Janar

1 Janar

Hyrja e falës sate sjell dritë; u jep njerëzve të thjeshtë aftësi për të gjykuar drejt. Psalmi 119:130

Sot është koha për vendime. Pse të mos vendosim t’i kushtojmë pak minuta të çdo dite të këtij viti për t’ju ndihmuar që të arrini të kuptoni? Të gjithë ne e fillojmë jetën me thjeshtësi; por herët a vonë, ne zgjedhim se cilat lloje zërash dëshirojmë të dëgjojmë. Mund të dëshirojmë spiritualitet, ose mund të jemi të kënaqur që të qëndrojmë në të gjitha kohët në nivelet fizike dhe mendore.

Të lexuarit e Biblës me meditim dhe lutje është pika e fillimit e udhëtimit më magjepsës dhe më shpërblyes të mundshëm në këtë jetë.

2 Janar
Ajo që është shkruar në Shkrimin e shenjtë, u shkrua që të mësojmë prej saj, që të na japë zemër të qëndrojmë të patundur në shpresën tonë. Romakëve 15:4

Të gjithë ne shpresojmë për shpëtimin dhe jetën e përtejme. Ato i ofrohen cilitdo, por është e kuptueshme, që ofrohen vetëm me kushte të caktuara. Kushtet përcaktohen shumë qartë në Bibël; por duhet durim që t’i kërkosh dhe t’i asimilosh. Urdhëresa e parë këmbëngul se njeriu duhet ta dojë Perëndinë. Gjithashtu na kërkohet të duam edhe birin e Tij Jezu Krishtin. Ne nuk mund të duam dikë që nuk e njohim.

Burimi i vetëm i besueshëm i kësaj njohjeje është Bibla.

3 Janar
Fjala jote është pishtar para hapave të mi, është dritë që ndriçon rrugën time. Psalmi 119:105

Jeta është si një udhëtim. Nëse shpresojmë për shpëtim dhe një vend në mbretërinë e Perëndisë, rruga që marrim ka rëndësinë më të madhe. Mënyra më e mirë për të ditur se cilën rrugë të marrim është të përdorim ndriçimin e fjalës së Perëndisë. Pasi të jemi nisur në udhën e vërtetë duhet që vazhdimisht të fokusohemi në udhëzimet e Perëndisë në rrugën tonë me qëllim që të sigurohemi që vazhdojmë në atë rrugë.

4 Janar
Qysh në vogëli i njeh ti shkrimet e shenjta, të cilat mund të të ndihmojnë të ecësh në rrugën që të çon në shpëtim, e cila është përmes besimit tek Jezu Krishtin. 1 Timoteut 3:15

Shpëtimi varet nga njohja e plotë dhe e vërtetë e Perëndisë dhe birit të Tij Jezu Krishtit. Sa më shumë të kuptojmë mbi Perëndinë, aq më shumë e duam, e respektojmë dhe e kemi frikë Atë. Ky është fillimi i mençurisë shpirtërore. Pra, duhet edhe ta duam edhe ta kemi frikë Krijuesin e qiellit dhe tokës, fuqia e të cilit bën të mundur ekzistencën e çdo gjëje. Jo vetëm që duhet të besojmë që Ai ekziston, por që Ai do ta mbajë premtimin e Tij për të na dhënë ne jetën e përtejme. Jezusi u shpërblye për besimin e tij dhe na fton të ndajmë trashëgiminë e tij duke besuar dhe duke pasur besim përmes tij.

5 Janar

Fjala Jote është e vërteta. Gjoni 17:17

Fjalët e njeriut janë opinione, produkte të një mendjeje që ka një fund. Fjalët e Perëndisë janë e vërteta, komunikuar pëmes shpirtit të Tij të shenjtë dhe regjistruar në Bibël.

Besimi në fjalët e Perëndisë për të vërtetën është shkëmbi mbi të cilin ndërtohet besimi ynë. Pa këtë besim ndërtimi ynë ngrihet mbi rërë dhe në kohë turbullirash shihet që përpjekjet tona nuk janë të qendrueshme.

