshëm. Shihni këto fragmente: Gjoni 5 v 46-47; Luka 24 v 27; Luka 24 v 44 -48; Mateu 22 v 29; Marku 7 v 6-13.

Jezusi flet për Abrahamin, Isakun, Jakobin, Davidin dhe Solomonin, si dhe për shumë njerëz të tjerë për të cilët ne lexojmë në Dhjatën e Vjetër, dhe e bazoi mësimin e tij në faktin se këta njerëz ishin të vërtetë, dhe se e gjithë Dhjata e Vjetër është Fjala e Perëndisë.

BIBLA NUK MUND TË PROVOHET SE ËSHTË E GABUAR

Të gjitha zhvillimet e mendimit dhe të teknologjisë moderne, janë kombinuar për të treguar, se shënimet e Biblës janë të vërteta. Shumë kundërshtarë të Biblës, duke përfshirë disa njerëz shumë të zgjuar, janë përpjekur ta nxjerrin atë të gabuar, por të gjithë kanë dështuar. Përderisa e vërteta nuk mund të kundërshtojë vetveten, ne natyrisht duhet ta pranojmë Fjalën e Zotit të jetë në harmoni me njohuritë shkencore.

Një tjetër evidencë e autoritetit të Biblës, është mënyra me të cilën ajo është mbrojtur gjatë shekujve. Bibla i ka qëndruar triumfisht çdo përpjekjeje të njeriut për ta rrëzuar atë. Ajo është shtypur dhe ndaluar nga njerëz të zakonshëm; botime të tëra të saj janë djegur dhe shumë libra janë shkruar me qëllim për ta hedhur poshtë. Asnjë libër tjetër nuk i është nënshtruar një kundërshtimi të tillë të vazhdueshëm dhe të vendosur: Por Bibla ende qëndron e palëvizshme.

Vjetërsia e madhe e Biblës, mbrojtja e saj dhe ndikimi mbi qëniet njerëzore, janë faktorë që nuk mund të injorohen. Qartësia e zbulimeve arkeologjike nga njerëz të tillë si Rawlinson, Layard, Smith, Woolley dhe Kenyon, në Egjipt, Ninive, Asiri, Babiloni, Ur, Siri, Lebanon dhe Izrael janë të gjitha pohime që të bien në sy për vërtetësinë e historisë të Biblës. Ekspozitat në muzeume kudo nëpër botë e tregojnë këtë qartë. Mbishkrimet e popujve që luftuan kundër Izraelit, konfirmojnë përshkrimet e Biblës së bashku me ngjarjet dhe zakonet e hershme, si dhe shprehitë e vendit. Arkeologjia e sotme vazhdon të shtojë materiale që mbështesin arsyet tona për të besuar të vërtetën e të gjithë Biblës.

Madje dhe kritika, që ka të bëjë me kujdesin e kopistëve Judenj për shkrimet origjinale, janë mahnitur me zbulimin e shkrimeve të vjetra. Zbulimi i shquar më 1947 i Pergamenave të Detit të Vdekur, ka dhënë më shumë prova të vlefshme për saktësinë e Biblës. Këto dorëshkrime janë disa nga më të hershmet dhe më të çmuarat, që datojnë prapa në shekullin e dytë Para Krishtit. Megjithë moshën e tyre, ndryshimet e pakta që ndeshim, janë vetëm në respekt të shqipërimit dhe nuk ndikojnë në doktrinë, profecinë ose faktet historike.

Kështu, puna e arkeologëve konfirmon në një mënyrë të shquar, të vërtetën dhe besueshmërinë e Biblës, dhe kështu indirekt ajo është prodhim i frymëzuar Hyjnor.

PROFECITË PROVOJNË VËRTETËSINË E BIBLËS

Zoti ka zgjedhur profecinë si një provë të madhe të epërsisë së Tij të pafund mbi të gjitha qëniet e tjera (Isaia 46 v 9 - 10; Isaia 42 v 9).

Shpeshherë Bibla flet për ngjarje që do të ndodhin qindra vjet më vonë. Tek Mateu 2 thuhet se njerëzit e mençur erdhën në Jeruzalem dhe pyetën; ''Ku është ai që është lindur Mbret i Judenjve ?'' Kur Herodi i bëri kryepriftit këtë pyetje, ata menjëherë u përgjigjën, ''Në Betlehem të Judesë'' sepse kjo ishte profetizuar qindra vjet përpara në një nga librat e Dhjatës së Vjetër ( Mikea 5 v 2 ).

Përveç profecive për Jezu Krishtin, ka dhe shumë të tjera që tregojnë për popujt e vjetër, dhe në veçanti, për Judenjtë. Shumë nga kombet e hershëm janë zhdukur, por Bibla thotë se Judenjtë do të mbijetojnë. Judenjtë ende mbijetojnë sot me gjithë përpjekjet e shumta për t'i shkatërruar (Jeremia 30 v 10 - 11). Nëse Bibla do të ishte prodhim i njerëzve të thjeshtë, një deklaratë e tillë do të ishte e gabuar në çdo kohë të historisë. Judenjtë janë ende me ne sot, me shtetin e tyre Izraelin, dhe kryeqytet Jeruzalemin, tani në një kontroll të plotë.

Bibla na jep arsye për këto fakte. Kjo është një provë e fuqishme se Bibla është frymëzim Hyjnor, dhe si e tillë e palëkundur.

