Një apel për Katolikët Romanë

Ka një konservatizëm të plotë në Katolicizëm që tërheq shumë njerëz. Më tepër se diskutimin e të vërtetës ata pranojnë dogma. Çështje të tilla personale, por të rrezikshme, sfiduese dhe ngacmuese që shfaqen jashtë një mardhënie midis Atit dhe Birit asnjëherë nuk janë lejuar të praktikohen. Është një formë e Islamit, bindja ndaj një ideologjie, një sistem mendimesh, një autoritet, një pozitë e trashëguar që supozohet si e drejtë pavarsisht nëse dikush e pranon apo jo. Kuptimi dhe vlera e mendimeve të individit shtypet nën këtë uniformitet dhe konformitet te kërkuar. Në këtë kuptim, Katolicizmi, Islami dhe Komunizmi si dhe shumë fe të tjera apo filozofi politike, kanë shumë të perbashkëta. Në kundershtim me ketë Kristianizmi i vertetë bazuar tek Bibla, ka një vlerë të madhe në mendimin e individit. Jezusi tregoi një histori për bariun me 100 dele, që humbi njërën prej tyre. Shumë barinj do të mendonin se humbja e një deleje nuk ishte ndonjë problem. Por ky bari që përfaqëson Jezusin - është i pazakonshëm. Ai është dhënë me pasion për shpëtimin e individit. Dhe ajo dele e humbur perfaqëson mua dhe ju. Edhe ju do të mendonit në këtë mënyrë sepse jeni antar i një kishe, se nuk jeni i humbur. Por në zemrat tona e dimë të vërtetën - se asnjë organizatë njerëzore nuk mund të largojë ndjenjën e humbjes dhe të vetmisë, ashtu si ndihen dhe shumë Katolikë. Midis turmës së njerëzve që shkojnë në kishë të dielave, shumë prej tyre ndihen të humbur..., thjesht të humbur. Mënyra e jetesës, fjalët, vështrimi në sytë e tyre, tregon se kjo është e vërtetë. Asnjë ritual nuk mund ta ndryshojë këtë. Por të njohësh Jezusin personalisht nga Bibla... kjo mund të ndryshojë rrënjësisht jetën njerëzore në praktikë.

Mbase mund të kundërshtohet se kisha Katolike Romake i referohet Biblës për të justifikuar ritualet dhe parimet e tyre. Kjo është e vërtetë; por është gjithashtu e vërtetë se njerëzit mund të justifikojnë çdo gjë nga ndonjë libër, perfshi këtu edhe Biblën. Një udhëheqës Katolik Romak, Raymond Brown S.S., shpjegon: "Tek Romakët, të kuptosh një pasazh nga shkrimet do të thotë se si ky pasazh është lidhur me jetën e kishës, por nuk është e nevojshme të kuptosh se çfarë ka dashur të thotë autori fillestar kur e ka shkruar atë pasazh. Një mënyrë tjetër e të thënit në terma më të thjeshta është: "Ne shqyrtojmë jetën e kishës, ritualet dhe parimet tona, duke marrë ndonjë varg nga Bibla, m.gj.se jashtë kontekstit, për të justifikuar ato që ne bëjmë". Nëse lexojmë ose përdorim tekstin e Biblës kështu, atëherë thënia cinike se "mund të justifikoni çdo gjë nga Bibla" është e vërtetë. Kështu mund të përdorim Biblën për të justifikuar holokaustin (ashtu si kisha Katolike); ose pacifizmin. Por asnjëherë nuk mund të vijmë te e vërteta e Perëndisë nëse e përdorim Fjalën e Tij në këtë mënyrë. Duhet të lexojmë Biblën dhe të përpiqemi të kuptojmë se çfarë duan të thonë në të vërtetë autorët e frymëzuar; dhe është apo nuk është bindëse për ne, duhet të kërkojmë të jetojmë jetën tonë ashtu si Zoti na mëson. Kjo është çudia e "frymëzimit", se fjalët që lexojmë në Bibël, shkronjat e zeza në letër të bardhë, janë në të vërtetë fjalët e Zotit që na flet direkt, jo ndërmjet ndonjë prifti, as ndërmjet dikujt tjetër, por Zoti i gjithëfuqishëm që flet drejtpërdrejt me ty.

Kështu, do të na pëlqejë t'ju inkurajojmë të lexoni Biblën, për veten tuaj. Askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë për ju - asnjë prift, kishë apo organizatë.

