MËSIMI 10 - Ungjilli

Në këtë mësim do të përmbledhim shumë nga faktet të cilat i kemi studiuar në mësimet e mëparshme.

Fjala Angleze 'Ungjilll' vjen nga dy fjalë të vjetra angleze 'shqiptim i mirë', që do të thotë 'lajm i mirë' ose siç është përdorur shpesh herë në Dhjatën e Re "lajme të gëzuara". Ky është një përkthim i mirë i fjalës greke 'enagelion'.

THELBI I MËSIMEVE TË JEZUSIT

Mateu, Marku, Lluka dhe Gjoni na tregojnë se si Jezusi shkoi kudo në tokën e Izraelit, për të predikuar ungjillin - lajmin e mirë - të mbretërisë që do të vijë.

"Dhe Jezusi kalonte nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat, duke i mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë." (Mateu 9 v 35).

"Jezusi erdhi në Galile duke predikuar ungjillin e mbretërisë së Perëndisë." (Marku 1 v 14)

"Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillëzuar të varfërit." (Lluka 4 v 18)

"Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme". (Gjoni 3 v 16)

"Ti thua se unë jam mbret; për këtë unë kam lindur dhe për këtë unë kam ardhur në botë; që të dëshmoj për të vërtetën". (Gjoni 18 v 37)

DISHEPUJT PËRHAPËN UNGJILLIN

Kur Jezusi u dha lajmin e mirë dishepujve, i dërgoi ata për t'i mësuar të tjerët. "Dhe i nisi të predikojnë mbretërinë e Perëndisë dhe të shërojnë të sëmurët". (Lluka 9 v 2).

Pas vdekjes dhe ringjalljes se tij, Jezusi u tha dishepujve të predikonin të njëjtën gjë, "Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese; ai që beson dhe është pagëzuar, do të jetë i shpëtuar." (Marku 16 v 15-16)

Nga fjalët e fundit kuptojmë se ne duhet të njohim, të besojmë dhe t'i bindemi ungjillit me qëllim që të shpëtojmë.

PUSHTETI I UNGJILLIT

Për shkak të kësaj, apostulli Pal shkroi;

"Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë Judeun e pastaj Grekun." (Romakëve 1 v 16)

Ne duhet të kuptojmë qartë lajmin e mirë që na mësuan Jezusi dhe apostujt. Pali shkroi përsëri;

"Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t'ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar." (Galatasve 1 v 8)

ÇFARË KUPTONIN DISHEPUJT ME 'UNGJILLIN' ?

Dishepujt shkuan për të predikuar lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë para se Jezusi të kryqëzohej. Çfarë kuptonin ata me fjalën 'lajm i mirë'? Kur dy nga ata folën me Jezusin pas ringjalljes së tij, ata i thanë:

"Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit ... Por ne kishim shpresë se ai do të ishte ky që do ta çlironte Izraelin." (Lluka 24 v 19&21)

Pikërisht përpara se Jezusi të ngjitej në qiell "ata e pyetën duke i thënë: Zot, a do ta rivendosësh në këtë kohë mbretërinë e Izraelit?" (Veprat 1 v 6).

Ata prisnin që Jezusi të vendoste mbretërinë e Perëndisë menjëherë, dhe ky ishte një lajm vërtet i mirë. Jezusi u tha se nuk kishte ardhur ende koha. "Nuk ju takon juve të dini kohët dhe momentet e përshtatshme, që ka përcaktuar Ati me autoritetin e vet." (Veprat 1 v 7)

PREMTIMET E ZOTIT

Ndërsa dishepujt panë Jezusin duke u ngjitur, dy engjëj qëndruan pranë tyre dhe thanë,

"Ky Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell. (Veprat 1 v 11)

Ky premtim është tema e përsëritur e mësimeve të apostujve, ashtu siç e lexojmë në Veprat e Apostujve dhe letrat e tyre. Ata prisnin kthimin e Jezusit, për të përmbushur të gjitha premtimet që Zoti kishte bërë lidhur me mbretërinë e Tij.

Por, megjithëse fjala 'ungjill' gjendet vetëm në Dhjatën e Re, lajmi i mirë i mbretërisë së Perëndisë është baza e të gjitha pemtimeve të Zotit që nga fillimi.

UNGJILLI NË EDEN

Në fillim, pas mosbindjes së Adamit dhe Evës ndaj urdhrave të Zotit, kujtojmë fjalët e Tij drejtuar gjarprit:

"Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj." (Zanafilla 3 v 15)

Ky ishte lajmi i mirë, se forca e mëkatit dhe vdekjes më në fund do të shkatërrohej. Kjo ishte puna që erdhi të bënte Jezusi. Shih Hebrenjve 2 v 14-15.