6 Janar
Sepse profecia nuk erdhi nga vullneti i njerëzve; profetëve të Perëndisë u tha Shpirti i Shenjtë se çfarë të thonin. 2 Pjetrit 1:21

Bibla u shkrua përmes frymëzimit hyjnor të njerëzve të zgjedhur, profetëve dhe apostujve që banonin në Izrael shumë kohë më parë. Ata jetonin në kohë të ndryshme dhe shkruajtën të pavarur nga njëri-tjetri; por në të gjithë ata lëvizte shpirti i Perëndisë. Ata e bënë të ditur mendimin e Perëndisë kur regjistruan historinë, në mësimet dhe në profecitë. Dhiata e Vjetër dhe e Re qëndrojnë sëbashku, me rëndësi të barabartë dhe vërtetësi të barabartë. Jezusi në përgjithësi pranoi Mosheun e Dhiatën e Vjetër dhe citoi prej tyre. Fjalët e tij të fundit ishin prej Psalmit të njëzetedytë.

7 Janar
Në të kaluarën Perëndia foli shpeshherë dhe në mënyra të ndryshme me të parët tanë me anën e profetëve, ndërsa këto ditë të fundit na ka folur pëmres birit të Tij.

Hebrenjve 1:1

Dhiata e Vjetër u përdor nga Perëndia si një mësues për ta çuar popullin e Izraelit në një pozicion ku të mund të kuptonin mesazhin shpirtëror të Jezu Krishtit. Ligji, historia, profecia dhe mësimet janë të gjitha jetësore në mënyra të ndryshme. Të gjitha ato vënë në dukje Krishtin, i cili përmbushi ligjin, duke e gozhduar atë në kryqin e tij. Jezusi zëvendësoi doktrinën e vet të DASHURISË me ligjin.

8 Janar
I tërë shkrimi i shenjtë është frymëzuar nga Perëndiadhe mund të përdoret me fitim për mësim, për korrigjimin e gabimeve dhe mësimeve të rreme.

2 Timoteut 3:16
Bibla, megjithëse e përbërë nga shumë libra, është fjala e vetme e Perëndisë. Pesë librat e parë të Dhiatës së Vjetër u shkruan nga Mosheu, afro 1,400 vjet përpara Krishtit. Malahi, libri i fundit, u përfundua rreth 400 vjet përpara Krishtit. Dhiata e Re u shkrua gjatë jetës së apostujve, por pas ringjalljes së Jezusit, nga njerëz që kishin Shpirtin e Shenjtë, afro 2,000 vjet më parë.

Bibla përmban gjashtëdhjetegjashtë libra, tridhjetenëntë në Dhiatën e Vjetër dhe njëzeteshtatë në Dhiatën e Re.

9 Janar
Dëgjoni, ju Izraelitë: Zoti është Perëndia ynë, Zoti dhe askush tjetër.

Besëlidhja e Ripërtërirë 6:4
Kur pjesa më e madhe e botës ishte e mbuluar me pyje, e egër dhe e paqytetëruar, Mosheu, në emër të Zotit, ia ndaloi Izraelit adhurimin e Perëndive të shumtë paganë. Izraelitëve nuk u lejohej të zotëronin idhuj prej druri apo guri, apo imazhe të gdhendur a të derdhur nga dora e njeriut. Kombet barbare që i kishin dëbuar prej tokës që Perëndia u kish dhënë atyre, i përuleshin diellit, hënës dhe yjeve dhe adhuronin produktet e duarve të veta; duke sakrifikuar fëmijët e tyre për të ashtu-quajturit perëndi të tyre. Izraelit iu kërkua BESIMI në një Perëndi që nuk mund ta shihnin.

10 Janar
Unë jam Zoti; nuk ka tjetër, nuk ka Perëndi tjetër veç meje. Jeshaja 45:5

Emri i Perëndisë siç shfaqet në Bibël është në gjendje të përkthehet në disa mënyra. Kur Mosheu kërkoi një emër, atij iu tha, Yahweh Elohim, domethënë “UNË JAM,” ose “unë do të jem,’ të ka dërguar.” Fjalë për fjalë do të thotë “Unë do të manifestohem si shumë lloje të fuqishmish.” Fuqia e pohueses “UNË JAM” është padiskutueshme. ‘Perënditë e Egjiptit ishin impotentë përpara Zotit. Perëndia nuk ka rivalë dhe nuk e ndan fuqinë e Tij me askënd. Ai është i plotfuqishëm.