PËRMBLEDHJE E DISA PREJ ARSYEVE PËR TË BESUAR SE BIBLA ËSHTË E FRYMËZUAR

1. Uniteti i mesazhit të saj me gjithë numrin e madh të autorëve që e shkruan për një kohë shumë të gjatë.

2. Qëndresa e saj e mrekullueshme.

3. Qartësia e zbulimeve të arkeologëve.

4. Përmbushja e profecive të Biblës - (shembuj të tjerë do të jepen në mësimet e mëvonshme).

KUSHTE QË DUHEN PLOTËSUAR

Nëse duam të kuptojmë Biblën, Jezusi tha se duhet të bëhemi ashtu si fëmijët e vegjël, Mateu 11 v 25. Ne duhet të zbulojmë për veten tonë të vërtetën dhe mençurinë e Fjalës së Zotit (Fjalët e Urta 2 v 3-6), dhe duhet të besojmë se Zoti do të na shpërblejë në punën tonë (Hebrenjve 11 v 6). Ne duhet të kemi dëshirë të sjellim jetët tona në harmoni me urdhërimet e Zotit.

Jezusi tha, ''Po t'i dini këto gjëra, të lumtur jeni ju nëse do t'i bëni'' (Gjoni 13 v 7), dhe ''Jo çdo njeri që më thotë: Zot, Zot, do të hyjë në mbretërinë e qiejve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej'' ( Mateu 7 v 21 ). Apostulli Pal shkroi: ''Punoni për shpëtimin tuaj me frikë dhe me dridhje'' (Filipjanëve 2 v 12 ).

SI DUHET TË STUDIOJMË BIBLËN ?

Ashtu si çdo kurs i rregullt studimi, leximi i planifikuar është më i dobishëm. Në fillim ndiqni sugjerimet që përmban ky Mësim. Vetë Bibla është interpretuesja më e mirë. Gjithmonë kuptoni pjesët në kontekstin e tyre dhe krahasoni Shkrime me Shkrime.

Dhe ndërsa ndiqni këtë kurs, ju do të kuptoni se çdo besim bazë është mbështetur në Shkrime të sigurta dhe të qarta. Me këtë themel, vargjet e 'vështirë' apo 'kontradiktorë' mund të shpjegohen ose harmonizohen.

Shpjegimi i pjesëve të Biblës nga referencat që ndodhen në fund, nganjëherë mund të jenë të dobishme, por duhet kujtuar se përpiluesit e këtyre referencave nuk ishin të udhëhequr nga frymëzimi Hyjnor. Ato janë të gabuara nëse konkluzionet e tyre kundërshtojnë mësimin e Shkrimeve ( Isaia 8 v 20 ).

Qëllimi i këtij kursi Studimi është t’ju ndihmojë të kuptoni Biblën për veten tuaj, kështu që ju ta pranoni atë ashtu siç është, Fjala e Perëndisë, duke ofruar shpresën e jetës së përjetshme të gjithë atyre që e dëgjojnë dhe i binden.

PJESË PËR TË LEXUAR NGA BIBLA 2 Timoteu 3 v 2; Pjetrit 1; Luka 24; Isaia 8 v 20; Veprat 28 v 23-31; Efesianëve 4 v 21-32.

MËSIMI 1: Pyetje
Nënvizo përgjigjen e drejtë për çdo pyetje dhe shkruajini ato tek faqet e mesit.
1. Kush është autori i Biblës ?

(a) Pali (b) Moisiu ( c ) Zoti (d) Danieli

2.Në cilën pjesë të Dhjatës të Vjetër përshkruhet se Jezusi filloi t'u shpjegonte dishepujve në rrugën për në Emanus për veten e tij? (a) Në shkrimet e profetëve (b) Në shkrimet e Moisiut

(c) Psalmet (d) Fjalët e Urta

3. Pergamenat e Detit të Vdekur u zbuluan më:

(a) 1749 (b) 1794 (c) 1947 (d) 1914

4. Ku profetizoi Mikea se do të lindte Jezusi?

(a) Jeruzalem (b) Bethel ( c) Betlehem (d) Babiloni

5. Librat e Biblës u shkruan mbi një periudhë prej:-

(a) 50 vjetësh (b) 15 vjetësh (c) 1 500 vjetësh (d) 150 vjetësh

6. Jezusi tha, ''Po t'i dini këto gjëra të lumtur jini ju:

(a) 'nëse ju tregoni të tjerëve' (b) 'nëse i bëni ato'

(c) 'nëse i kujtoni' (d) 'nëse jeni të sigurt për to'

7. Sa libra të ndarë përmban Bibla?

(a) 66 (b) 27 (c) 39 (d) 23

8. Cila ishte “fjala” e sigurt që Pjetri i referohet në kapitullin e dytë?

(a) sjellje e mirë (b) Këngë (c) Profeci (d) bisedë

9. Në cilin qytet jetonte Pali në kohën e regjistruar tek Veprat 28 v 23-31?

(a) Romë (b) Jeruzalem ( c) Efesus (d) Aleksandri

10. Nga ku mund të përfitojmë një kuptim të plotë të planit dhe qëllimit të Zotit me tokën?

(a) Nga Pergamenat e Detit të Vdekur (b) Nga ligji i Judenjv

(c) Nga shkrimet e arkeologëve (d) Nga Bibla e Shenjtë