Sigurisht që është një gjë e frikshme të përballosh Zotin vetëm, nëpërmjet faqeve të fjalës së Tij. Kur Zoti kërkonte t'ju fliste njerëzve të tij drejtpërdrejt, Ai i mblodhi ata përballë malit Sinai dhe zbriti të fliste me ta.Por ata ishin të frikësuar, dhe donin të kishin një interpretues. Dhe kështu ndodh me shumë njerëz - ata më mirë do të fshiheshin nën hiearkinë e priftërinjve dhe klerikëve, se sa të njihnin Zotin vetëm. Ka vetëm një interpretues ndërmjet Zotit dhe ne - dhe ky është "Jezus Krishti" (1 Timoteut 2;5). Ne nuk kemi nevojë për prift, Mari, kisha...etj të interpretojnë për ne. Kjo do të thotë se mund t'i lutemi Zotit me fjalët tona dhe jo me fjalë që dikush tjetër na mëson.

E shikoni, vetë Zoti, Zoti që vërtet është atje, që egziston përtej bilionave kilometra hapësirë, përtej gjithë galaksive... Zoti që është një qënie e vërtetë, jo vetëm një ide, një kuti e zezë në trurin tonë që e quajmë "Zot"..., Zoti ju fton që të kemi një mardhënie personale me të. Dhe Ai dëshiron që ta njihni Atë si një Baba. Dhe si në një mardhënie personale, kjo kërkon komunikim personal. Jo të shkosh në një ndërtesë dhe të thuash fjalë që dikush tjetër ju mëson. Por të njohësh Atë, në errësirën e dhomës së gjumit, ose duke ju lutur me fjalët tuaja, t'i kërkoni Atij që të zbulojë veten, t'i tregoni që e doni, besoni dhe kërkoni që t'a njihni më shumë... Dhe nëse e bëni këtë, Zoti do t'i dëgjojë lutjet tuaja dhe do të zbulojë veten për ju. Dhe në fund ju do të doni të pagëzoheni në Birin e Tij. Ndoshta ju mendoni "Pagëzim"? Unë jam pagëzuar që kur isha fëmijë! Unë mirë jam! Sipas Biblës, pagëzimi bëhet në moshë të rritur, kur njeriu me vullnetin e vet vendos të identifikojë veten me vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit. Fjala "pagëzim" do të thotë të zhytesh krejtësisht në ujë - sepse kjo përfaqëson vdekjen e Jezusit dhe dalja nga uji - ringjalljen. Kështu jemi vërtet të bashkuar me Atë "në Krisht", ashtu si edhe quhet në Bibël, duke pasur sigurinë dhe shpresën e jetës së përjetshme, kur Ai të kthehet në tokë. Nëse ju vërtet besoni, atëherë kjo ju jep një perspektivë të mrekullueshme në jetë.

Me fat ose pa fat në këtë jetë, të shëndetshëm apo të sëmurë, të varfër apo të pasur, të gjitha janë vetëm për këtë jetë - jeta jonë e vërtetë, jeta e përjetshme, është ajo për të cilën shpresojmë dhe kjo i jep një perspektivë tjetër jetës sonë. Sigurisht që jeta e perjetshme është vështirë të imagjinohet, por vetëm provojeni për një moment. Sepse kjo është ajo që Zoti ju ofron. Që fëmijë e mendoja jetën vetëm pak mm, krahasuar me një fije spango që zgjatet pafundësisht dhe pafundësisht dhe pafundësisht... dhe pafundësisht. Dhe akoma e imagjinoj në këtë mënyrë. Por çështja është së kjo është jeta e Mbretërisë së Zotit, jo jeta e ditëve të sotme - e cila nuk do të ishte ndonjë shpërblim i madh. Në fakt, të jetosh përgjithmonë me këtë jëtë do ishte vetëm një ndëshkim. Ndërsa jeta e përjetshme që Zoti na ofron nuk është vetëm e përjetshme, por është jeta që ai dhe Jezusi jetojnë, jeta e gëzimit të përjetshëm, përmbushjes dhe qëllimit përfundimtar.

Pra, çfarë duhet të bëjmë?

Ne sinqerisht duam të ndihmojmë njerëzit të njohin Zotin. Kështu do të na pëlqente t'ju ofronim një libër (falas), që titullohet Bazat e Biblës dhe shpjegon çështjet bazë rreth Zotit.

Plotësoni formularin dhe dërgojeni në adresën e mëposhtme:

Bible Basics, P.O. Box 3034, South Croydon, Surrey CR2 0ZA, ENGLAND

Emri:

Adresa:

 

Ose dërgoni e-mail në: info@carelinks.net 

Mund të vizitoni faqen tonë në www.biblebasicsonline.com  dhe www.carelinks.net