11 Janar
Për ne ka vetëm një Perëndi, Ati, autori i gjithësisë dhe qëllimi i ekzistencës sonë.

1 Korintit 8:6

Perëndia Zot krijoii qiejt dhe tokën, oqeanet dhe gjithë gjërat e gjalla. Ai krijoi të gjitha krijesat dhe nëse Ai do të tërhiqte fuqinë e Tij, të gjitha gjërat do të ndalonin së ekzistuari. Është e vështirë për njeriun e vdekshëm që të vlerësojë madhështinë e Perëndisë, me përjashtim ndoshta kur është majë një mali të lartë, i vetëm mes detit të paanë apo në mes të një shtrëngate. Na kërkohet që jo vetëm të ndjejmë frikën e pranisë së Tij në kohëra të tilla, por edhe të dëgjojmë zërin e qetë, të vogël të shkrimeve të Tij.


12 Janar
Ti qëndron në përjetësi, Perëndi. Psalmi 90:2

I vetmi shpjegim i vërtetë dhe i arsyeshëm për krijimin është ai që jepet në Bibël.

Alternativa ndaj besimit se Perëndia krijoi gjithçka për t’i dhënë kënaqësi Atij, është që të pranojmë një dizenjo të mrekullueshme, pa dizenjatorin; vëzhgimit të stinëve dhe yjeve që lëvizin sipas një plani, duke mohuar ekzistencën e një planifikuesi.

13 Janar
Lavdëruar qoftë Perëndia, Ati i Zotit Jezu Krisht. 2 Korintit 1:3

Kur fillojmë të kuptojmë privilegjin e madh të të ofruarit të jetës së përtejme këtu në tokë, përmes Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht, gjithashtu duhet të fillojmë të kuptojmë që privilegjet kanë edhe përgjegjësi. Detyra jonë dhe kënaqësia jonë duhet të jetë të lavdërojmë dhe t’i shërbejmë Perëndisë për mrekullitë që Ai ka kryer për llogarinë tonë.

Vlerësimi duhet të shprehet që lejoi birin e Tij, njeriun e vetëm të mirë dhe të përkryer, të vdiste, me qëllim që ne të ishim të pranueshëm për Perëndinë.

14 Janar
Ka vetëm një Perëndi dhe një ndërmjetës midis Perëndisë dhe njerëzve, njeriu Jezu Krisht. 1 Timoteut 2:5

Gjatë gjithë shërbimit të tij Jazusi në të gjitha kohrat theksonte se lëvdatat dhe lavdia për punërat e mrekullueshme që kishte kryer ai duhet t’i jepeshin Perëndisë Atit të tij.

Jezusi ishte një njeri si ne në çdo drejtim; vetëm se Perëndia ishte ati i tij përmes veprës së drejtpërdrejtë të Shpirtit të Shenjtë mbi Marinë. Kjo e bëri Krishtin përfaqësuesin e përkery të njerëzve tek Perëndia dhe të Perëndisë tek njerëzimi.

15 Janar
Unë Zoti, jam Perëndia yt dhe nuk lejoj asnjë rival. Dalja 20:5

Xhelozia mund të jetë negative ose pozitive. Kur njerëzimi akuzohet për një emocion të tillë, konsiderohet se ka faj. Shpesh ngatërrohet me zilinë, e cila është negative, shkatërruese. Fjala me tingëllim të ngjashëm ‘i zellshëm’ ndoshta na tregon më shumë për xhelozinë e Perëndisë.

Ai është xheloz (apo i zellshëm) për dinjitetin, lavdinë dhe supremacinë e emrit të Tij të shenjtë. Ai nuk do t’ia japë lavdinë e Tij dikujt tjetër dhe blasfemia kundër pushtetit të Tij nuk falet kurrë.