UNGJILLI NDAJ ABRAHAMIT

Ne kemi studiuar premtimet që Zoti i bëri Abrahamit. Apostulli Pal shkroi, "Dhe Shkrimi, duke parashikuar se Perëndia do t'i shfajësonte kombet me anë të besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: Të gjitha kombet do të bekohen në ty".(Galatasve 3 v 8)

Kur Jezusi të kthehet, ai do të ngrejë Abrahamin nga vdekja dhe të gjitha premtimet e Zotit bërë Abrahamit, do të përmbushen me çdo detaj.

Këto premtime iu pohuan Isakut dhe Jakobit dhe ata gjithashtu do të ngrihen nga vdekja me kthimin e Jezusit, dhe do të marrin vende nderi në Mbretërinë e Perëndisë. (Mateu 8 v 11)

UNGJILLI NDAJ DAVIDIT

Lajmi i mirë i mbretërisë së Perëndisë iu dha Davidit nga profeti Nathan - Lexo 2 Samuelit 7 v 12-16.

"Unë do të ngre mbas teje pasardhësit e tu ... unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë fronin e mbretërisë së tij ... shtëpia jote dhe mbretëria jote do të bëhen të qëndrueshme për gjithnjë para meje, dhe froni yt do të jetë i qëndrueshëm për gjithnjë."

Megjithëse Izraelitët më pas e braktisën Perëndinë, Ai nuk i harroi premtimet e Tij. Ne i shohim ato shpesh herë në Psalmet e Davidit dhe në shkrimet e profetëve. Zoti, nëpërmjet profetit Ezekiel, foli me Zedekian mbretin e fundit të Judesë, "Shkretim, shkretim, shkretim, unë do ta kryej. Dhe ajo nuk do të restaurohet më, deri sa të vijë ai të cilit i përket gjykimi dhe të cilit do t'ja jap." (Ezekiel 21 v 32)

Kur Jezusi erdhi, engjëlli e përtëriu premtimin bërë Maries,

"Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t'i japë fronin e Davidit, atit të tij; dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur".(Lluka 1 v 32-33)

UNGJILLI PËR NE

Ky është lajmi i mirë i Mbretërisë së Perëndisë, që vjen tek ne në mesazhin e Biblës. Jezusi së shpejti do të kthehet në tokë, për të vendosur mbretërinë e Perëndisë. Lexo Mateu 25. Tre shëmbëlltyrat e këtij kapitulli na mësojnë të vështrojmë, të punojmë dhe të reflektojmë dashurinë e Krishtit nëse duam të kemi pjesë në mbretërinë e Perëndisë.

  1. Shëmbëlltyra e dhjetë virgjëreshave

Ato që u përgatitën dhe ishin të kujdesshme ishin ftuar në festën e martesës, por, ato vaji i të cilave u mbarua e gjetën derën mbyllur.

  1. Shëmbëlltyra e talentave

Përdorimi i mundësive tona do të njihen nga Jezusi, dhe ai do të shpërblejë ata që i kanë përdorur këto aftësi dhe mundësi sa më mirë.

  1. Shëmbëlltyra e bariut që ndan delet

Bariu i Mirë i njeh delet e tij dhe i kupton përpjekjet e tyre. Ai i njeh ata që janë përpjekur të ndihmojnë vëllezërit e tyre dhe e pranon këtë ndihmë sikur është bërë për të.

ÇFARË DUHET TË BËJMË ?

Ne duhet të pendohemi, të ndryshojmë rrugën tonë, "U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni ungjillin." (Marku 1 v 15)

"Pendohuni, pra, dhe kthehuni që të shlyhen mëkatet tuaja, dhe që të vijnë kohët e flladit nga prania e Zotit, dhe ai të dërgojë Jezu Krishtin që ju ishte predikuar më parë juve." (Veprat 3 v 19-20)

"Perëndia, pra, duke kaluar përmbi kohërat e padijes, i urdhëron të gjithë njerëzit dhe kudo që të pendohen, sepse ai ka caktuar një ditë në të cilën do të gjykojë me drejtësi botën me anë të atij njeriu të cilin ai e ka caktuar." (Veprat 17 v 30-31)

Ne duhet të ndjekim Jezusin - të ndryshojmë zemrat dhe mendjet tona - të rilindim përmes pagëzimit dhe mësimi tjetër do të na tregojë se çfarë nënkupton kjo. Kjo gjithashtu është e rëndësishme,

"Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur ... Dhe, në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit." (Galatasve 3 v 27-29)

Ky është ungjilli, lajmi i mirë i mbretërisë së Perëndisë. Ne, ashtu si dishepujt, presim që kjo të përmbushet sa më shpejt. Prandaj ne lutemi ashtu si Jezusi i mësoi pasuesit e tij, "ardhtë Mbretëria jote".

"Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë. Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme. Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo që të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu". (Lluka 11 v 2-4)

PËRMBLEDHJE

  1. Fjala 'ungjill' do të thotë 'lajm i mirë'.

  2. Lajmi i mirë i mbretërisë së ardhshme të Perëndisë ishte tema kryesore e mësimeve të Jezusit dhe dishepujve të tij.

  3. Njohuria, besimi dhe bindja ndaj ungjillit janë të domozdoshme për të fituar shpëtimin.

  4. Ungjilli mësohet kudo nëpër Shkrime, në Dhjatën e Vjetër dhe Dhjatën e Re.

  5. Lajmi i mirë ende po na predikohet ne.

  6. Ne mund të fitojmë një vend në Mbretërinë e Perëndisë, nëse dëgjojmë, kuptojmë dhe i bindemi mesazhit të ungjillit.

  7. Ne duhet të japim një përgjigje pozitive ndaj thirrjes së ungjillit, ashtu si Abrahami dhe të gjithë shërbëtorët besnikë të Zotit në të kaluarën.

PJESË NGA BIBLA PËR TË LEXUAR

2 Samuelit 7 Psalmi 96 Isaia 55 Veprat 9 Psalmi 1

Mësimi 10: Pyetje

Nënvizo përgjigjen e drejtë për çdo pyetje dhe shkruaji ato në Fletën Përmbledhëse të Përgjigjeve në fletët e mesit.

  1. Fjala 'ungjill' do të thotë: (a) Lajme (b) Lajme të mira (c) Zoti shqipton (d) Mesazh

  2. Cilat nga vargjet në vazhdim na tregojnë se Jezusi predikoi Ungjillin e Mbretërisë? (a) Mateu 1.14 (b) Marku 1.14 (c) Lluka 1.14 (d) Gjoni 1.14 (e) Mateu 3.16 (f) Marku 3.16 (g) Lluka 3.16 (h) Gjoni 3.16 (i) Mateu 4.18 (j) Marku 4.18 (K) Luka 4.18 (l) Gjoni 4.18 (m) Mateu 9.35 (n) Marku 9.35 (o) Lluka 9.35 (p) Gjoni 9.35

  3. Kush tjetër predikoi ungjillin përveç Jezusit? (a) Priftërinjtë Judenj (b) Dishepujt (c) Udhëheqësi Romak (d) Njerëzit e Ditur

  4. Kur do të vendoset Mbretëria e Perëndisë në tokë ? (a) Ne nuk e dimë (b) Kur Jezusi të kthehet në tokë (c) Ajo tashmë është vendosur (d) Nuk do të vendoset

  5. Kush ju tha dishepujve, kur ata po shikonin Jezusin të shkonte në qiej, se ai do të kthehej përsëri? (a) Zoti (b) Një engjëll (c) Jezusi (d) Dy engjëj

  6. Si mund të merrni premtimin e shpëtimit të ofruar në Bibël? (a) Duke u bërë të mira miqve tanë (b) Duke ndarë të gjithë pasurinë tonë (c) Duke iu bindur ligjeve të vendit (d) Duke njohur, besuar dhe duke iu bindur ungjillit

  7. Cili premtim i Zotit parashikoi se fuqia e mëkatit dhe e vdekjes do të jetë një mundim për racën njerëzore? (a) Premtimi në Eden (b) Premtimi bërë Abrahamit (c) Premtimi ndaj Noeut (d) Premtimi bërë Davidit

  8. Cili varg në Dhjatën e Re na tregon se Ungjilli iu predikua Abrahamit? (a) Galatasve 8.3 (b) Galatasve 3.8 (c)Romakëve 8.3 (d) Romakëve 3.8.

  9. Cili profet i Zotit i tha Davidit lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë? (a) Danieli (b) Isaia (c) Elija (d) Nathani

  10. Cili dishepull e ndihmoi Saulin (Palin) të pagëzohej siç shkruhet tek Veprat kapitulli 9 ? (a) Pjetri (b) Andreu (c) Anania (d) Gjoni


previous page table of contents next page