16 Janar
Zoti është plot mirësi dhe mëshirë, nuk inatoset shpejt dhe me dashuri të madhe.

Psalmi 103:8

Shpëtimi i njeriut varet nga përpjekjet e tij për të qenë i përkryer, ashtu si Ati i tij në qiell. Mangësitë dhe gabimet e njeriut falen, nëse ka përpjekje të vazhdueshme për të kënaqur dhe për t’i shërbyer Perëndisë… Perëndia e kupton natyrën tonë të vdekshme. Duke pranuar më pak se sa pret, Perëndia na tregon mëshirë çdo ditë. Për më tej, Ai u shton mirësinë e Tij atyre që përpiqen, me qëllim që të përmirësohen. Inatin e Tij e ruan për ata që nuk e vrasin mendjen.

17 Janar
Zoti i do të gjithë ata që e nderojnë, ashtu si ati që do fëmijën e vet.

Psalmi 103:13

Për ta ndihmuar njeriun që të kuptojë marrëdhënien e Perëndisë me të, Perëndia përdor shembuj nga vetë përvoja e njeriut. Simpatia që ndihet në një familje për një anëtar të saj në hall, është e ngjashme me ndjenjën e Perëndisë për ata që e quajnë Atë At dhe përpiqen ta kënaqin Atë. Ashtu si fëmijët ne duhemi korrigjuar kur gabojmë, por korrigjime të tilla janë për përmirësimin tonë dhe pakësohen duke marrë parasysh dobësinë tonë.

18 Janar
Se Perëndia ynë është një zjarr që përpin. Hebrenjve 12:29

Na bëhet thirrje të jemi fëmijë të Perëndisë, por kjo nuk na lejon të bëjmë sipas mendjes. Pali udhëzon që duhet t’i shërbejmë atit tonë në mënyrë të pranueshme, me adhurim dhe frikë të Perëndishme … duke u kujdesur që të mos shfrytëzojmë dashurinë që Ai e dhuron aq bujarisht. Në shkrimet e shenjta ka shumë tregime të shkurtra për të na kujtuar fuqinë e tmerrshme të Perëndisë: Kora, Datani dhe Avirami e kishin zili Mosheun dhe u vranë, Uza preku arkun në ditët e Davidit dhe u vra, Anania dhe Safira gënjyen Pjetrin dhe vdiqën. Secili incident na jep të njëjtin mësim.

19 Janar
Mendjemëdhenjtë nuk do të qëndrojnë përpara Teje: Ti urren të gjithë që punojnë për ligësinë. Psalmi 5:5

Ashtu si Zoti dhe Ati ynë këmbëngul që dinjiteti dhe madhështia e Tij të pranohen në çdo kohë … po ashtu nuk do të lejojë mendjemadhësinë e atyre që vendosin t’i shërbejnë Atij. Marrëzia në interpretimin e vet të gjerë përfshin arrogancën dhe mendjelehtësinë; që të dyja mohojnë mençurinë. Mosbindja e vullnetshme e Perëndisë është një akt marrëzie dhe shkakton inatin e Tij. Besimi tek vetja është marrëzi sepse ai që duhet ngritur lart është Zoti; moskokëçarja është marrëzi dhe duhet korrigjuar.

20 Janar
Perëndi i së vërtetës dhe jo të keqes, Ai është i përsosur dhe i drejtë.

Besëlidhja e Ripërtërirë 32:4
Gjithnjë mba mend që kur nuk e kupton dot Perëndinë … fjalët e Tij apo zakonet e Tij … faji është i yti. Shikoje problemin nga këndvështrimi i Perëndisë dhe jo nga yti … medito dhe lutu dhe do të gjesh të vërtetën e çështjes. Puna e Perëndisë është e përkryer. Ai është Krijuesi. Ai ka gjithmonë të drejtë dhe nuk mund të gabojë. Ne jemi të kufizuar prej natyrës sonë të vdekshme, prej dijes sonë të kufizuar dhe kushteve të gabuara.

21 Janar
Dashuria vjen nga Perëndia; kush e ka këtë dashuri është fëmijë i Perëndisë dhe e njeh Atë. 1 Gjonit 4:7

Të japësh pa menduar për veten është një vepër dashurie. Mesazhi në urdhëresat e para për Izraelin ishte që duhet ta donin Perëndinë, dhe fqinjin e tyre, si veten. Vetëmohimi e tërheq Perëndinë sepse është fakt për ndërgjegjësimin shpirtëror. Dashuria e përkryer, në harmoni me mençurinë, besimin dhe të vërtetën u pa tek Jezu Krishti. Shpëtimtari ynë ishte manivestimi prej mishi i dashurisë së Zotit për krijesat e Tij. Kur veprojmë dhe flasim si Jezusi, tregojmë se jemi të Perëndisë dhe e njohim Perëndinë.

22 Janar
Kush nuk e ka këtë dashuri, nuk e njeh Perëndinë; sepse Perëndia është dashuri.

1 Gjonit 4:8

Një bimë a pemë njihet prej frutit. Njeriu njihet prej veprimeve të tij, të cilat shpesh janë në kundërshtim me fjalët e tij. Bibla na mëson qartë që Perëndia nuk ka kohë për sentimentalizma të pasinqerta, në krahasim me ndjenjat e vërteta. Peshoni me kujdes veprimet e një njeriu dhe nëse mungon dashuria … po kështu mungon në zemrën e tij edhe Perëndia. DASHURIA është forca që na bën një me Perëndinë në mendjen, fjalët dhe veprimet tona.

23 Janar
Hakmarrja më përket mua, Unë do të shpaguaj, tha Zoti. Hebrenjve 10:30

Ndëshkimi kundër ligësisë ndalohet nga Jezusi, por besimtarët nuk lihen të pambrojtur. Kur Davidi jetonte si i përzënë, ndjekur prej Shaulit, ai ndihmoi shërbëtorët e një pronari të pasur tokash të quajtur Naval. Puna e mirë e Davidit u shpërblye me abuzim, por e shoqja e Navalit e ndaloi të hakmerrej. Atë natë Navali vdiq për shkaqe, në dukje, natyrore dhe më pas Shauli u vra në betejë. Shumica e armiqve të Davidit u vranë në mënyrë të ngjashme. Ai e donte Perëndinë dhe kishte besim në premtimet e Tij.

24 Janar
Mbretit të përjetshëm, të pavdekshmit, të padukshmit, të vetmit Perëndi të mençur, i qoftë nder e lavdi për jetë e mot. 1 Timoteut 1:17

Shumica e sundimtarëve tokësorë marrin lëvdata, nder dhe lavdi, sado i shkurtër sundimi i tyre. Perëndia është suprem dhe shumë larg të gjithë mbretërve të tokës. Ai ka ekzistuar dhe do të ekzistojë përgjithmonë, megjithëse një gjë e tillë nuk mund të kuptohet prej njeriut. Ai është jo vetëm i pakorruptueshëm, por i padukshëm, i gjithëdijshëm, i gjithëpushtetshëm dhe i kudogjendshëm. Ai është burimi i gjithë mençurisë dhe dijes. Si mund t’ia japim nderin dhe lavdinë që i takon Atij? Vetëm duke u përpjekur të zbatojmë urdhëresat që na janë lënë prej birit të Tij.

25 Janar
Zoti është i fuqishëm, duhet lavdëruar; madhështia e Tij është e pamatshme.

Psalmi 145:3

Sado i talentuar, i mençur a i fortë të jetë një burrë a një grua, aftësia, mençuria dhe fuqia e tyre kanë një fund. Çdo gjë që kuptojmë, dimë dhe bëjmë është e kufizuar; por për vetitë e Zotit Perëndi nuk ka kufij. Davidi krenohej me adhurimin e Krijuesit të tij. Ja, kështu duhet ta lavdërojmë ne Zotin për madhështinë, lavdinë, madhërinë, forcën dhe pushtetin e Tij të tmerrshëm që shtrihet aq larg kufijve ku mund të arrijë të kuptuarit tonë.

26 Janar
A mundet ndonjëri të fshihet në vende të fshehta ku unë të mos mund ta shoh? tha Zoti. Jirmija 23:24

Përderisa Perëndia pohon se Ai mbush qiellin dhe tokën, asnjë qenie e gjallë nuk mund t’i fshihet pranisë së Tij. Jonah profeti u përpoq ta bënte këtë, por udhëtimi që mori kur iu largua Perëndisë, e çoi në mënyrën më të papritur në destinacionin e planifikuar për të. Natanieli u bë një dishepull i Jezusit sepse Krishti ishte në gjendje të identifikonte një çast të rëndësishëm nën pemën e fikut, përpara se ta kishte thirrur Filipi. Mendimet dhe lutjet tona janë të njohura, ndaj është e qartë që veprimet tona shikohen.

27 Janar
Gjithçka gjendet e zhveshur e lakuriq para syve të Atij me të cilin kemi të bëjmë.

Hebrenjve 4:13

Shëmueli, profeti i mençur e me përvojë i Zotit, gaboi kur u dërgua në shtëpinë e Jishait, për të mirosur mbretin e ardhshëm të Izraelit. Ai ia vuri syrin pamjeve të jashtme dhe do kishte zgjedhur një burrë tjetër si Shauli. Megjithatë, Perëndia, e njihte zemrën e njeriut dhe tashmë kishte zgjedhur anëtarin më të ri të familjes. Jishai kish menduar se Davidi nuk meritonte as ta takonte njeriun e shenjtë të Perëndisë.

28 Janar
O Zot, ti i di mendimet e mia më të fshehta, ti më njeh mua plotësisht. Kur ulem ose ngrihem, ei e di, ti i di nga larg planet e mia. Psalmi 139:1-2

Megjithëse pa u njohur dhe pa u kuptuar nga shumica e njerëzve, në botë vazhdon ecë përpara një punë. Ata, mendimet, fjalët e veprimet e të cilëve e kënaqin Krijuesin e tyre mundësohen të vihen në kontakt me të Vërtetën në lidhje me lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë. Nuk ushtrohet presion, por nëse një person afrohet kah Perëndia, aherë edhe Perëndia afrohet pranë tij apo pranë saj.

29 Janar
Dërgon rishtas frymën Tënde. Psalmi 104:30

Perëndia nuk është i kufizuar në qiell meqenëse jeton aty. Ai është i pranishëm kudo përmes frymës së Tij. Kjo frymë është fuqia e përdorur nga Zoti për të krijuar dhe mbajtur gjithë gjërat e gjalla dhe universin në të cilin jetojmë.

Engjëjt, apo Elohim, janë agjentët apo përfaqësuesit e përdorur për të krijuar botën dhe për t’u kujdesur për të. Gjatë kohërave të zhvillimit apo të krizave, ata kanë përcjellë udhëzimet e Perëndisë tek anëtarët e përzgjedhur të racës njerëzore.

30 Janar
Ku mund të shkoj për të ikur prej teje, ku të largohem që të mos më shohësh më? Nëse ngrihem në qiell – atje je; nëse fshihem në botën e të vdekurve – edhe atje je. Psalmi 139:7-8

Një shikim i treguesit gjuhësor na tregon se fjala hebreje ‘sheol,’ e përkthyer këtu si ‘ferr,’ përkthehet edhe si ‘varr.’ Vjen nga e njëjta fjalë dhe në hebraisht nënkupton saktësisht të njëjtën gjë. Fjala e Dhiatës së Re në greqisht ‘hades,’ po kështu përkthyer ‘ferr’ në Versionin e Autorizuar të Biblës sonë, do të thotë thjesht ‘vend i fshehur.’ Varri nuk ka ndonjë pushtet për të fshehur njerëzit prej Perëndisë, i cili ka premtuar se do t’i nxjerrë ata që i do prej çdo vendi të fshehur, ashtu siç solli Jezusin në dritën e ndritshme të ditës në atë mëngjes të ndriçuar të ringjalljes.

31 Janar
Fryma e Perëndisë më krijoi; dhe fryma e të Pushtetshmit më ka dhënë jetë.

Ijovi 33:4

Zoti Perëndi e formoi njeriun nga pluhuri i dheut dhe fryu në hundët e tij frymën e jetës dhe kështu njeriu u bë një shpirt i gjallë. A nuk është kjo më e besueshme sesa një njeri që zhvillohet nga protoplazma, duke përftuar mendjen, gjymtyrët dhe funksionet përmes aftësive të veta? Fakti që disa kafshë kanë karakteristika të ngjashme me të njeriut nuk do të thotë që njeriu duhet të ketë prejardhur prej tyre. Tendenca e njeriut është për lart drejt atij që e bëri, ndërsa ajo e kafshëve është për poshtë drejt tokës.


table of contents next page